Gazetare: Andrea Cobanova Deputetët bënë një sërë akuzash të ndërsjella për atë se cila qeveri si ka punuar më mirë për qytetarët, shkruan Alsat. Dita e fundit e debatit të përgjithshëm, para se të fillojë shqyrtimi i amendamenteve të dorëzuara, debatin për rishikimin e buxhetit e zëvendësuan me vërejtje procedurale dhe akuza të ndërsjella. Për pushtetin në vitet kur ishte VMRO-DPMNE-ja, qytetarët kanë qenë në krizë më të rëndë. “Ju nuk po e ndihmoni këtë vend, nuk keni bërë absolutisht asgjë për këtë vend gjatë qeverisjes suaj. Një nga ju le të dalë dhe të tregojë çfarë keni bërë, në…
Author: almakos
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin, i cili sipas tij paraqet propozim kornizën negociuese të Këshillit të BE-së për Maqedoninë e Veriut në të cilin thuhet se Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë e vitit 2017 bëhen pjesë e kornizës negociuese me BE-në. Milloshoski ka shtuar se referuar propozimit, Maqedonisë i hapet edhe një çështje tjetër, ajo e Kushtetutës dhe përfshirjes së pakicës bullgare si kusht për caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Ai ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan…
Nga sot, këshillit të komunës së Gostivarit, i bashkohet, si këshilltar Xhevat Fejzulin, i cili, edhe pse është qind për qind i verbër nuk e ka aspak të vështirë të kryej detyrën, Madje thotë se në këtë mënyrë mund të luftojë edhe më shumë për të drejtat e personave me nevoja të veçanta. Fejzuli ka apeluar edhe komunat tjera, që të bëjnë kujdesen më shumë për këtë kategori të qytetarëve. Nga komuna e Gostivarit thonë se janë angazhuar që t’ia lehtësojnë sa më shumë punën këshilltarit të ri. “Për mua është një obligim i jashtëzakonshëm sepse unë në këshill do…
Foto: BGNES Si gjithë bullgarët, edhe unë e përcjell me hidhërim shpërbërjen e Kuvendit Kombëtar. Partitë duhet të jenë të vetëdijshme se këto beteja po diskreditojnë të gjithë sistemin politik, se parlamenti bullgar nuk është pazar,” tha presidenti bullgar Rumen Radev për mediat lokale, duke komentuar shkarkimin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare Bullgare, Nikola Minçev. Në lidhje me çështjen e Maqedonisë së Veriut, Radev tha se qeveria e Petkovit duhet të hedhë poshtë të gjitha dyshimet se Bullgaria mund të tërheqë veton e saj. “Qeveria duhet të hedhë poshtë të gjitha dyshimet se Bullgaria mund të tërheqë veton ndaj Maqedonisë…
Kryeministri i vendit konfirmoi takimin e së dielës me partnerët e koalicionit qeveritarë dhe theksoi se gjatë këtij takimi mes tjerash do të diskutohet për krizën ekonomike, energjetike, si dhe standardin e qytetarëve. “Ne me të gjithë anëtarët e koalicionit kemi kontakte të përditshme, kjo ka të bëj me partitë që janë pjesë e parlamentit por edhe të atyre që janë vetëm pjesë e qeverisë. Qëllimi i takimit është që të bëjmë një ri-kapitullim të zhvillimeve rreth krizës si dhe të shqyrtojmë masat dhe rishikimin e buxhetit. Do të flasim edhe për krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.…
Sot në Ohër vazhdon konferenca dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog, e cila konferencë ka filluar gjatë ditës së djeshme, ndërsa organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Konferenca në fjalë këtë vit bart emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”. Gjatë ditës së sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski e hapi seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”. Në panel-sesion përveç Kovaçevskit marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Matteo Bonomi, ekspert…
Fshati i vogël Nivici (Psarades) në anën greke të bregut të Liqenit të Prespës, i cili nuk ishte edhe aq i njohur për opinionin para katër vitesh, por pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës më 17 qershor të vitit 2018 u bë simbol. Marrëveshja e Prespës nga shumëkush konsiderohet si historike, por edhe si model për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, pasi në një far forme i dha fund mosmarrëveshjes 30-vjeçare mes dy vendeve fqinje. Marrëveshja e Prespës u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e…
Prokuroria Themelore Publike-Kumanovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj një 22 -vjeçari nga Kumanova i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të Prokurorisë i dyshuari, në tri lokacione të ndryshme në Kumanovë, në mënyrë të paligjshme ka mbajtur lëndë narkotike – marihuanë, si dhe substanca të tjera. Në dy shtëpi në rrugën Gjorçe Petrov në Kumanovë, të cilat i ka përdorur edhe në një garazh në fshatin Tromegjë, policia ka gjetur gjithsej 856,6 gramë marihuanë në pako të ndryshme, fara kanabisi, 0,48 gramë amfetaminë, tri tableta…
Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot në ditën e tretë do të diskutojë rreth Propozimit për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022. Me buxhetin plotësues, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 245,8 miliardë denarë dhe janë rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta se parashikimet fillestare të buxhetit. Shuma e shpenzimeve gjithsej është 288,5 miliardë denarë ose rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë se parashikimet fillestare me planin për vitin 2022. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 32,2 miliardë denarë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video fjalimi në “Forumin e Prespës për Dialog” në Ohër theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, është vlerë e shtuar për Unionin. “Anëtarësimi i plotë i Ukrainës, si dhe integrimi i plotë evropian i vendeve tuaja, është një fuqizim historik i Evropës dhe një çmontim i plotë i aftësisë së Rusisë për të na mundur neve individualisht. Ne kemi nevojë për një përgjigje pozitive për perspektivën tonë dhe tuajën evropiane dhe jam mirënjohës që po punojmë së bashku për këtë qëllim”, tha Presidenti ukrainas Zelensky. “Tani është një moment historik për Evropën…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov, sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, tha se politika e Sofjes zyrtare nuk është pengesa kryesore për fillimin e negociatave për anëtarësim, por se qeveria në Shkup ka vonesë në zbatimin e reformave të nevojshme. “Në vitin e fundit raportues, për vitin 2021, kemi notën mesatare prej 1.52. Asnjëherë nuk kemi pasur notë kaq të ulët sa i përket përparimit të kapitujve dhe harmonizimit të legjislacionit maqedonas me ligjin e BE-së dhe harmonizimit të kritereve të nevojshme. Kjo për shkak se qeveria nuk i bën reformat”, tha Eftimov./ Alsat.mk
Deputeti nga radhët e LSDM-së, Dime Velkovski, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat u shpreh optimist se vendi më në fund do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Siç tha ai, pret që përfundimisht të korrigjohet padrejtësia e shkaktuar në vitet e kaluara. “Besoj se jo vetëm që e meritojmë, por kemi nevojë edhe për integrim të plotë në BE të këtyre vendeve, në Ballkanin Perëndimor. Të drejtën për të qenë optimist ma jep edhe Holanda, e cila tha me vendosmëri se Maqedonia duhet t’i hapë negociatat. Besoj se padrejtësia që na është bërë ndër vite do të…

