Author: almakos

Ja çfarë duhet të bëni për t’u mbrojtur nga rrufeja. Këto janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh gjatë stuhive natyrore: Të gjitha stuhitë përmbajnë vetëtima. Nëse jeni gjendur jashtë gjatë një stuhie, mos qëndroni pranë një pemë, një shtylle telefoni ose shtyllë flamuri. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit. Nëse jeni duke luajtur golf dhe një stuhi afrohet, ulni shkopinjtë, largohuni nga karrocat metalike të golfit, hiqni këpucët e golfit dhe qëndroni larg pemëve. Hyni brenda sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse ju ngriten flokët, d.m..th. që do t’ju godasë…

Lexo më Shumë

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se mbrëmë ka realizuar bisedë telefonike me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Macron shprehu gatishmërinë që t’i thërrasë në Paris, “që kur të vijë koha”, që përfaqësuesit e autoriteteve në Sofje dhe Shkup të përfundojnë një marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, raporton “AFP”. “Franca, e cila do të kryesojë Këshillin e BE-së deri në fund të këtij muaji, ka shtyrë për një zgjidhje të mosmarrëveshjes midis dy palëve javët e fundit”, tha Macron mbrëmë. Në komunikatë thuhet…

Lexo më Shumë

Të martën e të mërkurën do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur. Kësaj here do të mbahet në Ohër, ndërkohë që pos tri shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tash iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Nga Presidenca e Serbisë, kanë njoftuar se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të takohet ndër të tjera edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija, shkruan “b92” të martën. Kosova ka refuzuar në…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Do të fryjë një erë e fortë në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 17, ndërsa temperatura maksimale do të lëvizin prej 25 deri në 31 gradë celsius. Deri ditën e premte moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe në shumë vende do të ketë kushte për reshje të shiut.

Lexo më Shumë

01:29 | 7 Qershor 2022 Është viti 2022, dhe pavarësisht gjithë teknologjisë së përparuar që kemi në dorë, ne ende nuk kemi gjetur jetë inteligjente jashtë planetit tonë. Me teleskopët tanë aktualë, ne mund të shohim objekte në hapësirë ??që janë më shumë se 30 miliardë vite dritë larg, ndërkohë që kemi zbuluar triliona yje dhe planetë, ne jemi ende shumë të vetmuar në univers. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se alienët nuk ekzistojnë, ose nuk kanë ekzistuar kurrë. Këtu janë disa shpjegime logjike se pse nuk i kemi gjetur ende. 1. Jetojnë nën sipërfaqe Një gabim që…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka dorëzuar propozim-amendament për Buxhetin për vitin 2022, me të cilin synohet të sigurohet mjete për rritjen e pagës për 2.806 denarë për punëtorët e sektorit publik. Propozimi, siç njoftojnë nga LSM, është dorëzuar sot dhe presin që të përkrahet nga të gjithë deputetët, veçanërisht nga partia që i ka thirrur që të paraqesin propozimin për financimin e rritjes lineare të pagave në sektorin publik. “Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot para deputetëve ka dorëzuar propozim me amendament me të cilin kërkohen ndryshime dhe plotësime të buxhetit, përkatësisht sigurimin e mjeteve me të cilat do…

Lexo më Shumë

Qeveria do të publikojë listën e të gjitha kompanive që shkaktuan kërcimin artificial të çmimeve pasi shërbimet inspektuese të përcaktojnë nëse rritja e çmimit është reale, tha sot zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai tha se është bërë rritje artificiale e çmimit të produkteve të caktuara. “E kam thënë edhe javën e kaluar se ka një rritje marramendëse dhe artificiale të çmimeve. Ja dy shembuj se pse e thash këtë. Në vetëm dy ditë marzhi i fitimit për pastat nga një prodhues u rrit nga 4%, më 31 maj, në 72.5%, domethënë qytetarët paguajnë një marzh fitimi 65% …

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Amvisëritë do të ndahen në katër bllok tarifa që do të përdoren për të llogaritur shumën e faturës së energjisë elektrike, shkruan Alsat. Rregullatori dhe ekspertët që hartuan propozim rregullat e reja thonë se 87 për qind e amvisërive do të kishin fatura më të ulëta të energjisë elektrike, nëse rregullorja e re do të ishte e vlefshme nga janari deri në fund të këtij muaji. Tani që pritet një korrigjim në rritje i çmimit, autoritetet thanë se nuk mund të llogarisin saktë se si do të duken saktësisht faturat e qytetarëve. Por thonë se bëjnë gjithçka,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Tre mjekët nga Struga, ndaj të cilëve Prokuroria Themelore Publike ka ngritur akuza për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, së bashku me avokatët e tyre nuk janë paraqitur në seancën kryesore në fillimin e procesit gjyqësor në Gjykatën Themelore në Strugë, pas çka e njëjta u shty, shkruan Alsat. Ish-drejtori i spitalit të Strugës, Muhamed Asani, është i akuzuari i parë për nënën nga Dibra, Jilldiz Veapovska, së cilës pas një operacioni cezarian iu hoqën mitra, vezorja dhe njëra veshkë. “Nuk e di nëse kanë ndërgjegje, së pari që më kanë bërë kështu dhe më…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi 30 policë të sistemuar në vendkalimin kufitarë “Bllacë” do të penalizohen me masa disiplinore shkaku i prishjes së qëllimshme të kamerave trupore. Dyshimet lidhen me raportimin e Televizionit Alsat më 15 prill për shkatërrimin e qëllimshëm të kamerave mobile nga ana e disa nëpunësve të policisë, veprim ky i cili (jo zyrtarisht) për motiv ka pas shmangien e gjurmëve nga korrupsioni i mundshëm dhe abuzimi me detyrën zyrtare. Ministria e Brendshme njofton për Alsat se përgjegjësia e tyre është vërtetuar, ndërsa Komisioni përkatës është duke punuar në përgatitjen e masave. Për pesë policë kërkohet masa e kompensimit…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të hënën e përshkroi si “të paprecedentë” një veprim të tre vendeve të Evropës Lindore për të bllokuar aeroplanin e tij që të udhëtonte në Serbi. Në këtë drejtim, ai ka thënë se “ende nuk kishte marrë një shpjegim për vendimin e tyre”, shkruajnë mediat e huaja. Ai tha se në vend të kësaj do ta ftonte homologun e tij serb që ta vizitojë në Moskë, duke shtuar: “Gjëja kryesore është se askush nuk do të mund të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Serbinë”. Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – mbyllën hapësirën…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Lideri i VMRO-së, Hristjan Mickoski, ka reaguar në lidhje me seancën për procedurën disiplinore ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, pasi pushteti votoi kundër, shkruan Alsat. Ai ka thënë se nga sot Kodi Etik i deputetëve nuk ekziston. “Nga sot Kodi Etik i deputetëve nuk ekziston. Me veprimin e sotëm LSDM-ja e arsyetoi sjelljen e Xhaferit ndaj nëpunësve të Kuvendit. Ofendimi ndaj nëpunësve dhe mbyllja e derës për deputetët e opozitës është diçka që ndodh në çdo institucion dhe që e përjeton secili qytetar çdo ditë, me mobing dhe nënçmime”, tha Mickoski. Kujtojmë se sot përfundoi pa…

Lexo më Shumë