Më 24.08.2026, në orën 17:25 në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, në bazë të urdhrit të gjykatës, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.A.(20) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Paraprakisht, ai me automjetin „Folksvagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, nuk ishte ndalur në shenjën për ndalim të dhënë nga nëpunësit policorë, por shumë shpejt më pas me automjetin ishte përplasur në një mur betoni, ndërsa më pas, duke lëvizur prapa, ishte përplasur edhe me automjetin „Shkoda Jeti“, në pronësi të MPB-së. Pas arrestimit, janë kryer verifikime shtesë dhe është konstatuar se ai ishte i kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për veprat penale të kryera sipas nenit 292 dhe nenit 288 të Kodit Penal. Personi do të shoqërohet në institucionin kompetent ndëshkimor-përmirësues për vuajtjen e dënimit.
Data 13.10.2026
Aktuale
- Tragjedia në Ferizaj: Punëtori humb jetën në një aksident ndërtimi
- Panamaja goditet nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 6.4/ Mbi 300 pasgoditje pas lëkundjes 7.7 ballë të së premtes
- LSDM: Mali i Zi mbylli tre kapituj të tjerë, Shqipëria një, ku është Maqedonia?
- Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak
- Sulm i pazakontë kibernetik, hakerat ndërhyjnë në frigoriferët e qindra supermarketeve në Francë!
- FMN paralajmëron: Ekonomia globale po i afrohet kufijve të qëndrueshmërisë
- Reagimi i Mehmetajt: E vërteta gjithmonë në sfondin e tensioneve
- Rikthimi i Dialogut Strategjik: Shiroka-Pula thekson rëndësinë e partneritetit me SHBA-në



