Author: almakos

Gazetar: Ile Petreski Komisioni Rregullator i Energjetikës së bashku me ekspertët sot prezantoi kalkulatorin me të cilin do të mund të llogaritet energjia elektrike e konsumuar në amvisëri, shkruan Alsat. Për momentin, autoritetet nuk bëjnë të ditur se me cilat tarifa do të përllogaritet rryma e harxhuar, sepse fillimisht duhet të përcaktohet çmimi i ri që EMV-ja do ta ofrojë në tenderin e EVN Home. Pas reagimeve të publikut, do të shtohen nivelet e modeleve tarifore. Por ekspertët thonë se mbeten të mendimit se 80 për qind e amvisërive do të kenë fatura të reduktuara të energjisë elektrike. “Kufij të…

Lexo më Shumë

Formati “Big Brother” po zgjerohet në një treg të ri mediatik, duke u transmetuar për herë të parë në territorin e Republikës të Kosovës, pas marrëveshjes me Banijay Rights. Tashmë është zyrtare se marrëveshja mes Banijay, Artmotion dhe KlanKosova do të sjellë edicionin Big Brother VIP për herë të parë në Kosovë, në sezonin e ardhshëm televiziv. Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë. Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Me ardhjen e kërkesës për dëgjim të propozimit për ambasador në Uashington, deputeti Antonio Milloshoski do ta thërrasë komisionin parlamentar për politikë të jashtme, ku ambasadorët e ardhshëm do të prezantojnë programin e punës. Milloshoski tha për Alsat se aktualisht janë duke pritur që të dëgjohen dy propozime, ambasador në Bratisllavë si dhe për në Otavë ku po dërgohet Agron Buxhaku. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, në këtë rast nuk do të aktivizohet bllokada e partisë opozitare në Kuvend. “Prioriteti i shtetit është që të emërohet ambasadori në Uashington e më pas do të vijojnë gjërat e tjera.…

Lexo më Shumë

Me vendim të Komisionit Rregullativ për Energjetikë, çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi me pakicë i EURODIZELIT (DE V) do të rritet për 3,00 denarë/lit. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 2,50 denarë/litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,809 den/kg dhe tani do të arrijë në 56,3 den/kg. Nga data 14.6.2022 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Motor benzin EUROSUPER BS – 95 111.50 (denarë / litër)Motor benzinë ​​EUROSUPER BS –…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Komisioni Rregullator i Energjisë është në proces të heqjes së licencës së BEG, raporton Alsat. BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë më shkupjanët. Qeveria do të detyrohet të shpallë tender për përzgjedhjen e një kompanie të re që do të kryejë aktivitetin e shpërndarjes së energjisë termike. Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, i tha qeverisë se ai ose ndonjë institucion tjetër shtetëror apo ndërmarrje publike duhet të marrë përsipër BEG-në./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit informon se ka shpallur thirrjen publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për ngrohje për vitin 2022, dhe qytetarët mund të aplikojnë online. Në Thirrjen publike mund të aplikojnë personat të cilët kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga data 01.01.2022 dhe janë banorë të qytetit të Shkupit (komunat Gazi Babë, Aerodrom, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj) dhe të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara. Thirrja do të jetë e hapur deri më datë 01.11.2022 ose deri në ditën e shterimi të mjeteve. Thirrja…

Lexo më Shumë

Maturantët sot do të testohen për pjesën e dytë të maturës shtetërore me testin e provimit ekstern që e përzgjedhin. Nga gjithsej 15.899 kandidatë, 14.320 kanë paraqitur gjuhën angleze. Matematikë do të testohen 1.231, gjuhë gjermane 118, tridhjetë kandidatë ka për testimin në gjuhën françeze, 10 për gjuhën ruse, 15 do të testohen për lëndës e filozofisë dhe 100 kandidat për estetikën. Provimi i parë – Gjuhë amtare dhe literaturë (maqedonisht, shqip apo turqisht), që është e patjetërsueshme, u testuan më 4 qershor. Rezultatet prej dy provimeve eksterne duhet të publikohen më së voni për 30 ditë. Ata që nuk…

Lexo më Shumë

Komisioni për Financim dhe Buxhet në Kuvendin e RMV-së, si komision amë, sot e fillon debatin për ribalansin e Buxhetit. Të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në nivel prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta lidhur me projeksionet iniciale të Buxhetit. Vlera e shpenzimeve të përgjithshme është 288,5 miliardë denarë ose për rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,2 miliardë denarë dhe janë për rreth gjashtë miliardë denarë më…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Banorët e Strugës akuzojnë komunën se nuk u ka paguar asnjë qindarkë për pronat, që u ka marrë disa vite më parë me shpronësim. Bëhej fjalë për hapjen e rrugëve. Kujtim Tairi thotë se kur ka filluar procedura në vitin 2007, ka qenë në Zvicër dhe askush nuk i ka njoftuar për qëllimet e autoriteteve lokale. Ata u ankuan në gjykatë, e cila vendosi që komuna ta kthejë tokën në gjendjen e saj origjinale. Bëhet fjalë për rreth 10.000 m2. “Ramizi nuk e ktheu në gjendjen e mëparshme. Pastaj shkuam për të kërkuar dëmshpërblim. Në atë kohë…

Lexo më Shumë

Dje në orë 14.30 në pikën kufitare  Bllacë” në dalje nga Maqedonia, me kërkesë të Interpol-Albania është arrestuar M.L. (55) nga Kosova. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme. Po të njëjtën ditë në orën 17:30 në këtë pikë kufitare në hyrje të vendit, punonjësit e policisë me kërkesë të Interpol-Belgjikës kanë arrestuar A.N. (38) nga Shqipëria. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski në faqen e tij në Facebook rreth ironisë së Edi Ramës ka shkruar se kjë është e papranueshme dhe se ai duhet të kërkojë falje. “Shakaja” e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje.Heshtja është më shumë se një turp!Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?”, ka shkruar Dimitrievski. Më poshtë e keni statusin e Kryetarit të Kumanovës.

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Këtë vit shkollor shumë shkolla në Strugë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe do të përfundojnë pa pedagog apo psikolog shqiptar. Pothuajse çdo shkollë ballafaqohet me këtë problem. I tillë është rasti në shkollën lokale “Nuri Mazari” në fshatin Dellogozhdë, ku nuk ka psikolog. Për këtë, nxënësit dhe stafi arsimor përballen me probleme gjatë komunikimit, u shpreh Kaim Dauti – arsimtar në shkollën fillore në fshatin Dellogozhdë. Ministri i arsimit Jeton Shaqiri për Alsat thotë se është në dijeni të problemit, tha Kaim Dauti- arsimtar në shkollën fillore në fshatin Dellogozhdë. Siç ka bërë të ditur tashmë…

Lexo më Shumë