Author: almakos

Gazetar: Lluka Andreev Dialogu strategjik do ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, tha sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, i cili priti në Uashington delegacionin zyrtar të Maqedonisë, të kryesuar nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Diskutimet e para të Dialogut Strategjik mes dy vendeve, që kanë nisur dje, kanë pasur në fokus bashkëpunimin ekonomik, investimet, sigurinë dhe forcimin e demokracisë. “Ne e vlerësojmë agjendën e rëndësishme të reformave që Maqedonia e Veriut po ndërmerr në demokraci, energjetikë, iniciativa ekonomike rajonale – të gjitha këto gjëra janë të rëndësishme, dhe ne i mbështesim fuqimisht.…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili BDI për dy ditë radhazi hesht se sa do të kushtojnë aktivitetet dhe koncertet për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të partisë dhe kush do t’i paguajë ata shpenzime, shkruan Alsat. Në opinion flitet se vetëm këngëtarët e angazhuar do të paguhen nga 4 000 deri në 8 000 euro, ndërsa të gjitha shpenzimet e aktiviteteve mbërrijnë rreth 100 000 euro. Alsat dje dërgoi pyetje konkrete pranë selisë së BDI-së dhe sekretarit organizativ, por akoma nuk ka marrë përgjigje mbi pyetjet e ngritura. Ish-politikani Hysni Shaqiri i vlerëson si të pandershme koncertet në periudhë kur qytetarët…

Lexo më Shumë

Pas propozimeve të presidentit të Francës, Emanuel Macron, për krijimin e një “Bashkësie politike evropiane” dhe të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për “Bashkësi gjeopolitike evropiane”, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian po dalin po gjithashtu me ide për forcimin e lidhjeve të vendeve të rajonit të Ballkanit me BE-në. Në një “non-paper”, Austria ka propozuar një “integrim gradual” të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë nga Ballkani Perëndimor. “Ne duhet të mendojmë përtej mjeteve ekzistuese të zgjerimit dhe fqinjësisë dhe të përdorim potencialin e papërdorur deri më tani. Përgjatë rrugës drejt anëtarësimit të plotë, ne duhet të krijojmë mundësi…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia në Tetovë ka arrestuar 25 vjeçarin D.I. i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht njerkën e tij. “Mbrëmjen e djeshme (02-qershor) rreth orës 22.00, në rrugën “29-Nëntori” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 25-vjeçarin D.I. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga njerka e tij 48-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës s djeshme në Tetovë, në prani të prindërit të tij është arrestuar një i mitur. “Punonjësit policorë të SPB-Tetovë dje (02-qershor) rreth orës 18:40, në rrugën “172” në Tetovë, në prani të prindit, kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit tek ai është gjetur marijuhanë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 58 vjeçarin Z.G. nga fshati Oreshan, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale që është e dënueshme në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor në shtëpinë dhe një hapësire ndihmëse, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë dhe municion. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi për armëmbajtje pa leje.

Lexo më Shumë

Abil Baush – analist ekonomik, në “Rruga Drejt” në Alsat, duke folur në lidhje me futjen në politik të BDI-së pas luftës, sipas tij, në këto 20 vite të një historie kishte qenë mirë të përmbyllen me një analizë shkencore. Ai u shpreh se në vend nga formacioni ushtarak u arrit që të krijohet një lloj legjitimiteti politik. “Të gjitha formacionet ushtarake në Ballkan u futën në politike, por vetëm këtu tek ne, formacioni ushtarak i UÇK-së, në këtë rast BDI-ja, arriti të jetë pjesë e qeverisjes së vendit. Në çdo shtet tjetër formacionet ushtarake i formonte vet shteti, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur, që pritet të mbahet në Ohër, në datat 7 dhe 8 qershor 2022. Në letrën e Kurtit drejtuar kryeministrit Kovaçevski, ai shprehet se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në vitin 2020 dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian. Sipas Kurtit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë…

Lexo më Shumë

Besim Hoda – kryetar i OVL-UÇK-së, sonte në “Rruga Drejt” në Alsat, ka folur në lidhje me festën e 20-vjetori të BDI-së, derisa është përgjigjur direkt në pyetjen se a ka pas ftesë ndonjëherë për të qenë pjesë e kësaj partie. “Jo. Paraprakisht dukej se janë informuar se nuk do të ishte kënaqësi për mua që të isha pjesë. Dhe nuk ka qenë kënaqësi as për ata që të jem pjesë e saj. Sidoqoftë, uroj që muzika ose festa që ata do të bëjnë t’u përkujtojë në mbrëmje se pse kanë ardhur ata në skenën politike, si i ka pritur…

Lexo më Shumë

Disa nga masat do të vazhdohen deri në fund të vitit, ndërsa një pjesë do të ri-dizajnohen, me qëllim që të përkrahet standardi i jetesës së qytetarëve më të prekur nga kriza në periudhën e ardhshme. Masat do të përgatiten me kohë dhe do të prezantohen në kohën e duhur, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Duhet të jemi të përgjegjshëm si në aspektin buxhetor ashtu edhe në aspektin e likuiditetit, stabilitetit të sistemit financiar dhe për këtë arsye masat janë paraparë që të zgjaten deri në fund të vitit dhe disa do të ri-dizajnohen”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovski Kushtetuesja pret gjykatës, ndërsa deputetët grinden me njëri-tjetrin për kandidatët. VMRO-DPMNE kërkoi nga kandidatët që të paraqiten para Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, e më pas deputetët t’u bëjnë pyetje. Por, ky propozim i Antonio Milloshoskit nuk u mbështet nga të gjithë anëtarët e Komisionit. Sipas mazhorancës, rregullorja e punës nuk e lejon një gjë të tillë. LSDM-ja akuzon VMRO-në se ka propozuar njerëz të saj të ngushtë partiak. Disa kandidatë u kontestuan, duke përfshirë Savo Klimovskin, i cili ishte kryetar i Kuvendit nga viti 1998 deri në vitin 2000 gjatë kohës së VMRO-së, së Ljubço Georgievskit.…

Lexo më Shumë

Ka filluar inspektimi i Prokurorisë së Tetovës, në ish kombinatin e duhanit në Tetovë, i cili të hënën u përfshi nga flakët, shkruan Alsat. Nga Prokuroria e Tetovës njoftojnë se në këtë inspektim, është i kyçur një prokuror i prokurorisë themelore të Tetovës, Policia, por edhe ekspertët e zjarrit nga Shkupi, të cilët, brenda ditëve në vazhdim, duhet të përcaktojnë shkaqet e zjarrit, por edhe vendin ku dhe si ka filluar zjarri. Nga Prokuroria e Tetovës nuk informojnë se sa pritet të zgjasë inspektimi dhe cilat janë hapat e mëtejme që do të ndërmerren. Të hënën në orën 9 të…

Lexo më Shumë