Pse të gjitha qytetet bregdetare po fundosen me shpejtësi

Pse të gjitha qytetet bregdetare po fundosen me shpejtësi

13:11 | 18 Qershor 2022

Në një studim të kohëve të fundit, studiuesit ekzaminuan 99 qytete bregdetare, dhe zbuluan se gati të gjitha po fundosen me shpejtësi nën tokë. Në shumë prej këtyre komuniteteve bregdetare, zvogëlimi i hapësirës tokësore mund të krijojë një rrezik të madh për përmbytjeve, duke e shtuar rritjen e nivelit të detit për shkak të ngrohjes globale.

“Kudo që jeni të shqetësuar për rritjen e nivelit të detit, duhet të shqetësoheni edhe për prirjet fundosëse të terreneve bregdetare”-thotë autori i studimit Mat Uei, një profesor i asociuar i oqeanografisë në Universitetin Rod Ajland, SHBA.

Megjithëse fundosja e vijës bregdetare, është më e përhapur në Azinë Lindore, Uei dhe kolegët e tij e kanë vërejtur atë edhe në SHBA, Afrikë, Evropë dhe Australi. Me pak fjalë, ajoështë një dukur globale me pasoja po të tilla. Në vitin 1977, punonjësi i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, Riçard Irland, i bëri një foto një fermeri vendas që qëndronte pranë një shtylle telefonike në San Hoakin Vallej në Kaliforni.

Një tabelë ku shkruhej “1925” me shkronja të zeza ishte mbërthyer me gozhdë në një shtyllë në 2/3 e lartësisë. Në 52 vitet para asaj fotografie, toka nën këmbët e fermerit ishte fundosur gati 10 metra. Bujqësia në lulëzim – fermat të rrushit, arrave dhe agrumeve – e pakësuan sistemin ujë–mbledhës nëntokësor nën dyshemenë e luginës.

Kjo solli fundosjen e tokës, ndërsa kapaciteti nëntokësor për mbajtjen e ujit të zonës u zvogëlua përgjithmonë. Në dekadat e fundit, lugina ka zhvilluar disa sisteme për të monitoruar nga afër fundosjet si ekstenzometrat dhe një rrjet GPS.

“Shumë vende në SHBA-së dhe Evropë, kanë plane përmes të cilave vëzhgojnë rreziqet e përmbytjeve nga mundësia e rritjes së nivelit të detit. Por rrallëherë marrin parasysh në modelet e tyre uljen nivelit të tokës”-thotë Uei.

Uei dhe kolegët e tij identifikuan zona që ndodhen nën 10 metra mbi nivelin e detit, dhe qëpo përjetojnë një fundosje në një shkallë të barabartë ose më të madhe me rritjen e nivelit të detit. Me fjalë të tjera, zonat e ulëta bregdetare po fundosen më shpejt sesa po ngrihet niveli i ujit.

Nga 99 qytete, gati të gjitha, përveç 6 prej tyre, përmbajnë nga këto zona të rrezikshme, dhe disa kanë shumë të tilla. Listën e kryesojnë Shangai në Kinë dhe Hanoi në Vietnam, secila me më shumë se 1000 km2 pasuri të paluajtshme në rrezik.

Edhe qytetet amerikane Hempton, Tampa dhe Korpus Kristi renditen në 10-shen e parë.

Ashtu si me luginën e San Hoakin, studiuesit mendojnë se shkaku kryesor i fundosjes sëkëtyre zonave në të gjithë botën është pakësimi i ujërave nëntokësore. Por vetëm uji nuk ofron një shpjegim të kënaqshëm.

Edhe projektet e mëdha ndërtimore, priren që ta ngjeshin tokën poshtë tyre dhe të nxjerrin prej andej sasi të mëdha uji për të mbështetur funksionimin e tyre. Por në këtë dukuri mund tëkontribuojë edhe nxjerrja e naftës dhe gazit. Ky proces mund të dobësojë strukturat nëntokësore duke sjellë fundosjen e shpejtë të tokës. / Discover – Bota.al