Author: almakos

Gazetare: Melihate Rustemi Profesorët e Universitetit, “Shën Kirili dhe Metodij” ngritën zërin për rritje pagash. Përmes një proteste të qetë, Lidhja e sindikatave të USHKM-së tha se në historinë e këtij universiteti, gjendja e të punësuarve kurrë nuk ka qenë më e mjerueshme se sot, shkruan Alsat. Një doktor shkencash merr pagë më të ulët se paga mesatare në vend. “Durimit i erdhi fundi, ne patjetër të luftojmë për të drejtat tona, ne duhet të luftojmë për paga dinjitoze, nëse këtë nuk e bëjmë, askush tjetër këtë nuk do ta bëj për ne. Ne nuk do të heshtim më. Autonomi…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Punonjësit e Librave Amë kanë paralizuar për disa orë komunikacionin në Shkup në protestën e tyre për rritjen e pagave dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, shkruan Alsat. Përfaqësuesit e sindikatës thonë se punonjësit e tyre vazhdojnë të marrin pagë minimale prej18 000 denarësh dhe se nuk do të kthehen në vendin e punës derisa nuk pranohen kërkesat e tyre. “Kërkojmë 30% rritje të pagës dhe 50% të pagës mesatare për K-15. Do të thotë këto kërkesa kanë mbetur pa na u plotësuar. Sa është për momentin paga mesatare që e merr një i punësuar në drejtorinë tuaj? 18.000…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMRO-së dhe koalicionit “Ripërtrirja për Maqedoninë” sot i kanë dorëzuar kryeparlamentarit Talat Xhaferi kërkesë për caktimin e seancës urgjente në të cilën në rend dite do të jenë propozim ligjet që i ka dorëzuar kjo parti në Kuvend. “Bëhet fjalë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerën e shtuar – TVSH dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për akciza”, tha në konferencën e sotme për media, koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski. “Kërkojmë që kjo seancë të mbahet sa më shpejt, duke mos humbur as edhe një minutë kohë. Pasi Qeveria vendosi…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur e punonjësve të Librave amë ka bllokuar qarkullimin në bulevardin “Shën Kirili dhe Metodi” dhe në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” në qendër të kryeqytetit. Bllokada nga punonjësit e Librave amë vjen pas një proteste para Ministrisë së Financave javën e kaluar, e cila dështoi dhe kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive nuk u plotësuan.

Lexo më Shumë

Në këto momente po mbahet protestë e qetë e profesorëve të universitetit Shën Kirili dhe Metodij, e cila u organizua nga Lidhja e Sindikatave të Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, shkruan Alsat. Kjo protestë po mbahet në lidhje me pagat e ulëta që siç thonë profesorët protestues, i kanë shumë herë më të ulëta se universitetet në rajon. “Pagat e të punësuarve në USHKM janë shumë të ulëta, madje disa herë më të ulëta se ato të Universiteteve në rajon”, thonë ndër të tjera ata./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Bedri Fazli nga BDI, në Magazina Ekonomike në Alsat ka folur edhe në lidhje me 100 mijë eurot që partia e tij do t’i shpenzojë për një koncert. Ai nuk ka dhënë informacione shtesë në lidhje me paratë, derisa ka thënë se nuk e di sa është ajo shumë. “Unë këtë informacion nuk e kam se sa do të kushtojë manifestimi i BDI-së, por një është fakt se BDI, feston 20-vjetorin e saj në skenën politike në vendin tonë, dhe i keni parë edhe reklamat që shkojnë se qytetarët janë të kënaqur me veprimin tonë politik”, ka thënë Fazli. Tutje…

