Gazetare: Melihate Rustemi Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nuk zbuloi saktësisht se si do të duket zgjerimi i bulevardit problematik “Cvetan Dimov” por tha se shumë shpejt punimet ndërtimore do të nisin në terren. Sipas Ganiut, projekti ideor ka kaluar bashkë me thirrjen për tenderim apo përzgjedhjen e kompanisë e cila do të bëj vlerësimin e objekteve që duhet të dislokohen. Sipas Ganiut, para se të bëhet ndarja e re territoriale disa nga objektet kanë qenë me karakter të përkohshëm ndërsa më vonë, me Ligjin për legalizim kanë arritur të legalizohen. “Ligji ua ka mundësuar dhe jo ne…
Author: almakos
Gazetar: Luka Andreev Kancelari gjerman Olaf Sholc, gjatë vizitës së tij në Shkup ka paralajmëruar se do të përpiqet që Maqedonia dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat për anëtarësim më 23 qershor. Sipas Sholcit, “hapi tjetër” duhet të ndodhë tashmë, dhe BE-ja duhet të përmbushë premtimin e saj. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, përsëriti se vendi ka bërë gjithçka për këtë dhe se nuk duhet të jetë më peng i pritjeve për një datë. “Konferenca e parë Ndërqeveritare mund të fillojë menjëherë, kushtet janë plotësuar. Janë bërë shumë përpjekje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat tani dhe…
SPB Tetovë informon se dje (10.06.2022) në ora 21:15 në rrethin e një shkolle fillore në Tetovë nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë janë privuar nga liria 9 persona. Bëhet fjalë për SH.L.(24), T.A.(24), DB.(18), E.E.( 22), V.L (19), A.E.(25), A.Sh.(24), L.L (28), të gjithë nga Tetova dhe J.M (22) nga fshati Strimnicë, pasi afër tyre janë gjetur 21 qese me marijuanë, ndërsa pas kontrollit është konstatuar se L.L kërkohej edhe me vendim gjykate për vuajtje të dënimit me burg. Nga SPB Tetoëv thonë se ai është dërguar për të vuajtur dënimin dhe pas dokumentimit të plotë të…
Në vend tonë janë gjithsej 109 249 persona të papunë të moshës 15 vjeç e lart. Pothuajse 80 % e tyre kanë arsim fillor ose të mesëm. Shumica e të papunëve me arsim fillor dhe të mesëm janë meshkuj – mbi 60 %, ndërsa nga 1545 të papunë me diplomë master, 60 %janë gra. Në vend janë edhe 100 doktorë shkencash, të papunë. Më shumë se gjysma e të papunëve ose 56701 persona kanë arsim të mesëm, nga të cilët mbi 60 % janë meshkuj. Mbi 30,000 ose 28 % kanë arsim fillor. Rreth 14 për qind e të papunëve…
Kur flasim se cila veturë po shitet më së shumti natyrisht që duhet të ndalemi tek vetura e llojit Renault ose mund ta quajmë veturën që thyen rekorde. Vetura e llojit Renault edhe kësaj here pra në 4 muajt e fundit janar – prill prapë mbetet si vetura më e shitura. Këtë na e bëri të ditur Drivezone sipas statistikave që i kanë nxjerrë të veturave të shitura të segmentit B në Kosovë duke e rreshtuar veturën Renault të parën me 65 vetura të shitura pastaj vijnë Dacia Sandero me 42 vetura, Skoda Fabia 6 vetura, Volkswagen Polo 4 vetura…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë vranësira dhe reshje lokale të shiut, ndërsa do të ketë edhe erë të fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 15, ndërsa temperatura maksimale do të lëvizin prej 20 deri në 26 gradë celsius. Edhe ditën e diel moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut. Nga java e ardhshme do të ketë stabilizim gradual të motit me rritje të temperaturës ditore.
