Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 149 gjoba për shkeljen e rregullave të trafikut. Prej tyre: 41 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për kalim në të kuqe në semaforë. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 14 gjoba për motoçiklistët, 4 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 10 gjoba të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. /Alsat.mk
Author: almakos
Komisioni Parlamentar për Financa dhe Buxhet sot do të vazhdojë debatin rreth amendamenteve për rishikimin e buxhetit, në kuadër të seancës së 38-të. Deri më tani janë shqyrtuar 13 nga 204 amendamentet e propozuara dhe asnjëri prej tyre nuk është miratuar. Kjo është dita e gjashtë nga gjithsej dhjetë ditët, që parashikohen në bazë të rregullores për punën e Kuvendit. Janë parashtruar gjithsej 204 amendamente, nga të cilat mbi 170 nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE, 28 nga Aleanca për Shqiptarët dhe dy nga shumica parlamentare.
Ka më shumë se 200 lloje të kancerit dhe ndër më vdekjeprurësit është kanceri i mushkërive. Sëmundja rrallë prodhon shenja paralajmëruese në fazat e hershme, duke e bërë më të vështirë zbulimin në një kohë kur është ende e shërueshme. Në kohën kur shfaqen simptoma shqetësuese, si pneumonia e përsëritur ose bronkiti, kanceri ndoshta tashmë është përhapur. Megjithatë, ka disa shenja dhe simptoma që mund të tregojnë se tumori po ushtron presion në zemër. Palpitacionet e zemrës dhe kanceri i mushkërive Palpitacionet e zemrës përkufizohen si pulsime të shpejta ose rrahje anormale të shpejta ose të çrregullta të zemrës. Pacientët…
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Kovaçevski për propozimin francez si zgjidhje e mundshme për tejkalimin e kontestit bullgaro-maqedonas për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Dimitrievski shkruan se është e papranueshme që Maqedonia ende nuk është njohur me propozimin francez që duhet të zgjidhë këtë mosmarrëveshje. “Është e papranueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase, e cila më së shumti prek Maqedoninë për shkak të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, të mos informohen deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kur ka një deklaratë të përbashkët për…
“Për tu reformuar, duhet që BE-ja ta ketë të qartë se në çfarë do të reformohet”, tha profesori universitar Nenad Markoviq, në paraqitjen e tij në emisionin “200” në Alsat. Sipas tij, periudha që kemi përpara është shumë delikate dhe duhet pasur kujdes, që të mos bëhen gabime që do të ishin vështirë të korrigjueshme, shkruan Alsat. “Kur BE-ja ta dijë se në çfarë do të transformohet dhe cilat do të jenë kriteret e anëtarësimit – qoftë në BE, qoftë në atë komunitet të famshëm politik, që do të jetë një korridor, atëherë ne do të përshtatemi. Në këtë mënyrë…
“Kulmi i dukshëm i zhgënjimit të akumuluar…”, kështu i sheh Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci deklaratat e liderëve të vendeve të iniciativës, Open Balkans, për të thënë se ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të marrin pjesë në Samiti BE-Ballkani Perëndimor, gjegjësisht vendim do ketë nesër, shkruan Alsat. “Kulminacion i një zhgënjimi të dukshëm që është akumuluar prej vitesh, në mos me dekada… kur zbatimi i reformave nga ana jonë, të kërkuara nga Europ nga ana tjetër, nuk marrin njohje dhe shpërblim. Ky zhgënjim është grumbulluar në shoqëritë dhe elitat tona politike. Hulumtimet që po bëjmë…
Në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, është marrë Vendimi për dërgimin e 31 pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës për një periudhë 6 mujore, si dhe vendimin për dërgimin e dy pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen “ANATOLIAN EAGLE 22” në Republikën e Turqisë. Gjithashtu u miratua një vendim për miratimin, hyrjen dhe qëndrimin e 33 anëtarëve të Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore nga Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë,…
Gazetare: Andrea Çobanova Masat e qeverisë kanë dështuar për të ulur çmimet e mallrave. Në raftet e marketeve vërehet një ulje prej 7 deri në 9 denarë për vajin e gatimit dhe brumërat, por për produktet tjera ulja është pothuajse e padukshme, shkruan Alsat. Çmimet e bukës, miellit, vezëve, qumështit, sheqerit, përveç marzhës së kufizuar tregtar dhe heqjes së shpenzimeve shtesë, shiten për një deri në tre denarë më lirë. Qytetarët thonë se çmimet ndryshojnë nga dita në ditë. Produktet janë më të shtrenjta ndërsa çmimet nuk ulen. Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se masat nuk e kanë…
Gazetar: Igor Stefanovski Reklamimi politik me pagesë në media është para Gjykatës Kushtetuese. Iniciativën e ka paraqitur deputeti Pavle Trajanov, nga Lidhja Demokratike, shkruan Alsat. Ai beson se partia e tij është e diskriminuar për shkak se partitë e mëdha, janë më të reklamuara në media gjatë fushatës zgjedhore. Gjykatësit kushtetues kanë pikëpamje të ndara. Disa mendojnë se Kodi Zgjedhor në fushën e financimit të partive është një zgjidhje korrekte që ofron reklamim, për ata që nuk janë në parlament. “Në Suedi, shuma e parave që marrin partitë politike përcaktohet nga numri i votave të fituara në zgjedhjet e fundit,…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, informoi se sot ka realizuar takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Kovaçevski me këtë rast informon se me Ramën dhe Vuçiqin ka diskutuar për qëndrimet kombëtare të çdo vendi, perspektivat rajonale si dhe për dinamikën e procesit eurointegrues. “U dakorduam se pas konsultimeve shtesë të brendshme, nesër pasdite ta marrim vendimin tonë përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kemi biseduar edhe për tema që janë të rëndësishëm për rajonin dhe kemi ngritur iniciativë për Agjencinë për tërheqjen e investimeve për Ballkanin…
Një delegacion i Kishës Orthodokse Serbe (KOS) sot qëndron për vizitë në Ohër. Delegacioni i KOS në Ohër u prit nga Peshkopi Timotej dhe nga kreu i Kishës Orthgodokse Maqedonase (KOM) z.z. Stefan. Dy delegacionet qëndruan për vizitë në Kishën Bogorodica. Kjo është vizita e parë zyrtare e delegacionit të KOS pas njohjes së Komit nga ana e KOS-it./Alsat.mk
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 67 vjeçarin M.A. nga fshati Semenisht i Komunës së Sarajit. Personi në fjalë kërkohej me fletarrestim qendror të lëshuar nga Gjykata Penale-Shkup, për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vjet. M.A. menjëherë është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtje të dënimit./Alsat.mk

