Author: almakos

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor. Olaf Scholz në Shkup do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovçenvski, ndërsa është planifikuar edhe bisedime plenare në mes të dy delegacioneve. Nga Shkupi kancelari gjerman, Olaf Scholz do të udhëtojë për në Sofje ku do të realizoj takim me krerët shtetëror. Temat e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.

Lexo më Shumë

Për rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2021/2022, pasi nga dita e nesërme fillon pushimi veror. Viti përfundon në afatin e rregullt, përkundër vonesës së fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për dhjetë ditë, për shkak të përkeqësimit të situatës me Covid-19, si dhe humbjes së 12 ditëve të mësimit në prill gjatë grevës së SASHK-ut. Viti shkollor 2021/2022 ka nisur me prezencë fizike për të gjithë nxënësit. Për herë të parë që nga mbyllja më 11 mars 2020 për shkak të pandemisë, shkollat ​​u rihapën me…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira, ndërsa pasdite do të mbaj mot i paqëndrueshëm, me reshje lokale të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu dhe breshëri. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 16 gradë, kurse maksimumi do të arrijë në 22 deri në 29 gradë. Në qytetin e Shkupit do të mbaj mot me vranësira të pjesshme, pasdite mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa në pjesë të luginave…

Lexo më Shumë

Si të pë do i ko dicio e i pa pagua shumë pa a. Me vapë që tashmë ka isu , është e evojshme pë do imi i ko dicio e it. Megjithatë, ke i evojë pë jë më y ë dhe këshilla të zgjua a pë të shma gu mbi ko sumimi e pa dë p e ë. Sek etet ja ë dy: Mi ëmbajtja e mi ë dhe pë do imi i kujdesshëm. Një he ë ë vit duhet bë ë jë ko t oll i mi ë dhe megjithëse shuma që duhet të pagua i mu d…

Lexo më Shumë

Drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat nuk është përgjigjur drejtpërdrejt kur është pyetur për rritjen e pritshme të çmimit të energjisë elektrike. Siç tha ai, rritja e çmimeve do të jetë e vogël, ndërsa livrimi i energjsë elektrike do të jetë 100 për qind. “Jam i bindur se çmimi që do të ofrojmë më 24 qershor, në tenderin e EVN Home, do të jetë 100% livrim i energjisë elektrike dhe çmim që nuk do të shkaktojë turbulenca të mëdha apo rritje të mëdha, gjegjësisht shtrenjtimet  do të jenë të vogla”, tha Talevski.

Lexo më Shumë

Kostadin Dimitrov nga Qendra për Efikasitet Energjеtik (MACEF), sonte në emisionin “Magazinën Ekonomike” në Alsat, tha se bllok-tarifat e reja për energjinë elektrike nuk do ta zgjidhin problemin e energjisë elektrike, por vetëm do ta zbusin situatën. “Cili është problemi që kemi sot, çmimi i lartë i energjisë elektrike. A do ta zgjidhim problemin me bllok tarifat – jo. Ne duam të vendosim një fashë në një plagë të thellë, nëse e prekim që të mos na dhemb. Do të ndihmojë, duhet bërë, por energjia në shoqëri duhet të drejtohet drejt zgjidhjes së problemit themelor. “Për të siguruar prodhim të…

Lexo më Shumë

A mund t’i lajmë atletet në lavatriçe? A lahen më mirë atletet me dorë apo në lavatriçe? Shumë njerëz zgjedhin t’i fusin në lavatriçe, sepse është pa dyshim shumë më e lehtë, nuk ka nevojë t’i fërkoni dhe pastrohen shumë më mirë. Megjithatë, për të vendosur nëse duhet t’i lani me dorë ose me lavatriçe, nisuni së pari nga materiali i atleteve. Atletet prej lëkure nuk duhet të lahen kurrë në lavatriçe, sepse ekziston rreziku i madh që të dëmtohen gjatë larjes. Nga ana tjetër, atletet prej pëlhure dhe pambuku mund të futen në lavatriçe pa asnjë problem. Çfarë duhet…

Lexo më Shumë

Përfshirja e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është kushti që “Ballkani i Hapur” të ketë sukses, ka thënë emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar. Derisa ka ofruar mbështetje për iniciativën rajonale, Escobar ka thënë se ajo duhet të jetë e hapur e t’i trajtojë në mënyrë të barabartë shtetet pjesëmarrëse. “Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë regjionin, promovojnë paqe dhe bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Besojmë që të ketë sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë për integrim ekonomik duhet t`i përfshijë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë të barabartë”,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovski “Pallati i Bardhë” i VMRO-DPMNE-së do të konfiskohet. Ky është aktgjykimi i Gjykatës Penale të Shkupit për rastin “Talir 2”, ndërsa konfiskimi përfshin edhe rreth 30 seli të tjera partiake. Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski u dënua me gjashtë vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i partisë Kiril Bozhinovski u dënua me dy vjet me kusht. “Në një situatë kur vijon përgjegjësia penale për veprimet e ndërmarra kundërligjore, dhe përfitimi është që sendet e përfituara nga kryerja e veprës penale, të konfiskohen si nga autori ashtu edhe nga persona të tretë. Mesazhi…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Termocentralet shtetërore do të sigurojnë sasinë e nevojshme të energjisë elektrike për furnizuesin universal EVN Home, por me çfarë çmimi dhe sa është rritur nga çmimi aktual, drejtori Vasko Kovaçevski nuk tregoi. Pavarësisht krizës energjetike, të cilën ai thotë se do ta ndjejmë sezonin e ardhshëm të ngrohjes, qytetarët e Maqedonisë prapëseprapë nuk do të ndjenin goditje të re të çmimeve. “Jam i bindur se çmimi që do ta ofrojmë më 24 qershor në tenderin e EVN Home do të jetë 100% furnizim i energjisë elektrike dhe çmim që nuk do të shkaktojë turbulenca apo rritje të…

Lexo më Shumë

Gazetare: Andrea Cobanova Shtrenjtimi i çmimit të ushqimit dhe karburanteve zhvlerëson pagat e qytetarëve. Paraja po humbet ngadalë vlerën me një inflacion rekord prej 12 për qind të matur në maj, shkruan Alsat. Pra, qytetarët që marrin minimumin 18 mijë denarë, për shkak të rritjes së çmimeve menjëherë humbin 2000 denarë, ose u vjen sikur të kenë 16 mijë denarë. Vlera e pagës zvogëlohet për 2 500 denarë nëse është 24 mijë, kurse të gjithë ata që kanë pagë mesatare prej 31 mijë, për shkak të rritjes së çmimeve humbën 3.300 denarë. Vlera e pagës me rritjen e inflacionit 18.000…

Lexo më Shumë