Koordinatorja e programit në Fondacionin “Shoqëria e Hapur Maqedoni”, Marija Mirçevska, në paraqitjen e saj sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, është shprehur e zhgënjyer me hulumtimin e bërë në lidhje me transparencën e punës së partive politike në vend.
Sipas saj, hulumtimi i Fondacionit ka përfshirë 28 parti, dhe asnjëra prej tyre nuk ka treguar transparencë të lartë.
“Është zhgënjyese që 90% e partive, që analizuam bien në dy kategoritë e fundit, pra transparencë aktive e pakënaqshme, apo e kënaqshme dhe vetëm tre parti hyjnë në kategorinë – transparencë e mirë aktive. Asnjëra nuk është në dy shkallët më të larta”, tha Mirçevska./ Alsat.mk



