Gjatë ditës së sotshme na pret koha me diell dhe me vranësira të vogla. Në pjesët veriore pasdite dhe mbrëmje do të ketë jostabilitet të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe vranësira të shkurtra. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 36 gradë. UV = 9. Në Shkup me diell dhe ngrohtë, pasditja do të jetë me vranësirave jostabile. Pasdite do të fryjë erë e lehtë nga veriu , ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë
Author: almakos
Këto ditë, kur sezoni i qershive tashmë ka arritur, dhe disa individë nuk i hedhin bërthamat, por i gëlltisin. Gastroenterologët shpjegojnë se sa e rrezikshme mund të jetë kjo. Nga mjeku i ambulancës dëgjohet sa pak nga pak kanë një ndërhyrje sepse dikush ka ngrënë qershi ose vishnje të plota – me gjithë bërthamë. Çdo bërthamë mund të shkaktojë një problem të madh në traktin gastrointestinal. Përkatësisht, me kalimin e viteve, për shkak të dobësisë së muskujve, vërehen zmadhime në zorrën e trashë, siç janë xhepat. Bërthamat e frutave mund të bien dhe të qëndrojnë aty dhe kjo zakonisht zgjidhet…
Gazetar: Miki Trajkovski Në dekadat e fundit, Liqeni i Ohrit dhe rajoni i Ohrit janë nën presion serioz nga urbanizimi masiv, shkatërrimi i pakontrolluar i bregut, por edhe turizmi masiv, thonë ekspertët, në kuadër të Ditës së Liqenit të Ohrit 21 qershori. “Në 30 deri në 50 vitet e fundit presioni njerëzor është rritur. Bëhet fjalë për ujërat e zeza që derdhen në liqen, për kafshët, pra biodiversitetin, të cilët shqetësohen në liqen dhe turistët që janë një faktor i madh në vetvete dhe për këtë arsye duhet të merren masa. Prandaj e kuptoj pse UNESKO dëshiron ta vendosë Ohrin…
Në datat 16 dhe 17 qershor, Inspektorati i Tregut ka kryer 110 kontrolle tek shitësit me pakicë. Janë konstatuar dy parregullsi në dyqane ushqimore në Gostivar. Nga Inspektorati i tregut për Alsat thanë se gjobat për këto kompani do të varen nga madhësia e kundërvajtjes që kanë kryer. Çmimet dhe marzhet e tregtarëve konstatohen në terren. Sipas të dhënave të marra, ka pasur rritje të çmimeve të blerjes për tregtarët, gjë që inspektorët do ta kontrollojnë më tej në shitjen me shumicë. Inspektorët vunë re gjithashtu një rënie prej 20 për qind të çmimeve të makaronave dhe orizit. /Alsat.mk
Gazetar: Miki Trajkovski Në dekadat e fundit, Liqeni i Ohrit dhe rajoni i Ohrit janë nën presion serioz nga urbanizimi masiv, shkatërrimi i pakontrolluar i bregut, por edhe turizmi masiv, thonë ekspertët, në kuadër të Ditës së Liqenit të Ohrit 21 qershori. “Në 30 deri në 50 vitet e fundit presioni njerëzor është rritur. Bëhet fjalë për ujërat e zeza që derdhen në liqen, për kafshët, pra biodiversitetin, të cilët shqetësohen në liqen dhe turistët që janë një faktor i madh në vetvete dhe për këtë arsye duhet të merren masa. Prandaj e kuptoj pse UNESKO dëshiron ta vendosë Ohrin…
Gazetar: Adrian Kerimi Kështu vlerëson profesori universitar, Aleksandar Spasenovski duke komentuar mbledhjen e fundit të partnerëve të koalicionit qeverisës, i cili sipas tij nuk përkon me realitetin. Sipas Spasenovskit edhe pse pushteti thotë se ka shumicë, në Kuvend dhe pushtetin ekzekutiv nuk funksionon asgjë. “Si rezultat i një lidershipi të ri në LSDM e cila udhëheq me Qeverinë akoma nuk është vendosur kontroll mbi institucionet. Arsyeja e dytë subjektive është shumica e brishtë parlamentare e cila po krijon një situatë që të kemi Kuvend të bllokuar. Kjo për shkak se partitë që janë në pushtet jo gjithmonë po arrijnë të…
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimolvski, në konferencën e sotme për media i shpalli çmimet e reja të derivateve. Sipas Bislimovskit nga mesnata benzina do të jetë më e lirë për 1,5 denarë, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për gjysmë denari. Pritet një njoftim zyrtar për çmimet e derivateve të naftës.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar kontroll të intensifikuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çrrastë janë gjobitur 1062 vozitës të cilët kanë drejtuar makinat e tyre me shpejtësi më e madhe se e lejuara. “Prej tyre 100 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 12 automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë gjobitur…
Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për rishikimin e Buxhetit për vitin 2022. Për të folur në debat të përgjithshëm janë paraqitur edhe dy deputetë pas çka duhet të fillojë debati rreth amendamenteve. Gjatë punës së këtij komisioni duhet të shqyrtohen më shumë se 200 amendamente të parashtruara kryesisht nga opozita.
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas agjendës, kryeministrja e Finlandës Marin do të pritet para Qeverisë me nderime shtetërore nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas çka do të ketë takim bilateral të dy delegacioneve. Ndërkohë që konferenca e përbashkët për media e kryeministrit Kovaçevski dhe kryeministrit Marin është paralajmëruar në ora 15:15.
VMRO-DPMNE-ja nuk do të votojë ndryshim të Kushtetutës për të plotësuar kërkesat bullgare, tha kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski në protestën e një dite më parë. Ai I bëri thirrje kryeministrit të mos e pranojë propozimin francez. “Refuzoje këtë propozim. Një herë në jetë merr guxim dhe ki dinjitet. Mos e dëgjo mentorin. Mos i dëgjo ata që thonë se ta mbajnë qeverinë. Dua edhe një herë të jem i qartë; 80 deputetë, 2/3 e ndryshojnë Kushtetutën. Kjo varet nga VMRO-DPMNE-ja. Deri sa unë jam kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk do të ndryshohet Kushtetuta që kërkesat bullgare të jenë pjesë…
Vetëm 30 minuta udhëtim me veturë nga ndotja akustike e kryeqytetit ndodhet një nga perlat e natyrës tonë, Kanioni i Matkës. Në krye të listës së turistëve që eksplorojnë Maqedoninë e Veriut qëndron pikërisht ky lokacion. Kanioni i Matkës është një nga atraksionet më të mëdha për turistët që vizitojnë qytetin e Shkupit apo Maqedoninë. Një nga shërbimet më tërheqëse që ofrojnë këtu në Kanionin e Matkës për turistët është edhe shëtitja me varkat. Bajram Sulejmani me kapelën e tij prej kapiteni, tashmë 15 vite u ofron turistëve lundrim me varkën e tij 4 km në brendësi të kanionit. Për…