Lexo më Shumë

Bedri Fazli nga BDI, në Magazina Ekonomike në Alsat, ka folur për rritjen ekonomike dhe afatin e masave antikrizë. Ai ka thënë se duhet të jemi të vetëdijshëm se shteti është në kriza permanente të cila sipas tij dërguan të rritja e çmimeve. “Ne si parti që jemi në pushtet kemi marrë masa, dhe ato masa ne duhet të jemi të vetëdijshëm për arsye se shteti jonë është në kriza permanente si COVID-19, kriza energjetike…dhe të gjitha këto kriza dërguan deri tek rritja e çmimeve në vendin tonë. Të gjitha këto çmime kanë impakt edhe në inflacion. Ne aspektin e…

Lexo më Shumë

Në ditën botërore të fëmijëve, kompania “Flex Kredit”, e cila tashmë 2 vite operon në tregun vendor, ka vendosur të japë mbështetjen e saj për Fshatin e Fëmijëve “SOS”. Përfaqësuesit e kësaj kompanie, e cila ka mbi 150 të punësuar, parat e planifikuar për festimin e dy vjetorit të kompanisë sot i dhuruan për fëmijët pa prindër apo kujdes prindërorë. Ata nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi për të mbështetur këta fëmijë edhe në të ardhmen, shkruan Alsat. “Në mënyrë plotësuese të njëjta mjete që dedikuara për të festuar dy vjetorin, t’i rrisim për disa herë dhe siç thash, të bëhemi…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski A mund të zbutet vala e re e rritjes së çmimeve nga deputetët? Në një situatë ku nuk ka masa aktive të qeverisë për ruajtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve, deputetët janë në test. A do të marrin guximin më në fund dhe të punojnë në interes të qytetarëve dhe jo për qëllime partiake? Shumiva qeverisëse thotë se së shpejti do të ketë masa të reja për qytetarët dhe kompanitë. “Në rebalancin e buxhetit, janë rezervuar apo ndarë mjete në vlerë prej 76 milionë eurove, të cilat janë pikërisht për marrjen e masave, në mbështetje të qytetarëve…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Anti-korrupsioni do të ngre iniciativë për ndjekjen penale të dy ish-sekretarëve të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zekiri lidhur me dyshimet se për pesë vite kanë punësuar në sekretariatin e Qeverisë qindra persona me kontrata autoriale. Sipas anti-korrupsionit këto vendime nuk kanë qenë në përputhshmëri me Ligjin për punësim në sektorin publik, me çka e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 2,5 milionë euro. “Nga viti 2017 deri në fund të tetorit të vitit 2021 janë paguar 153 milion e 244 mijë e 219 denarë, ose 2 491 776 euro… Në vitin 2017 janë angazhuar 93…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Fëmijët e çerdheve i dhanë fund kapitullit të parë edukues parashkollor për të vazhduar më tutje si nxënës filloristë, shkruan Alsat. Festa e tyre e njohur ndryshe si mini-matura këtë herë u shënua duke prezantuar traditën dhe kulturën e vendeve të botës përmes këngës dhe valles të luajtur nga mini-maturantët. “Ne fidanët e vegjël të çerdhes “Fidani’ u rritëm kaq të mëdhenj dhe tani duhet të shkojmë në shkollë. Prandaj, u mblodhëm sot këtu që të gjithë së bashku ta festojmë minimaturën tone”, tha një fëmijë. “Unë jam Poema, jam veshur si meksikane. Fustanin ma ka qep…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani 75 amvisëri dhe objekte afariste kanë paraqitur dëmet nga vërshimet e të dielës. Në mesin e tyre është edhe shkolla fillore “Liria” e cila edhe pse është rikonstruuar një vit më parë, uji ka depërtuar në bodrumet e saj, shkruan Alsat. Komisioni komunal, në terren po bën regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve. Komuna përsëriti thirrjes ndaj Qeverisë që t’i ndihmojë në kompensimin e dëmeve. “Numri i dëmeve është rritur deri në 75. Komisioni ka dalë në terren dhe kërkesa e radhës që e kemi ndaj qeverisë, është që, të ndihmoj në shpagimin e dëmeve të shkaktuara nga…

Lexo më Shumë