Author: almakos

Policia ka arrestuar mbrëmë shtatë persona për posedim droge, gjatë kontrolleve të një koncerti në një objekt në Karposh dhe në dy objekte hoteliere në Shkup. “Te R.D (25) dhe te H.A (32), të dy nga Kosova, janë gjetur tri pako me lëndë pluhuri të bardhë, te J.K. marihuanë, dhe te C.S (27) nga Demir Kapia – marihuanë. Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Karposh dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal”, thonë nga MPB. S.G (24) nga Sveti Nikolla është ndaluar në stacionin policor Qendër, ndërsa I.H (20) nga Shkupi është ndaluar në stacionin…

Lexo më Shumë

Reshjet e forta të shiut dhe breshëri i ditës së djeshme shkaktuan vërshime dhe pellgje të mëdha ujëmbledhëse në minierën e Suvodollit, prej nga sillen sasitë më të mëdha të thëngjillit në REK Manastir. Stuhia që goditi ditën e djeshme zonën e minierës ka shkaktuar vështirësi të mëdha në fushën e gërmimit dhe në pozicionet ku ndodhen ekskavatorët e mëdhenj dhe sistemet e transportit të qymyrit. Kombinati po punon aktualisht me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike që ka për të rehabilituar situatën dhe nxjerrjen pa probleme të qymyrit, i cili është normalizuar, por që zhvillohet në kushte të vështira.…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup do të mbahet një konferencë për media për të shpallur rezultatet e fushatës së donacioneve për Ukrainën, të cilat do t’i shpërndahen Ambasadës së Ukrainës në Shkup dhe do t’u dhurohen refugjatëve nga Ukraina. Iniciatori kryesor i këtij aksioni është Zëvendës Avokati i Popullit Jovan Andonovski, ndërsa iniciative u organizua nga MOSH Bar. Andonovski së bashku me Roman Buga, zëvendës ambasador i Ukrainës në Shkup dhe Kostiantin Kuçenko, konsull i Ukrainës në Shkup sot do të mbajnë një konferencë për media. “Refugjatët nga Ukraina, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre pas për shkak të konfliktit midis…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është adresuar kombit përmes një video-mesazhi, ku bëri të ditur se “pjesët kyçe” që po kanë probleme të vazhdueshme nga armiku janë Severdonetsku, Lysychansk, Bakhmut dhe Popasna. “Po punojmë çdo ditë për ta forcuar mbrojtjen tonë. Kemi nevojë urgjente për furnizim me armë. Çdo ditë po i afrohemi armikut sa i përket teknologjisë dhe fuqisë së armatimit. Natyrisht gjithçka varet nga partnerët perëndimorë, gatishmëria për t’i siguruar Ukrainës të gjitha ato për të cilat ka nevojë ta mbrojë lirinë. Presim lajme të mira javën e ardhme”, shtoi Zelensky. Gjithashtu ka deklaruar se ka pasur granatime…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Vijojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për aferën korruptive të parcelave për EVN-së. Nga LSDM thonë se 6 nga 7 të akuzuarit janë të lidhur ngushtë me VMRO-në e Mickoskit për zhvatjen e 1,6 milion eurove nga shitja ilegale e tokës bujqësore për ndërtimin e fotovoltaikëve nga Distributori EVN Maqedoni, shkruan Alsat.  “Andaj Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të thotë se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura nga ‘Parcelat Kriminale’? A kanë përfunduar 1.6 milionë euro për financimin e partisë së tij VMRO-DPMNE? Apo për të financuar fushatat e VMRO-DPMNE-së? A e përdori Mickoski skemën…

