Gazetar: Lluka Andreev Prioriteti kryesor i Bashkimit Evropian është fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kështu është shprehur kryetari i Këshillit Evropian Çarlls Mishell, i cili po viziton vendin duke shtuar se BE po punon për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjen e hapur dypalëshe me Bullgarinë, sa me shpejt të jetë e mundur. Nikoqiri, presidenti Stevo Pendarovski, nga ana tjetër, shprehu shpresën se javën e ardhshme liderët evropian do ta përmbushin premtimin dhe do të marrin vendime vendimtare. “Unë jam i përfshirë në këtë, së bashku me Francën për të ndihmuar në…
Author: almakos
Gazetar: Adrian Kerimi Të dielën kryeministri, Dimitar Kovaçevski do t’i mbledh partnerët e koalicionit qeveritar dhe partiak. Ora e takimit nuk është precizuar, por Alsat nga burime brenda subjekteve politike mëson se në takim do të bisedohet për shumë tema aktuale, duke filluar nga kriza energjetike dhe ekonomike deri tek përfundimi njëzëri se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2024, shkruan Alsat. Takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës maqedonase e thirrur për 18 qershor para Qeverisë. Siç tregojnë të njëjtat burime, Kovaçevski do të kërkon nga çdo partner koalicionit të konfirmojë qëndrimin se vendi nuk ka…
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Michel tha se deri më tani në vend nuk ka arritur asnjë propozim francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen. Në të njëjtën kohë, Pendarovski shtoi se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet në skenën politike në Bullgari, sepse, siç tha ai, është çështje e brendshme e Sofjes. “Ne në Shkup, këtu, nuk kemi parë një propozim francez. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë dhe për ato bisedime jeni njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam ndërmend të komentoj se…
MPB njofton se mbrëmë gjatë një kontrolli në një shtëpi në Kumanovë ka gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike, derisa janë arrestuar edhe dy persona. “Më datë 15.06.2022 në ora 21.30, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë – Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë kanë arrestuar N.V. (22) nga fshati Tromegjë e Kumanovës dhe D.J. (19) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e N.V., të kryer me vendim të gjykatës, të dy u gjetën duke paketuar marijuanë. Janë gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram marijuanë, tableta ekstazi, amfetaminë, kokainë, heroinë, para, dy peshore digjitale, pako të zbrazëta najloni dhe…
Në Ohër sot fillon konferenca ndërkombëtare dyditore Forumi i Prespës për Dialog, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, edicioni i të cilit këtë vit e mban emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë”. Në këtë forum pritet të marrin pjesë edhe: Ana Bërbabiq, kryeministre e Serbisë, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë. Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe disa presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, që do të…
Zoran Bikovski, nga Platforma kundër Varfërisë në Maqedoni, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat theksoi se më e rëndësishmja në vend nuk është të ndërhyhet për zbutjen e valës së inflacionit, por të përmirësohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër punës në të zezë. “Nuk ka rëndësi nëse do të zbutet pak vala e inflacionit. Gjëja më e rëndësishme është të kemi shtet ligjor. Të ketë rregulla dhe procedura të pastra. Të ketë inspektorat pune dhe tregu në çdo fabrikë ose dyqan. Të denoncohet puna në të zezë…të ketë sundim të së drejtës dhe rregulla…
Aktivisti i drejtësisë sociale, Zdravko Saveski, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat është shprehur i pakënaqur me masat e reja ekonomike të Qeverisë. Duke i krahasuar me pakon e mëparshme të masave, Savevski vlerësoi se pakoja e miratuar dje, siç thotë ai, pretendohet se kinse diçka po bëhet. “Masat e qeverisë janë si të hedhësh kovë me ujë në zjarr që po përhapet rrezikshëm. Masat që u vendosën dje janë shumë të pakta, ato zbatohen vetëm për disa produkte dhe i referohen kufizimit të marzhës tregtare. Më parë, marzha tregtare ishte e vlefshme për më shumë produkte dhe kishte ulje…
Banka Popullore po shtrëngon sërish politikën monetare. BPM rriti normën bazë të interesit nga 1.75 në 2%, ndërsa rritje të butë ka edhe të normave të interesit për depozitat njëditore dhe atë shtatë ditore. Kjo është hera e tretë që Banka Qendrore rrit normat e interesit. Norma bazë e interesit u rrit nga 1.25 për qind në 2 për qind në më pak se tre muaj. Tani radhën e kanë Bankat komerciale. Hapat e tyre të ardhshëm mund të priten pas disa javësh. Zakonisht në fillim rriten normat e interesit të depozitave, e më pas të kredive. Qytetarët duhet të…
Gazetare: Andrea Çobanova Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi shpreh keqardhjen që Qyteti i Shkupit nga tetori nuk ka kapacitet t’i ngrohë qytetarët e Shkupit, ndonëse në qytet ka tre vite që ekziston një kompani që mund ta kryejë këtë aktivitet, shkruan Alsat. Pas deklaratës së kryetares së Shkupit Danella Arsovska se buxheti nuk parasheh financa për menaxhimin e ngrohjes, Bekteshi thotë se pret që rregullatori t’i heq licencaën BEG-ut, pas çka përmes tenderit do të kërkohet një kompani private që do të menaxhojë me ngrohjen. Nëse nuk ka kompani private të interesuar, puna e BEG-ut do të shkojë në duart…
Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, ka kërkuar që t’i kthehet pasaporta, e cila i është marrë si masë për të parandaluar largimin e tij nga vendit. Ai para gjykatëses Mihailovska tregoi se kërkon që të hiqet masa për sigurimin e pranisë së tij. Rashkovski ka mbetur pa pasaportë pasi fillimisht është liruar nga paraburgimi, e më pas edhe nga arresti shtëpiak. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Shkup, kur edhe Rashkovskit i është urdhëruar që çdo të hënë të paraqitet në gjykatë dhe t’i merret pasaporta deri në aktgjykimin me të cilin akuzohet për keqpërdorim të…
Gazetar: Adrian Kerimi Kuvendi është njoftuar zyrtarisht nga Qeveria për shpërndarjen e Këshillit Komunal të Tetovës. Vendimi ka arritur në Kuvend, ndërsa pas verifikimit juridik do të shqyrtohen afatet për caktimin e datës së zgjedhjeve, shkruan Alsat. Deri në zgjedhjen e këshillit të ri, një pjesë e kompetencave do i takojnë kreut të komunës, përkatësisht Bilall Kasamit. Kryetari aktual i këshillit, Besar Durmishi thotë se fokusi i subjektit të cilit i takon do të jetë sigurimi i shumicës së ardhshme. “Ne si parti do të përgatitemi që fitoren e vitit kaluar ta kemi përsëri, por do të kërkojmë edhe votat…
Gazetar: Adnan Qaili Kumanovës nuk i hiqet ndotja e ajrit as verës. Tani që ngritja temperaturave ka fikur sobat e shtëpive dhe çmimi lartë i karburanteve ka rralluar lëvizjet me automjete, ndotja e ajrit dyshohet të vjen nga shteti fqinjë, shkruan Alsat. Qytetarët thonë se kundërmon erë e keqe natën dhe në mëngjes, sidomos kur frynë era nga veriu që aludon nga rrethina e qytetit Preshevës. Ankesa të shumta janë denoncuar në inspektorate. “Banorët e Kumanovës ka disa javë që janë duke thithur ajrin e ndotur që dyshohet se vjen nga një fabrikë nga Shteti fqinj i Serbisë. Ditëve të…

