Author: almakos

MPB dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut në territorin e qytetit të Shkupit. “Janë shqiptuar gjithsej 119 masa, nga të cilat 15 masa për tejkalim të shpejtësisë, 16 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Shtatë masa për përdorimin e celularit, pesë masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, katër masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë, shtatë masa për mosdhënie përparësie për këmbësorët, katër masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe)…”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

08:59 | 9 Qershor 2022 Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë mikroplastikë në borën e sapo rënë në Antarktidë. Studiuesit nga Universiteti i Canterbury në Zelandën e Re mblodhën mostra nga 19 vende në Antarktidë dhe secila përmbante fragmente të vogla plastike, transmeton portal arbresh.info Mikroplastikët rrjedhin nga erozioni i materialeve plastike dhe janë më të vogla se një kokërr orizi, ndonjëherë të padukshme për sy. Studiuesit gjetën mesatarisht 29 grimca plastike për litër borë të shkrirë. Ata identifikuan 13 lloje të ndryshme të plastikës dhe më i zakonshmi ishte polietilen tereftalati (PET), i përdorur kryesisht në shishe dhe…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Mile Talevski, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se ish sekretarët e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së para gjykatës i kanë pranuar veprat për të cilat ngarkohen, ndonëse partia mohon se ka vepra penale në rastet e hapura. “Ajo që është fakt është se e gjithë kryesia e ish VMRO-DPMNE-së, e cila është e përfshirë me të gjitha procedurat, i kanë pranuar veprat që i kanë bërë. Në disa raste ka pranim publik të sekretarëve të përgjithshëm të mëparshëm të VMRO-DPMNE-së se atë që e kanë pranuar në procedurë gjyqësore kanë thënë se kanë bërë vepër penale”, tha…

Lexo më Shumë

100-vjeçares i vazhdohet patentë shoferi. Një gruaje italiane i është vazhduar leja e drejtimit të automjetit në moshën 100-vjeçare, duke u bërë të paktën e treta njëqindvjeçare e vendit në vitet e fundit, e cila konsiderohet e përshtatshme për të marrë timonin. Candida Uderzo mori një patentë të re pasi kaloi një test sysh në një shkollë automobilistike në provincën veriore të Vicenzës, transmeton rtv21.tv. Njëqindvjeçarja tha se i pëlqente të ishte autonome dhe të mos i bënte presion djalit të saj për ta vozitur. “Ky vazhdim më bën të lumtur dhe do të më bëjë të ndihem pak më…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat ka reaguar ndaj aktgjykimit për rastin “Talir 2”, në të cilin, përkundër dënimit me 6 vite burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, është sjellë vendim për konfiskimin e selisë së partisë. Sipas Lefkovit, kjo është përpjekje për ta heshtur opozitën. “Jemi dëshmitarë se çfarë vendimi politik mori gjykata kur vendosi konfiskimin e selisë së partisë dhe një pjesë të pasurisë së partisë. Paprecedentë i paparë në një vend demokratik, pra në gjykimin e personave fizikë të sekuestrohet një pasuri e tillë që është fituar prej vitesh dhe nuk mund të…

Lexo më Shumë

Në kryqëzimin e rrugës në pikën kufitare Bogorodicë, mbrëmë rreth orës 02:00 është vërejtur një person mërgimtar, pa shenja jete. Siç informojnë nga MPB-ja, një mjek nga shërbimi i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje nga prokurori publik dhe ekipi i stacionit policor të Gjevgjelisë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /Makfax

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Çështja e gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë sërish ka përplasur komunën e Kumanovës dhe Ministrinë e Arsimit pasi këshilltarët e BDI-së në Kumanovë kërkuan nga Ministri  zgjidhje të shpejt me objektin e kësaj shkolle që nuk plotëson as kushtet elementare për mësim. Reagimi i këshilltarëve erdhi pasi kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes një postimi në Fejbusk kritikoi harxhimet që BDI-ja bëri në manifestimin për 20 vjetorin e formimit të saj duke theksuar se do të ishte më mirë që këto para të përdoreshin për shkollën “Sami Frashëri”. “I bëjmë thirrje kryetarit të Kumanovës që mos të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Komisioni Anti-korrupsion ka konstatuar se “Of Shor Kompani” me kapital të dyshimtë dhe që vazhdimisht kanë qenë në humbje, kanë tentuar të marrin ndihmë shtetërore  për veprimtari për të cilat nuk kanë qenë të regjistruara. Kryetarja e Anti-Korrupsionit, Biljana Ivanovska shpjegon se Kompania “Euro Nikel” e themeluar nga kompania me seli në Bahami “G Sol” ka kërkuar nga Agjencia për Investime të huaja ndihmë për blerjen e mjeteve materialeve nga Kompania “Feni” e cila ka qenë në falimentim. Sipas Ivanovskës edhe pse fillimisht Euro Nikel nuk i ka plotësuar kushtet për të marrë ndihmën, ka nënshkruar marrëveshje…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e parë të këtij viti, Prodhimi Bruto Vendor u rrit me 2,4 për qind. Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se rezultati pozitiv i ekonomisë në tre muajt e parë të këtij viti ka ardhur si pasojë e rritjes së shënuar në sektorët: tregtia me shumicë dhe pakicë, transport dhe magazinim, turizëm dhe hotelieri, si dhe miniera dhe industria e përpunimit. Nga Statistika njoftuan  gjithashtu se konsumi final i qytetarëve në periudhën e analizuar është rritur për pak më shumë se 12 për qind. Të dhënat tregojnë se konsumi i qytetarëve merr pjesë me 66 për qind…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e kaluara janë kryer 1.002 teste, ndërsa janë regjistruar 55 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik sot ka konfirmuar 61 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Nga MSH njoftojnë se sot nuk ka viktima të regjistruar nga COVID-19.

Lexo më Shumë

Specializantët privat kanë mbetur pa pagesën e kujdestarisë që nga muaji shkurt i këtij viti, shkruan Alsat. Sipas një reagimi të Shoqatës së Mjekëve Specializantë, kjo pagesë është ndërprerë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ndërkaq përmes po këtij reagimi ata i drejtohen direkt kryeministrit Dimitar Kovaçevski që të përfshihet në tejkalimin e këtij problemi. “Heqja e kësaj mase në praktikë nënkupton dëbimin e mjekut të ri nga vendi si dhe një nxitje negative për studentët e mjekësisë për të vazhduar shkollimin brenda vendit. I bëjmë apel kryeministrit dhe të gjitha institucioneve kompetente që të gjejnë zgjidhje për këtë problem që…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Statistikë ka publikuar sot të dhëna të reja lidhur me rritjen e çmimeve për shërbime hotelerike. Çmimet e shërbimeve hotelerike në maj në krahasim me prillin e këtij viti janë rritur për 0,2 përqind, ndërsa krahasuar me majin e vitit të kaluar për 9,7 përqind. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja në maj në krahasim me prillin e këtij viti është shënuar në grupet e ushqimit për 0,3 përqind dhe pijet alkoolike për 0,1 përqind. Çmimet e shërbimeve hotelerike për peridhën janar-maj të vitit 2022, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur…

Lexo më Shumë