Author: almakos

Gazetar: Igor Stefanovski Emërimi i gjykatësve kushtetues këto ditë pritet të jetë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, është shprehur në bisedë telefonike për Alsat, kryetarja e komisionit, Marija Georgievska. Ajo siguron se deri më tani nuk është mbajtur seancë për emërimin e gjykatësve për shkak të obligimeve të punës nga anëtarët e Komisionit. “Seanca për përzgjedhjen e gjykatësve kushtetues do të jetë në rend dite. Biografitë e kandidatëve të propozuar u janë dorëzuar deputetëve. Kuptohet që afatet vazhdojnë dhe duhet të jemi të shpejtë. Shpresoj që sa më shpejtë të emërohen gjykatësit kushtetues. Pres konstruktivitet nga kolegët”, deklaroi Marija…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi Me peletat që kanë pësuar rritje për më shumë se 50% dhe çmimit të energjisë elektrike që gjithashtu pritet të rritet, vëmendja e qytetarëve është drejtuar tek druri, për të cilin këtë vit ka kërkesë rekord në krahasim me vitet e kaluara. Megjithatë edhe për këtë lëndë në fund të qershorit do të propozohen çmime të reja, fatkeqësisht më të larta. Nga përllogaritjet e para të “Pyjeve Të Maqedonisë”, pritet që një metër kub dru ahu, nga 2890 denarë, të kushtojë 3500 denarë. Valentin Gruevski , nga “Pyjet e Maqedonisë” për emisionin 360 gradë tha se ata…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Pas zjarrit dhe tymit të zi që mbuloi Tetovën, ajri është shumë më i ndotur se një ditë më parë. Ndotja në mëngjes tejkaloi për rreth 20 për qind normën e lejuar të ndotjes, ndërsa gjatë ditës vazhdimisht ka shënuar rritje. Ndërkohë nga Ministria e Ekologjisë këmbëngulin se ajri nuk është i ndotur. “E rëndësishme është që të dinë edhe qytetarët se vlerat në cilësinë e ajrit tani për tani janë brenda normales, por do jemi në koordinim me kreun e komunës për të informuar qytetarët nëse ka ndryshim në vlerat e ajrit”, deklaroi Naser Nuredini, ministër…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në ditën e dytë të Forumit Ekonomiko-Financiar në Shkup tha se vendit i nevojitet një model i rritjes ekonomike rezistente ndaj krizave. Sipas tij nëse duam progres të qëndrueshëm, prioritet i parë është të ri mendojmë modelin e zhvillimit ekonomik, nëse ambicia jonë është jo vetëm të mbijetojmë, por edhe të përparojmë. “Disa nga këto politika do të jenë të dhimbshme, por në planin afatgjatë janë të nevojshme dhe të dobishme. Prandaj, është mirë të ndërtohet një model i rritjes ekonomike që do të jetë rezistent ndaj krizave. Pyetja kryesore është…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka privuar nga liria 41 vjeçarin nga Gostivari i cili akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike. “Mbrëmë (31-maj) rreth orës 02:30, në rrugën “Pitarnica” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 41-vjeçarin G.S. nga Gostivari, i cili paraprakisht ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditë së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 172 gjoba për shkeljeve të rregullave në trafik. Prej tyre: 31 për tejkalim të shpejtësisë, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, ndërkohë që u janë shqiptuar edhe 18 gjoba këmbësorëve. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për kalim në të kuqe në semaforë dhe katër gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve./Alsat.mk

Lexo më Shumë

08:12 | 30 Maj 2022 Artan Hadri është një jurist i njohur në Kosovë. Ai prej moshës 9-vjeçare ka një pasion të veçantë dhe bëhet fjalë për udhëtimet, veçanërisht të largëta. Së fundmi, Hadri ka udhëtuar në Iran me motor për katër ditë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ndau të gjitha të fshehtat e këtij udhëtimi dhe peripecitë që hasi gjatë rrugës. “Nuk është Irani aq vendi i rrezikshëm sa paraqitet në media. Kam dashur t’i tregojë të gjithëve se çfarë bëhet atje. Mund të futesh me një pasaportë kosovare, vetëm me pas mund dhe…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Një ditë pas reshjeve të rrëmbyeshme në rajonin e Tetovës, banorët pastrojnë shtëpitë dhe bodrumet e tyre dhe bëjnë vlerësimin e dëmeve. Alsat mëson se gjatë ditës te autoritetet lokale, 28 familje dhe biznese kanë raportuar për dëme nga vërshimet. Ndërsa me pronarët e bizneseve të cilët i takuam, thonë se do u duhet kohë ti kthejnë bizneset e tyre në funksion. “Kemi dëme të mëdha, këto automjete janë të klientëve, kemi komorën atje dhe makinerinë. A e keni aparaturën funksionale? Jo një metër e gjysmë ka qenë në ujë, duhet të kontrollohet”. “Gjendja është keqësuar nga…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petreski Lidhja e sindikatave kundërshton ndryshimet e propozuara në ligj që do të lejojnë tregtarët në qendrat turistike të punojnë edhe të dielave. Këto ndryshime janë propozuar me iniciativë të pronarëve të dyqaneve në Ohër, të cilët kanë marrë mbështetje nga pushteti lokal në Ohër, e më pas edhe nga grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së, por edhe nga Ministria e ekonomisë. LSM vlerëson se ndryshimet janë kundër punëtorëve. “Ministria e ekonomisë tashmë ka lejuar që pronarët të punojnë vetë të dielave në vendet turistike dhe në tregtinë me pakicë. Duke u kujdesur për punëtorët dhe familjet e tyre…

Lexo më Shumë

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në fabrikën në hyrje të qytetit të Tetovës, cilësia e ajrit është përkeqësuar dukshëm. “Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë apelojnë qytetarët që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekur janë ata me sëmundje pulmonare dhe sëmundje të zemrës, të cilët duhet të qëndrojnë sot në shtëpi dhe të ndjekin raportet për cilësinë e ajrit Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse, mundësisht N95”, thonë nga QMK. Nga QMK…

Lexo më Shumë

Ekipi i ARM, kanë thënë se zjarri në Tetovë, tashmë është lokalizuar, shkruan Alsat. Sipas raportimit të gazetarit të Alsat, Bashkim Sylejmani nga vendi i ngjarjes, ende shihen flakët, mirëpo nga ARM, kanë thënë se tanimë zjarrin e kanë nën kontroll./ Alsat.mk

Lexo më Shumë