Lexo më Shumë

Gazetar: Andrea Çobanova  Heshtje nga komunat pas akuzave nga Komisioni Rregullator se për fajin e tyre qytetarët nga muaji i ardhshëm do të paguajnë rrymën 10% më shtrenjtë. Nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) thonë se nga e hëna do të kenë përgjigje për akuzat. Rregullatori dje ka drejtuar gishtin te komunat për shpenzimet e shtuara, të cilat kanë krijuar ndërmarrje të reja dhe kanë shfrytëzuar energjinë elektrike nga furnizuesi universal EVN. E kanë marrë si për amvisëri dhe e kanë përdorur për ndriçimin e rrugëve. Kjo EVN-së i ka shkaktuar kosto shtesë deri në 30 milionë euro,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Fatlume Dervishi Qasja e ditëve të fundit e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi ndaj opozitës mund të tensionojë në mënyrë plotësuese situatën në Kuvend, vlerësojnë analistët politik. Sipas Petar Arsovskit, raporti pushtet-opozitë për momentin është i brishtë. “Dialogu politik për momentin është i komplikuar, sikur të mos ekzistonte. Pushteti dhe opozita shikohen në nishan, jo vetëm si oponentë politik. Zhvillimet e fundit në Kuvend vetëm se do ta rrisin atë tension në mënyrë plotësuese. Edhe pse është e vërtetë se kryetari i Kuvendit i ka në dispozicion disa mekanizma për të siguruar disiplinë te deputetët kjo sjellje e ashpër…

Lexo më Shumë

Gazetar: Evi Shkopi “Parku i Qyteti është një nga vendet e preferuara që qytetarët e kryeqytetit përzgjedhin për të kaluar kohën e lirë së bashku me të afërmit e tyre në një ditë me diell. Megjithatë, disa prej qytetarëve që anketuam thonë se u pengon fakti që liqenet e vegjël artificial të krijuar në park ka kohë që nuk janë pastruar dhe nga të njëjtët vjen erë e keqe”, raporton gazetarja e Alsat, Evi ShkopiQytetarët që anketuam  thonë se gjatë vizitave në shtetet evropiane kanë vërejtur se në pellgjet e tillë uji është  kristal i pastër dhe shtojnë se do…

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovksi Pothuajse gjysma e gjykatësve nga Gjykata Penale e Shkupit aplikuan për të punuar në Gjykatën e Apelit. Vendet e lira në Apelin e Shkupit synojnë t’i mbushin edhe gjykatësit nga qytetet e tjera të vendit. Më shumë se 60 gjykatës kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor avancim në karrierë duke kaluar në Gjykatën e Apelit në Shkup, 30 prej të cilëve në departamentin penal. Alsat siguroi një listë jozyrtare gjykatësish, dhe thuajse të gjithë kanë punuar në lëndë të ish Prokurorisë Speciale. Midis tyre janë gjykatës me përvojë shumëvjeçare që kanë gjykuar në fushën e krimit, krimit të organizuar,…

Lexo më Shumë

Ka reaguar LSDM lidhur me aferën “Parcela kriminale”, ku sipas tyre janë përvetësuar rreth 1.6 milionë euro, dhe e gjitha kjo të çon te njerëzit e VMRO-DPMNE-së. “Të gjitha rrethanat në aferën “Parcela kriminale” në të cilën janë përvetësuar rreth 1.6 milionë euro, çojnë në njerëz të VMRO-DPMNE-së, Shtëpisë së Bardhë dhe të afërm të Hristijan Mickoskit. Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në këtë aferë kriminale janë të lidhur ngushtë me VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin. Andaj Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të thotë se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura nga “Parcelat Kriminale”? A kanë përfunduar 1.6 milionë euro…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në muajin prill 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta për 0,3% në baza mujore dhe për 21,4% në bazë vjetore. Në muajin prill, krahasuar me muajin mars, çmimet e prodhimit të produkteve industriale rezultuan më të larta në grupet Mallra kapitale me 0.5%, Produkte të ndërmjetme përveç energjisë me 5.8%, mallra të konsumit jo të qëndrueshme me 1.6% dhe mallra të konsumit afatgjatë me 0.8%. Në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes së produkteve…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së Pero Kostadinov i ftuar në “360 gradë”, apeloj deri tek të gjithë të zgjedhurit e popullit që të jenë në krye të detyrës dhe të mos helmojnë qytetarët me pazarllëqe politike për interesa të ngushta partiake por përkundrazi të ofrojnë për qytetarët progres real, shkruan Alsat. “Të gjithë deputetët duhet të jenë në krye të detyrës, nuk duhet të lejohet që të ndodh devalvim i funksionit deputet në këtë shoqëri. Andaj vlerësoj se në këtë moment, në këtë gjendje duhet secili i zgjedhur i popullit të jetë në krye të detyrës në Kuvend. I përfshij këtu të…

Lexo më Shumë