Author: almakos

Filloi seanca për pyetjet e deputetëve. Opozita është në sallë, po ashtu edhe shumë nga ministrat e kabinetit qeveritar, shkruan Alsat. Kjo është dita e parë e rikthimit të deputetëve në sallën 1, e caktuar për seanca plenare, pas rreth 9 muajsh që kur salla ishte e mbyllur për shkak të instalimit teknik të pajisjeve të reja për votim./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë interpelancë për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, pasi mbrëmë i mbylli në sallë deputetët, shkruan Alsat. “VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë interpelancë për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi. Pas ngjarjes së mbrëmshme ku deputetët u mbyllën në sallë, është e qartë se Kuvendi nuk është më institucion demokratik. Xhaferi me metodat e veta diktatoriale dhe joparimore nuk mundet asnjë ditë më shumë ta drejtojë Kuvendin.Duam të shtojmë se kjo ndodh me dijeninë dhe aminin e LSDM-së e cila bashkë me Xhaferin duhet të ikë në opozitë. Rendi dhe funksionimi i Rregullores duhet të kthehet në Kuvend”, tha…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi kërkoi që dyert e Kuvendit të mbyllen nga salla në mënyrë që shërbimet të numërojnë deputetët, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së reaguan ashpër dhe theksuan se kjo është bërë që deputetët e tjerë të mos hyjnë në sallë. Pasi mbyllën dyert, deputetët pyetën se mbi çfarë baze po i mbyll dyert e Kuvendit dhe ai u përgjigj: “Rregullorja e Punës”. VIDEO

Lexo më Shumë

Është një lloj i ri birre që shitet në një fabrikë birre në Singapor me një përbërës shumë unik, raporton BBC. NewBrew është bërë nga një lëng i cili riciklohet nga ujërat e zeza, filtrohet dhe pompohet në furnizimin me ujë të Singaporit. Agjencia e ujit të Singaporit ka lançuar pijen, e cila është e disponueshme në dyqane dhe bare, për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e mungesës së ujit në vend dhe zgjidhjet inovative që ajo ka dalë për të zgjidhur këto probleme. BBC shtron pyetjen se a do të pinin njerëzit një birrë që në thelb është bërë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.05.2022) në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 17:00 ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shkeljeve të bëra nga këmbësorët. Me këtë janë sanksionuar 170 këmbësorë, prej të cilëve 149 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë për kalim në semafor të kuq. Prej tyre 34 në territorin e SPB Manastir, 32 në territorin e SPB Tetovë. “Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 114 shkelje të tjera. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën në afërsi të Gjorçe Petrovit pasi është goditur nga një veturë, njoftojn nga MPB. “Është raportuar se në afërsi të Gjorçe Petrovit, automjeti i pasagjerëve “Audi” ka goditur një këmbësor. Këmbësori ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zhvilloi sot një vizitë të shkurtër në Maqedonia. Dhe pas takimit me homologun e tij, Bujar Osmani, theksoi se Greqia po punon shumë për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe se mënyra e vetme për arritjen e këtyre synimeve është një mbështetje e qartë dhe e plotë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Ne kemi besim dhe thellësisht besojmë se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë menjëherë”, tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani në…

Lexo më Shumë

Florian Qehaja nga sot është zyrtarisht ambasador i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Kosovës në Shkup. Në një ceremoni solemne, i ngarkuari me punë në në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka pritur Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja. Njoftimi i plotë: Me një ceremoni solemne, sot I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup z. Prindon Sadriu ka pritur Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Florian Qehaja. Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundje Infektive po ndjek më vëmendje çdo rast që ka të bëj me lijën e majmunit, pavarësisht se në Maqedoninë e Veriut akoma nuk ka asnjë rast të tillë, shkruan Alsat. Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq tha se shprehin shqetësim për përhapjen e këtij virusi por se nuk ka vend për panik pasi kjo e fundit nuk është identike dhe proporcionale me pandeminë aktuale të Covid-19. Mehmedoviq tha se është konstatuar se sistemi shëndetësor duhet të përgatitet për pacientët e mundshëm edhe në vendin tone duke shtuar se testet dhe terapia për këtë lloj virusi do të sigurohen…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi Niveli i lartë i korrupsionit e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në të njëjtin grup me vendet si Etiopia apo Kolumbia, shkruan Alsat. Ambasadori i Holandës në vendin tonë, Dirk Jank Kop, tha se Maqedonia ka kornizë të mirë ligjore për parandalimin e korrupsionit, por e njëjta nuk zbatohet për shkak të mungesës së vullnetit politik. Sipas tij, qytetarët vazhdimisht drejtojnë gishtin nga institucionet kur flitet për korrupsion, por rrallëherë pranojnë se janë edhe ata vet që korruptojnë më dhurata mjekët, policët, apo mësimdhënësit e fëmijëve të tyre. Korrupsioni sipas ambasadorit holandez, maskohet si mirënjohje. “Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Në një paraqitje për media, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, nuk ishte optimist sa i përket zgjidhjes së problemit me Bullgarinë, shkruan Alsat. Ai ka thënë se po vazhdojnë në mënyrë konstruktive për të gjetur një zgjidhje, derisa ka thënë se s’ka asgjë të re që mund të ndahet me opinionin publik. “Ne vazhdojmë në mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje. Pas takimit që patëm në Romë, kryeministrat inkurajuan ministrat që të vazhdojnë punën. Deri tani s’ka asgjë. Po të ishte vendim që varet nga ne do të mund të jepja vlerësimin tim, ne do të vazhdojmë dialogun,…

Lexo më Shumë

Me një pankartë ku shkruhet “Ik atje, heshtë!”, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka kërkuar sot dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Ndër të tjera, kjo parti thotë se “arroganca dhe lajthitja nuk kanë komb por kanë emër dhe mbiemër: Talat Xhaferi. “Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë dhe kryetari i Kuvendit jo vetëm që nuk kërkoi falje për sjelljen e vrazhdë ndaj punonjësve në shërbimin parlamentar, por u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Është jashtëzakonisht e papranueshme që njeriu që ka firmosur i pari Kodin e Etikës të sillet në Kuvend, ta shkelë atë në mënyrë…

Lexo më Shumë