Partia në pushtet, LSDM ka komentuar protestën e mbrëmshme të partisë opozitare VMRO-DPMNE. Përmes një komunikate për media, nga LSDM thonë se protesta ishte dështim. “U pa edhe fuqia e protestës së prezantuar me aq shumë pompozitet që e organjzoi VMRO-DPMNE-ja. U pa se ka një prani të ulët të numrit të qytetarëve dhe organizim të dobët. Në vend të protestës masive, siç paralajmëruan nga VMRO-DPMNE, bashkëpunëtorët dhe stafet partiake të Mickoskit erdhën para objektit të qeverisë me disa “simpatizantë” e shumë foto qarkulluan se sa keqpërdorime janë bërë nga transporti i organizuar me autobusa dhe furgona. VMRO-DPMNE-ja e pareformuar…
Author: almakos
Partnerët e koalicionit sot në ora 13 do të mbajnë mbledhje në Qeveri, në të cilën, siç njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, pritet ndër të tjera të konfirmohet qëndrimi për mbajtjen e përbashkëtа të zgjedhjeve të rregullta parlamentare në 2024 dhe atyre presidenciale. Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të ketë konferencë për media pas takimit, ku do të marrin pjesë liderët e koalicionit qeveritar, i cili do të mbahet në sallën e qeverisë. Qytetarët, tha kryeministri, të jenë të bindur se ka një mazhorancë qeverisëse dhe një qeveri që kujdeset për standardin e jetesës dhe siguron gjithçka të nevojshme në kohë krize.
(Photo by PHILIPPE HUGUEN / AFP) Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira lokale. Do të fryj erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga verilindja. Temperatura minimale do të jetë nga 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale prej 25 deri në 32 gradë.
13:11 | 18 Qershor 2022 Në një studim të kohëve të fundit, studiuesit ekzaminuan 99 qytete bregdetare, dhe zbuluan se gati të gjitha po fundosen me shpejtësi nën tokë. Në shumë prej këtyre komuniteteve bregdetare, zvogëlimi i hapësirës tokësore mund të krijojë një rrezik të madh për përmbytjeve, duke e shtuar rritjen e nivelit të detit për shkak të ngrohjes globale. “Kudo që jeni të shqetësuar për rritjen e nivelit të detit, duhet të shqetësoheni edhe për prirjet fundosëse të terreneve bregdetare”-thotë autori i studimit Mat Uei, një profesor i asociuar i oqeanografisë në Universitetin Rod Ajland, SHBA. Megjithëse fundosja e vijës bregdetare, është më e përhapur në Azinë Lindore, Uei dhe kolegët e tij e kanë vërejtur atë edhe në SHBA, Afrikë, Evropë dhe Australi. Me pak fjalë, ajoështë një dukur globale me pasoja…
Mijëra përkrahës të VMRO-së, janë mbledhur para Qeverisë, në protestën e organizuar nga kjo parti. Aty para tyre ka dalë edhe lideri i kësaj partie Hristjan Mickoski. Përmes kësaj proteste VMRO, po kërkon të mbahen zgjedhjet e parakohshme./p>
Gazetare: Fatlume Dervishi 1 Nuk konfirmohet dhe as nuk mohohet nga autoritetet përmbajtja e publikuar nga mediat e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, edhe më tej thotë: fillimisht qëndrimi i vendeve të tjera, pastaj ai i Maqedonisë së Veriut. “Mendoj se nuk është në interesin tonë që ne t’i themi pozitat tona tani sa u takon atyre propozimeve, deri sa nuk i dëgjojmë propozimet e vendeve anëtare, sepse ashtu është procesi formalisht. Sapo vendet anëtare t’i shprehin vërejtjet e tyre, 26 vende anëtare, secila duhet të thotë mendimin e saj,…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme më datë 17 Qershor 2022, ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 290 shoferë. Prej tyre, 25 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 118 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara dhe 172 në vende…
10:13 | 17 Qershor 2022 Nepali po përgatitet të zhvendosë kampin e tij bazë në Everest sepse ngrohja globale dhe aktiviteti njerëzor po e bëjnë atë të pasigurt. Kampi, i përdorur nga deri në 1,500 njerëz në sezonin e ngjitjeve në pranverë, ndodhet në akullnajën Khumbu, e cila është duke u shkrirë me shpejtësi, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info Një vend i ri do të gjendet në një lartësi më të ulët, ku nuk ka akull gjatë gjithë vitit, thanë autoritetet. Studiuesit thonë se uji i shkrirë po destabilizon akullnajën dhe alpinistët thonë se të çarat po shfaqen gjithnjë e…
Drejtori i “Pakomak”, Filip Ivanovski, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, duke folur për rëndësinë e përzgjedhjes së mbeturinave dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për një procedurë të tillë, tha se shumica e njerëzve ndërgjegjësohen për veprime të tilla, por se ka edhe një përqindje të caktuar që nuk janë të interesuar për përzgjedhjen. Siç theksoi Ivanovski, menaxhimi i duhur i mbeturinave është një nga faktorët për parandalimin e ndotjes së ajrit. Mund të them se realisht kemi rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të paktën deklarativisht 90% e tyre duan të selektojnë mbeturinat, ose thonë se e bëjnë shpesh. Ndryshe…
Ministri i mjedisit, Naser Nuredini, në emisionin 360 Gradë, ka folur në lidhje me strategjitë që ka pas shteti për të ulur ndotjen e ajrit, shkruan Alsat. Ai ka thënë se si shtet kanë investuar dhe kanë dhënë subvencione që të ndihmojnë qytetarët dhe të ulet ndotja e ajrit, mirëpo theksoi se kjo gjë për fat të keq nuk ka një zgjedhje të shpejtë, derisa pohoi se do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim. “Ne e kemi pas një strategji në shtetin tonë për të zbritur përdorimin e energjisë së pari dhe për të ndërruar mënyrën se si ngrohemi…
72 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit ku janë bërë 772 testime. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive tetë janë riinfeksione. Janë shëruar 35 pacientë, nuk ka viktima në 24 orët e fundit, ndërsa nga Regjistri i personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini im” janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi të moshës 75 vjeçare të cilët kanë vdekur nga periudha prej datës 5 deri 9 qershor në kushte spitalore. Nga 35 të shëruarit, 25 janë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe Koçani dhe nga një nga Kumanova, Kavadari, Kërçova,…
Gazetar: Lluka Andreev Pas shkarkimit të kryeparlamentarit, si dhe akuzave të ndërsjella të deputetëve të pushtetit dhe opozitës për rishikimin e buxhetit dhe temës së vetos së Maqedonisë, tensionet vazhdojnë për të dytën ditë në Kuvendin e Bullgarisë, ku vazhdon pasiguria e shumicës. Përgjigja në këtë pyetje do të dihet të mërkurën, kur pritet votëbesimi ndaj Qeverisë së Kiril Petkovit, sipas të dhënave të fundit matematikore, gjithsej 115 deputetë qëndrojnë prapa Qeverisë, ndërsa opozita ka 125 deputetë, që pritet të votojnë për rrëzimin e kabinetit. Por shifrat ndryshojnë vazhdimisht, pasi një deputet tjetër nga partia e Sllavi Trifonov ka vendosur…

