Author: almakos

Ministria e Punëve të Jashtme refuzoi kërkesën e Ambasadës Ruse për miratim të posaçëm për shfrytëzimin e hapësirës ajrore për fluturime drejt Beogradit, për shkak se Qeveria tashmë ka marrë vendim të përgjithshëm për mbylljen e hapësirës ajrore të Maqedonisë për kompanitë ajrore në pronësi të Federatës Ruse. Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar sot lidhur me vendimin për të mos lejuar fluturimin mbi hapësirën tonë ajrore me aeroplanin me të cilin ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të udhëtonte në Serbi. Vendime për ndalimin e fluturimit të avionit të Lavrov mbi hapësirën e saj ajrore kanë marrë…

Lexo më Shumë

Komisioni Parlamentar për Rregulloren dhe Imunitetin Mandatues sot do të mbajë seancë. Në rend dite të seancës është raporti për shkelje të Kodit të Etikës nga deputeti, njëherazi dhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi, i dorëzuar nga deputetët e VMRO-së, më 18 maj 2022. Kryeparlamentari Talat Xhaferi në konferencën e fundit për media tha se nuk ndjen përgjegjësi që t’u kërkojë falje zyrtarëve parlamentar të cilëve u ka drejtuar fjalë fyese. Ai nuk konsideron se ka shkelur Kodin e Etikës dhe thotë se për këtë çështje ka një procedurë që po vazhdon në organet e Kuvendit. Në përfundim të seancës së 71-të,…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë zhvillohet pandërprerje por në rrugë me lagështirë me kujdes të shtuar, për shkak të reshjeve lokale. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikën kufitare “Bogorodicë”, largimi nga vendi zgjat rreth 20-30 minuta, njofton AMSM. Ndërsa në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i paqëndrueshëm. Do të kemi mëngjes me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga mesdita vranësirat do të shtohen dhe në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, të përcjella me shtrëngata dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 26 deri në 33 gradë. UV indeksi do të jetë = 7 Në Shkup paradite do të mbaj…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi Qytetarët thonë se është papërgjeshmëri maksimale të lejosh një 16 vjecar të drejtojë veturë dhe bëjnë apel ndaj uniformave të policisë të bëjnë më shumë kontrolle në terren, sepse siç thonë shkelje të kësaj natyre ka me dhjetera çdo dite. “Nuk është normale. Por, më shumë fajin e  ka familja, baballarët, që u japin leje të drejtojnë vetura. Duhet të bëhen shumë më tepër. Shumë lëshime ka policia. Daja, nipi, nipi, daja duke I lëshuar ashtu bëhen këto aksidente. Duhet këndej të kalojnë, jo në atë anë. A keni kaluar ju ndonjëherë andej?– Shumë herë kam kaluar,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Hotelierët dhe gastronomët shprehen të pakënaqur me numrin e kuponëve turistikë, që shteti ka dhënë për këtë vit, për të ndihmuar sektorin e turizmit, nëse e dinë se edhe ky sezon do të jetë i pasigurt, për shkak të krizës ekonomike në vend dhe në botë, dhe lufta ne Ukrainë. “Pasojat e pandemisë vazhdojnë. Ne në industrinë e turizmit po luftojmë me pasojat e pandemisë. Një nga goditjet më të mëdha përveç te agjensitë turistike i vuajnë edhe aviokompanitë. Ata ishin ndër më të prekurit nga kjo pandemi”, deklaroi Jakim Malenko-pronar i një Agjensie turistike Ministri i…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmbylli shënimin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj, partie më një organizim në parkun e Çairit. “Dy dekadave tona dje dhe pardje iu gëzuan me dhjetëra dhe mijëra qytetarë në sheshin e Shkupit dhe Tetovës. Dhe atë me arsye të fortë dhe të shëndoshë, sepse kanë për çfarë të gëzohen dhe të festojnë. Të gjitha bashkërisht i gëzohen në radhë të parë paqes, pajtimit, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, barazisë dhe drejtësisë, demokracisë kondensuale, integrimit të brendshëm rajonal dhe atij euro amerikan, si dhe të ardhmes, agjendës së blertë. E ardhmja…

Lexo më Shumë

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Prej tyre 24 janë për tejkalim të shpejtësisë, 25 për drejtim të automjetit pa patentë shoferë dhe 67 kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë. Sipas MPB-së, dy masa janë shqiptuar për përdorim të celularit, 35 për drejtim automjetit nën efektin e alkoolit, pesë për kalim në semafor të kuq, 16 për automjete të paregjistruara, si dhe nëntë për shofer fillestar. Nga MPB thonë se edhe në ditët në vazhdim do të ketë kontrolle të intensifikuara. Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për…

Lexo më Shumë

Sot në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës, që u dënua i pafajshëm për rastin e montuar të “Sopotit”. Sulejmani, apo i njohur si Baca Sylë ishte arrestuar në maj të 2003 me akuzën e montuar se bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë kishte vendosur një minë shpërthyese në dalje të fshatit të tyre, ku kishin humbur jetën dy ushtarë polak të misionit të NATO-s. Baca Sylë ishte ndër 11 të dënuarit e fshatit me 156 vite burg, ku ai vuajti afër 7 vite burg. Pas rigjykimit të rastit, me insistim të bashkësisë…

Lexo më Shumë

Sapo mora vesh në takimin tonë me Bujar Osmanin për djegien e shtëpisë së kulturës, u nisa për në Manastir. Në vend e takova drejtorin e policisë së Manastirit. Faleminderit për reagimin e shpejtë si të zjarrfikësve ashtu edhe të policisë, prokurorit kujdestar. Drejtori i policisë merr përsipër të bëjë të gjitha përpjekjet për identifikimin e autorit të këtij akti fatkeq dhe akt vandalizmi. Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska, e cila ndodhet për një vizitë dyditore në Shkup. “Pritjet e mia janë që gjyqësori në RMV të bëjë punën e tij. Në një nga kamerat pashë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Timço Mucunski, sekretarin ndërkombëtar Stefan Andonovski dhe anëtaren e Komitetit Ekzekutiv dhe zëdhënësen Marija Miteva, takuan ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska. Në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe sfidat e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane. Mickoski theksoi shqetësimin për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe kërkoi hapjen e negociatave pa kushte. Mickoski theksoi se VMRO nuk do të pranojë një marrëveshje që është rezultat i negociatave në të cilat nuk merr pjesë partia më e madhe politike VMRO dhe negociatave që janë në dëm të…

Lexo më Shumë