Author: almakos

Ministrja e Punëve të Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska, në një seancë dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme, tha se Protokolli dypalësh mes Shkupit e Sofjes devijon nga qëndrimi Kornizë i Bullgarisë, prandaj janë kërkuar garanci nga Bashkimi Evropian. Duke ndarë detaje, ajo tha se Sofja nuk mund ta njohë gjuhën maqedonase, ndaj do të japë deklaratën e vet unilaterale për gjuhën, sepse në kornizën negociuese nuk ka standarde shtesë për gjuhën maqedonase, e cila gjithashtu nuk është në përputhje me qëndrimet bullgare. “Është joreale të pritet që vendi ynë të jetë në gjendje të bindë të gjitha vendet…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Nuk ka vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë as në Samitin e BE-së të këtyre ditëve. Të dyja vendet u siguruan për këtë në Samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor i cili i parapriu Samitit të Këshillit Evropian që filloi në orët e pasditës, shkruan Alsat.Ndërkaq Shkupi i ktheu shpinën propozimit francez. Ai është i papranuseshëm për vendin. Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski në Bruksel pasi ka njoftuar presidencën franceze për linjat e kuqe të Shkupit të cilat duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese që ajo të jetë e pranueshme. “Formulim…

Lexo më Shumë

Edhe tri ditë deputetët në Komisionin për Financa dhe Buxhet, do të diskutojnë për amendamentet e dorëzuara. Deri më tani janë shqyrtuar afro 40 amendamente të paraqitura, nga opozita dhe të gjitha janë hedhur poshtë. Infrastruktura dhe ndërtimi i rrugëve lokale dhe rajonale ishin në fokus të debatit të sotëm të komisionit. Rishikimi pritet të miratohet deri në fund të këtij muaji, pas së cilës janë paralajmëruar masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë. “Ne kishim një nobelist që erdhi në Maqedoni për të na thënë se sa të këqija janë rrugët tona, nuk e di si nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela sot e dhe theksoi se partia e tij është e gatshme që të  shkoj në zgjedhje, pavarësisht se kur do të mbahen. Megjithatë u shpreh se për te dhe për subjektin që ai drejton do të ishte mirë që sa më shpejtë vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, si e vetmja mundësi që vendi të del nga kjo krizë. Këto komente Sela i bëri sot në një konferencë për media derisa prezantoi rezultatin e zgjedhjeve të brendshme partiake, dhe njëherit prezantoi dhe kryetarët e degëve të kësaj partie. Ndërkohë i pyetur për propozimin…

Lexo më Shumë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, pak para fillimit të Samitit të BE-së, sot theksoi se Unioni është para një momenti të rëndësishëm gjeopolitik, sepse vendimet do të merren në favor të stabilitetit dhe prosperitetit. Ai shprehu besimin se Samiti i BE-së do të vendosë për statusin kandidat të Ukrainës dhe Moldavisë, si dhe një perspektivë të qartë evropiane për këto dy vende dhe Gjeorgjinë. “Kemi një takim të rëndësishëm me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ekziston një dëshirë për të sjellë energji të re në procesin tonë. Për momentin ne kemi një problem në Bullgari dhe po përpiqemi…

Lexo më Shumë

“Sot nuk është një ditë e mirë, sepse ne duhet të kishim filluar procesin e anëtarësimit me dy vende, por nuk mundemi, sepse një vend po bllokon të gjithë procesin e zgjerimit”, tha në Bruksel Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell para samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai shprehu pakënaqësinë për mungesën e progresit në Bullgari lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke shtuar se kjo tregon se parimi i konsensusit nuk është një zgjidhje e mirë për vendimmarrjen në BE. “Ky rast dëshmon edhe një herë se konsensusi është problem në vendimmarrje. Ne…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e ka realizuar grevën e përgjithshme të paralajmëruar në sektorin publik, duke kërkuar rritje lineare të pagave për 2.806 denarë dhe kthim të së drejtës për regres të pushimit vjetor. LSM dje vendosi 120 karrige të zbrazura para Kuvendit, duke dëshiruar t’i kujtojë deputetët ta pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet që në ribalancin e buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave, ndërsa për sot kanë paralajmëruar 21 karrige para Qeverisë. Greva do të mbahet çdo ditë nga ora 10 deri në 11, në mënyrë që të punësuarit në sektorin publik në…

Lexo më Shumë

Në spitalin universitar të Ruzinovit në Bratislavë, pacientit i është operuar gabimisht syri. Si pasojë, pacienti ka humbur të dy sytë gjersa mjeku që drejtoi operacionin është pezulluar nga puna. Rasti është iniciuar edhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Kujdesit Shëndetësor. Ata nuk kanë përjetuar ende një incident të ngjashëm në spital, raportojnë mediat sllovake. “Spitali i ofroi pacientit dhe familjes së tij bashkëpunimin e plotë për zbutjen e pasojave mjekësore, psikologjike dhe sociale. Jemi shumë të ndjeshëm ndaj kësaj ngjarje tragjike, sigurisht që komunikojmë me të prekurit dhe do të jemi ndihmues në të gjitha drejtimet”, pohoi Eva Kliska,…

Lexo më Shumë

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ndaloni së ngrëni bukë? Kohët e fundit, shumë njerëz po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar. Me karbohidrate e kemi fjalën me bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin e të tjerë, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për shëndoshjen dhe mbipeshën. Përpara se të ndërmerrni një hap të tillë, lexoni në AgroWeb.org se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë. Më pak ujë në trup Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga buka dhe kufizoni karbohidratet do të vëreni se pesha juaj do të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Kuvendi i Bullgarisë e hedh topin te Qeveria për vendimin rreth heqjes së vetos për Maqedoninë, shkruan Alsat. Përgjigja e Sofjes zyrtare për propozimin francez ka ngecur në qorrsokak institucional pasi deputetët në Komisionin për politikë të jashtëm vendosën të mos debatojmë pasi nuk kanë qëndrim nga Qeveria. Sipas deputetëve, do të ishte kundër- kushtetuese nëse ata do të merrnin vendim pa pasur propozim- vendim nga Kirill Petkovi. “Garantoj, flas nga emri i partisë tonë, se nëse e thirrni Komisionin kur të keni ndonjë qëndrim ose zgjidhje, ne do të jemi këtu dhe do të japim përkrahje”,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Truri nga Maqedonia po emigron për shkaqe politike dhe ekonomike. Aktualisht rreth 150 mijë persona janë të regjistruar si të papunë. Duke publikuar të dhënat e një analize të realizuar nga ai, rektori i UNT-së Izet Zeqiri tha se numri më madh i tyre presin me vite të tëra për punësim dhe atë: 2 625 persona të papunë presin 2 vite,13 847 persona të papunë presin tashmë 3 vite,75 589 të papunë presin vend pune më shumë se 4 vite, Poashtu: 22.351 persona me arsim të lartë presin me vite të tëra për punë. Rektori i Universitetit…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri bullgar dhe lideri i partisë Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB), Bojko Borisov i bëri thirrje sot kryeministrit bullgar Kiril Petkov që të paraqesë zyrtarisht në Asamblenë Kombëtare të Francës  propozimin e presidencës franceze të BE-së për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të  Maqedonisë së Veriut. Borisov tha se grupi parlamentar i partisë së tij prej 59 deputetësh do të mbështesë “propozimin francez” në seancën plenare. Propozimi i kryesimit francez të BE-së për Maqedoninë e Veriut është më i miri, tha Borisov, duke u pajtuar me deklaratën e dhënë më parë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev…

Lexo më Shumë