VMRO-DPMNE-ja edhe zyrtarisht dorëzoi sot në Kuvend interpelancën për kreun e këtij institucioni, Talat Xhaferi. Partia e Mickoskit akuzon Xhafertin për kaosin e shkaktuar në Kuvend, e që sipas tyre kupa u mbush me mbylljen më çelës të dyerve të sallës ku mbahen seancat plenare. “Përmes interpelancës do të zbulojmë dhe do t’i nxjerrim në dritë të gjitha gjërat që janë në dëm të qytetarëve dhe shtetit, ndërsa gjëra të tilla ka shumë”, tha Nikolla Misevski, koordinator i VMRO-DPMNE, duke nënvizuar se ai dhe partia e tij nuk janë aspak fajtor për kaosin që po mbretëron në vend.
Author: almakos
Një person është lënduar gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit në Tetovë, shkruan Alsat. Ky person ka qenë një qytetar I cili ka ndihmuar derisa disa persona të tjerë kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi. Pas pak ALSAT sjellë detajet tjera./ Alsat.mk VIDEO
Zjarri që kaploi ish fabrikën e Monopolit në Tetovë ka shkaktuar tym të zi dhe shumë të dendur i cili do të ndikoj në ndotjen e ajrit dhe ndaj shëndetit të të sëmurëve kronik, andaj autoritetet kompetente bëjnë apel që të sëmurët kronik dhe gjithë ata që kanë probleme me organet e frymëmarrjes të mos dalin pa nevojë. Edhe policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve për-rreth ish fabrikës së Monopolit. Ndryshe përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit vazhdojnë edhe më tutje. Në ndihmë siç kemi raportuar më herët zjarrfikësve nga Tetova u kanë dalë kolegët e tyre nga Gostivari…
Zjarrfikësit po vazhdojnë përpjekjet për lokalizimin e zjarrit që para pak çastesh kaploi ish fabrikën e duhanit në Tetovë. Në ndihmë të tyre përveç disa kompanive private kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Gostivari. Gazetari i Alsat nga Tetova, Bashkim Sulejmani raporton se deri në këto momente nuk ka persona të lënduar. Alsat mëson se drejt Tetovës janë nisur edhe zjarrfikësit nga Shkupi për t’ju ofruar ndihmë në shuarjen e zjarrit kolegëve të tyre nga Tetova.
VMRO-DPMNE-ja sot dorëzon interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, për siç theksoi shkelje të kodit të etikës së deputetëve dhe për shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit. “Në pajtim me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e dorëzojmë këtë interpelancë. Ne nuk presim që pushteti i udhëhequr nga LSDM dhe Dimitar Kovaçevski do të merr guximin që ta votojë këtë interpelancë dhe se 61 deputetë të qeverisë do ta dëgjojnë zërin e popullit për shkarkimin e Talat Xhaferit”, tha ditë më parë Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së. Që interpelanca të kalojë, duhet të…
13:59 | 29 Maj 2022 Policia franceze ka gjetur 60 mace të ngordhura brenda një frigoriferi dhe saksive të luleve, në një apartament që dikur i përkiste dy të sëmurëve mendorë. Pas kryerjes së obduksionit tek macet është konstatuar se nuk ishin keqtrajtuar, shkruan Sky News transmeton arbresh.info Dy javë më parë dy persona janë nxjerr nga një apartament në qytezën Belgar en Forec në afërsi të Lionit, pasi që nuk kishin paguar qiranë. Në ato momente kishin dy qentë e tyre dhe rreth 30 mace. Besohet se dyshja kishin probleme mendore dhe prej kohësh ishin diagonisfitikuar si të tillë.…
Shtabi Komunal i Krizave ka mbajtur seancë pasdite në Tetovë për shkak të stuhisë në qytet dhe dëmeve materiale të shkaktuara në pronat e qytetarëve dhe institucioneve në nivel lokal. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, informoi se do të kërkohet ndihmë nga Qeveria për tejkalimin e situatës. – Investimet e pamjaftueshme në pjesën e kanalizimeve atmosferike kanë rezultuar që një numër i madh i rrugëve, më shumë bulevardeve dhe rrethrrotullimeve janë bllokuar dhe nën ujë. Fatkeqësisht, një pjesë e atij uji shkonte në bodrumet e shtëpive, veçanërisht në pjesën afër Tetovçankës, Teteksit dhe në të gjithë zonën e qytetit që është në pjesën e…
Të mërkurën përfundon afati për disa nga masat antikrizë të Qeverisë, pas së cilës pritet një rritje e re e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Sipas informacioneve, vaji për gatim pritet të rritet 7 denarë, kurse buka për 2 denarë të tjerë. Qumështi, nga ana tjetër, për të paktën 3 denarë, ndërsa vezët dhe një kilogram oriz do të rriten për 5 denarë. Kuvendi i Maqedonisë në mars miratoi masat kundër krizës të propozuara nga Qeveria, me të cilat ulet TVSH-ja për produktet ushqimore bazë nga 5 në zero për qind dhe ulet akciza për karburantet, Qeveria kufizon marzhin për…
Еdhe Ohri si shumë qytete tjera të vendit është goditur nga shiu i rrëmbyeshëm me breshër dhe erë të fortë, shkruan Alsat. Kujtojmë që edhe mbrëmë në këtë rajon kishte shi me erëra të forta ku sinoptikanët bënë apel që të shmangen lëvizjet lokale brenda dhe rreth grykave të lumenjve të vjetër, si dhe luginat që kanë qenë cak edhe dikur nga shirat e rrëmbyeshëm.
Gazetar: Miki Trajkovski Numri i qytetarëve të Maqedonisë që shkojnë për të punuar në Kroaci dhe Mal të Zi në disa nga objektet hoteliere dhe gastronomike po rritet çdo ditë. Nikolla Petreski, shef i kuzhinës nga Struga, tash e dy muaj është në bregdetin kroat. Ai thotë se kushtet e mira të punës dhe pagat më të larta janë arsyet kryesore që sezonin e verës ta kalojë duke punuar në Adriatik, shkruan Alsat. “Aktualisht jemi 40 shefa kuzhine në Adriatik, sipas disa statistikave tona, dhe në të gjithë Kroacinë rreth njëqind veta, vetëm nga Maqedonia. Njihemi, dhe kemi rrjetin tonë…
Gazetar: Evi Shkopi “Parqet në Komunën e Çairit, janë lënë pas orë. Mund të thuhet bindshëm, sepse gjendja në terren është katastrofale. Bari kositet pothuajse njëherë në muaj, por më parë punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime”, kryenin punën e tyre, apo kositnin barin, pothuajse çdo të hënë dhe të enjte. Megjithatë, tashmë gjendja është kështu siç është”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi Banorët që anketuam pranojnë se parqet nuk po mirëmbahen, ndërsa bari siç thonë është rritur aq shumë sa kanë frikë të lejojnë fëmijët të lozin jashtë për shkak të insekteve. “Duhet të ketë më shumë pastërti që…
Policia në kontrollin e intensifikuar të aksionit në territorin e vendit për sanksionimin e mjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dje ka sanksionuar 152 drejtues mjetesh, njofton MPB. “Prej tyre gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se e lejuar. Kështu, 57 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, kurse 95 në vende të pa banuara”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Ministria e Brendshme bën me dije se do…