Nga ora 05:55 e mëngjesit të sotëm, rruga rajonale Rosoman-Prilep, afër lokalitetit “Trite Lenti” është e mbyllur për qarkullim, për shkak të rrëshqitjes së dheut. Siç shkruajnë qytetarët në rrjetet sociale, për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, qarkullimi është tërësisht i ndërprerë. Nga regjistrimet e publikuara në profile private, në rrugë vërehen rrëshqitje dherash, por edhe sasi të mëdha uji që bartin gurë. Nuk ka informacione se kur rruga do të rikthehet në gjendjen fillestare dhe qarkullimi do të normalizohet.
Qytetarëve iu premtua jetë, por morën apati, ka thënë në emisionin “360 gradë” në Alsat, Marija Miteva, anëtare e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Duke folur për transparencën partiake dhe besimin e qytetarëve në sistemin shtetëror, Miteva tha: “Duhet të pyesim veten pse qytetarët kanë besim të ulët në radhë të parë në shtetin dhe sistemin shtetëror dhe kjo reflektohet te partitë. Sepse kemi periudhë të gjatë në të cilën ndodhin shumë polarizime të shoqërisë. Ne kemi premtimin e jetës dhe sjelljen e apatisë. Dhe është e vështirë që pas apatisë të tentohet të futet besimi tek qytetarët”, tha Miteva.
Koordinatorja e programit në Fondacionin “Shoqëria e Hapur Maqedoni”, Marija Mirçevska, në paraqitjen e saj sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, është shprehur e zhgënjyer me hulumtimin e bërë në lidhje me transparencën e punës së partive politike në vend. Sipas saj, hulumtimi i Fondacionit ka përfshirë 28 parti, dhe asnjëra prej tyre nuk ka treguar transparencë të lartë. “Është zhgënjyese që 90% e partive, që analizuam bien në dy kategoritë e fundit, pra transparencë aktive e pakënaqshme, apo e kënaqshme dhe vetëm tre parti hyjnë në kategorinë – transparencë e mirë aktive. Asnjëra nuk është në dy shkallët…
Gazetar: Miki Trajkovski Shteti edhe këtë verë do të përballet me probleme në shuarjen e zjarreve të mundshme më të mëdha, siç ishte edhe vitin e kaluar. Nga tre avionë, vetëm një është aktualisht në funksion. Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, pranon se vendi nuk do të jetë i pajisur plotësisht me të gjithë avionët por do të ketë një helikopter plus. “Njëri nga aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është kthyer dhe i dyti presim në çdo moment të kthehet pas servisimit të suksesshëm. Për të tretin, dyshoj se do të arrijmë në kohë”,…
Gazetar: Adrian Kerimi Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski vlerëson se sabotimi i debatit nga shumica parlamentare në Kuvend mbi tragjedinë në spitalin modular në Tetovë dhe tragjedinë me autobusin në Bullgari nënkupton se pushteti pranon se është fajtor në të dyja situatat. Mos praninë e deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së në mbledhjen e Komisionit anketues, Mickoski e cilësoi si veprim qyqar. “Dje opinioni kishte mundësinë ta sheh fajtorin e dy tragjedive. Derisa kanë ndërgjegje të pastër dhe dinjitet do të vinin, t’i thoshin argumentet, do të tregonin çfarë kanë ndërmarrë, do t’i ftonin kompetentët, do të kundërshtoheshim me argumente. Ata…
Opozita ka reaguar pas skandaleve që publikoi Komisioni për Anti-korrupsion, i cili zbuloi se “Of short” kompani kanë tentuar të marrin para për ndihmë nga Qeveria, si dhe për 5 milion eurot që Qeveria për tre vite i ka shpenzuar për lizing për vetura. Nga VMRO-DPMNE thonë se Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së i shpenzon pa mëshirë paratë e popullit në kushte kur qytetarët mezi ia dalin mbanë. “Kjo qeveri jopopullore, e korruptuar dhe kriminale manipulon qytetarët dhe i shtyn në varfëri që zyrtarët të pasurohen dhe të shpenzojnë për luks. Kjo duhet të ndalet”, theksojnë nga VMRO-DPMNE. Ndërkohë Aleanca…

