Author: almakos

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 723 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar 108 raste të reja. Shkup – 75, Manastir – 7, Kumanovë – 6, Prilep dhe Kavadar – nga 4, Strumicë – 3, Tetovë, Gostivar dhe Ohër – nga 2, Veles, Shtip dhe Gjevgjeli – nga 1. Nga numri total i pozitivëve (108), janë regjistruar 29 riinfeksione. Janë regjistruar 88 pacientë të shëruar nga: Shkupi 79, Manastiri 5, Prilepi 2, Probishtip dhe Bogdanci nga 1. Gjatë 24 orëve të fundit, duke…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefial Ismaili Ndalesa e qarkullimit të qytetarëve nëpër pyje dhe parqet e pyjeve kombëtare, ka shkaktuar paqartësi dhe përplasje mes pushtetit qendror dhe Qytetit Shkupit. Nga Drejtoria e Pyjeve Kombëtare thonë se vendimi i sjellë nga Ministria e Bujqësisë, vlen vetëm për pyjet që i menaxhon institucioni i tyre, ndërsa nga qyteti i Shkupit, thonë se janë të obliguar të respektojnë Ligjin për Pyje, derisa Drejtoria e Pyjeve Kombëtare nuk saktëson vendimin. “Në kemi kërkuar ndalesë vetëm për territorin që mbulohen nga Pyjet Kombëtare. Që do të thotë se Parqet Kombëtare, si Parku Pyjor në Vodno dhe Parku Pyjor…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Gjendja nëpër burgje është jashtë çdo norme humane, ndërsa pushteti bën vetëm përpjekje deklarative, por jo edhe thelbësore. Kështu konstaton Avokati i Popullit Naser Zibveri, i cili në prezantimin e raportit për kontrollet e bëra në vitin 2021, kanë nxjerrë konkluzione se në shtëpitë ndëshkuese përmirësuese në vend, problem kyç mbetet mbipopullimi i të dënuarve, kushtet e papërshtatshme si dhe shumë probleme të tjera, shkruan Alsat. Gjendja më kritike është në Burgun e Idrizovës në të cilin ndodhen numri më i madh i të burgosurve, mbi 500 persona. “Gjatë mbikëqyrjes është konstatuar se në disa hapësira prej…

Lexo më Shumë

Igor Stefanovski Prokuroria taktizon për rastin me spitalin modular të djegur në Tetovë. Nëntë muaj pas tragjedisë, ku humbën jetën 14 persona, Prokuroria ende nuk thotë se kush është përgjegjës për tragjedinë, ndonëse rasti një muaj më parë është prezantuar te organet e larta të Prokurorisë Publike, të cilët nuk tregojnë se te kush do të ishte eventualisht faji, për zjarrin. “Në rrjedhë janë përgatitja e vendimit të prokurorit publik për rastin. Është një rast kompleks në të cilin duhet shpjeguar me kujdes dhe saktësi të gjitha aspektet e përgjegjësisë penale të përcaktuar, dhe të renditen të gjitha dëshmitë që…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, tha se propozimi francez është në formë pune dhe se ende nuk ka asnjë material përfundimtar. Sipas tij, kur të vijë një propozim zyrtar në institucionet tona, ai do t’u prezantohet partnerëve të koalicionit, Qeverisë dhe Kuvendit. “Në momentin që do të marrim ndonjë propozim zyrtar, ai sigurisht që do t’i paraqitet për shqyrtim edhe Qeverisë edhe partnerëve të koalicionit qeverisës, dhe sigurisht, në njëfarë forme do të konsultohet edhe Parlamenti dhe Komisioni për Politikë të Jashtme”, tha Mariçiq.

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës ka pranuar sot kërkesën e punëtorëve për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, me çrrastë, paga e punëtorëve të komunës së Tetovës, të cilët në numër janë mbi 300, do të rritet në mënyrë lineare për rreth 2800 denarë. Këtë sot e bëri të ditur kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili shtoi se, qëllimi kryesor i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është ndihma e punëtorëve në këtë kohë krize. “Në interes të motivimit të të drejtave të punëtorëve dhe motiovimit më të madh të të punësuarve për të punuar sidomos tani në kushte të krizës ekonomike, dhe…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga kontrollet që kanë kryer është konstatuar se të burgosurit trajtohen me kërcënime nga gardianët e burgjeve dhe personeli tjetër. Zyberi tha se institucioni që ai drejton, Avokati i Popullit do ti kushtoj vëmendje të posaçme që të inkurajoj të burgosurit ti paraqesin këto parregullsi të keq trajtimeve ndaj tyre. Edhe Komiteti i Helsinkit dhe jo vetëm kanë reaguar vazhdimisht lidhur me gjendjen e të burgosurve dhe kushtet e tyre brenda qelive. Raportimet e njëjta pothuajse nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga autoritetet për tu ndërmarrë ndonjë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar sot në lidhje me miratimin e mundshëm të propozimit francez (rezolutës) në Parlamentin bullgar, pasi i njëjti mbrëmë kaloi në Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, ku sipas Osmanit u vendosën ndryshime pikërisht pikat më delikate të cilat nuk ishin definuar nga propozimi francez, marrë parasysh ndjeshmërinë. “Dy fjalë qëndrojnë ndërmjet suksesit dhe mossuksesit të Bashkimit Evropian në rajon. Fjala “protokoll”, në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala “hapje” në paragrafin gjashtë nga përfundimet e Këshillit. Që të dy fjalët nuk janë në propozimin francez si vendime finale, por…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë sanksionuar gjithsejtë 180 vozitës, dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Sipas njoftimit të MPB-së u janë shqiptuar dhe 30 gjoba motoçiklistëve, 10 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 15 për makina të parregullta dhe të paregjistruara.

Lexo më Shumë

Nga sot ndalohet pjesërisht lëvizja nëpër pyetjet e Maqedonisë, si masë mbrojtëse shkaktimit të zjarreve masive. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” – Shkup, në pajtim me Ligjin për pyjet, dha pajtueshmëri për vendosje të ndalesës së pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore në periudhën kohore prej 6:00 deri më 20:00. Ndalesa hyn në fuqi nga sot dhe vendoset duke pasur parasysh rrezikun e rritur nga dukuria e zjarreve pyjore në ambient të hapur. Për mosrespektim të kësaj ndalese, personave fizik të cilët do të rastisën në pyje dhe tokë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Bullgarisë sot do të diskutojë rreth propozimit të Presidencës franceze me BE-në për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja. Për më shumë se tre orë e gjysmë anëtarët e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme mbrëmë debatuan për tre zgjidhjet e propozuara. Ata nuk arritën t’i bashkojnë propozimet në një, por mbështetën propozimin e Bullgarisë Demokratike dhe Hristo Ivanov.

Lexo më Shumë

Trendi statistikor i largimit të të rinjve ka të bëjë me procesin e globalizimit, i cili e mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, të njerëzve dhe të fuqisë punëtore për ti plotësuar kërkesat e industrisë në vendet e zhvilluara evropiane, kështu vlerëson profesori Bujamin Bela, në “Rruga drejt…”. Sipas tij kjo paraqet një humbje të madhe për shoqërinë tonë, shkruan Alsat. “Trendi i largimit ka filluar që nga vitet e 90-ta, që nga koha e ish Jugosllavisë e deri tek liberalizimi i vizave që është një lloj përkrahjeje i kësaj lëvizjeje dhe migrimit. Por tash shihet se ky lloj i…

Lexo më Shumë