Author: almakos

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Vllado Misajllovski i ftuar në emisioni “360 gradë”, deklaroi se subjekti i tij politikë disa herë deri më tani i ka shtrirë dorën për bashkëpunim Qeverisë aktuale, për miratimin e ligjeve të cilat janë në dobi të qytetarëve, por se kjo nuk ka hasur në mirëkuptim. Sipas Misajllovskit kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, është e drejtë legjitime, andaj nuk kuptojnë arsyen e hedhjes poshtë të kërkesës së tyre për takim liderësh, ku mes tjerash do të bisedohej edhe për zgjedhje të parakohshme, shkruan Alsat. “Ne para se ta fillonim këtë bllokadë aktive, paralajmëruam edhe një sërë…

Lexo më Shumë

Janë regjistruar 109 raste të reja me KOVID nga 1062 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë shëruar 91 pacientë, si dhe nuk është raportuar për vdekje, thanë nga Ministria e Shëndetësisë. Që nga fillimi i epidemisë në vend, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me KOVID është 311.701 nga 2.051.008 analiza të kryera. 301 819 pacientë janë shëruar, 9300 kanë vdekur dhe 582 raste janë aktive.

Lexo më Shumë

Rishikimi i buxhetit është tepër optimist. Norma e inflacionit mund të jetë më e lartë, dhe rritja ekonomike më e ulët. Ky është vlerësimi fillestar i ekspertëve për propozim rishikimin e arkës së shtetit. Kostot joproduktive nuk janë shkurtuar sa duhet, transfertat sociale janë rritur shumë, dhe mund ta përkeqësojnë më tej inflacionin, thotë Bllagica Petreski nga Instituti për Kërkime Ekonomike, Finance Think. “Pritjet janë që produkti i brendshëm bruto të jetë me normë më të ulët, ndërsa norma e inflacionit të jetë më e lartë se e parashikuara. Subvencionet pritej të rriteshin për t’u përballur me krizën energjetike dhe…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Dy javë nga goditja fatale me veturë e 70 vjeçarit në vizë bardhat e udhëkryqit të lagjes Fushë-Tophane, akoma nuk ka një epilog konkret se kush e shtypi me makinë dhe e hodhi ne qorrsokak, shkruan Alsat. Nga Prokuroria Publike thonë se kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale për rastin e vdekjes së Ahmed Kokicës, duke përfshirë edhe kamerat e sigurisë nga vendngjarja e ndodhur mesnatën e 12 majit. “Ministria e Punëve të Brendshme me datë 16.05 ka dërguar njoftim në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për ngjarjen për të cilën jeni duke u interesuar. Prokurori Publik…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Kuvendi nuk posedon fletëpronësi. Konstatimet e Entit Shtetëror të Revizionit nga një revizion i vitit 2020 në shtëpinë e demokracisë nxjerrin në pah një sërë vërejtjesh, shkruan Alsat. Ligjvënësi nuk ka vërtetim për të drejtën e pronësisë, për shfrytëzimin e tokës dhe objektit. Objekti është në pronësi të shtetit dhe nuk është bërë regjistrimi i të drejtës së pronësisë apo shfrytëzimit në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive, theksojnë revizorët. Qeveria me vendim mund t’i japë pronat në shfrytëzim të përkohshëm ose të përhershëm, me ose pa kompensim, por, sipas ligjit, është e nevojshme të regjistrohet e drejta…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se të hënën, më 30 maj, do të fillojë pagesa në etapa e pensioneve të majit, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. Nga Ministria informojnë se pensione më të lartë për 1.000 denarë do të marrin më shumë se 330 mijë pensionistë me pagesën e pensionit të majit përmes ndihmës financiare të kontraktuar të drejtpërdrejtë për tre muaj. Siç theksohet në kumtesë, ngritja e pensioneve nëpër filialet dhe ekspoziturat e bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe sipas lartësisë së pensionit – për pensione deri…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndodhet për vizitë pune në Kiev, ku do të realizojë takim me homologun e tij, Dmytro Kuleba dhe përfaqësuesë të lartë shtetëror nga Ukraina, njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme (MPJ). Nga ky dikaster theksojnë se është paraparë që Ministrat të diskutojnë për agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, mund të ndihmojnë. Në Kiev, Osmani u prit nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili këtyre ditëve u kthye në kryeqytetin e Ukrainës dhe së bashku me anëtarët e tjerë…

Lexo më Shumë

Gazetare: Andrea Cobanova Sindikatat mos të kërkojnë nga Ministria e Financave rritjen e pagave. Sipas Fatmir Besimit, ministria e tij nuk është kompetente për rritjen e pagave apo për të negociuar me sindikatat, shkruan Alsat. Ai thotë se detyra e tij është vetëm të llogarisë nëse ka hapësirë në buxhet për të ndarë para për këtë. Pas reagimit të Lidhjes së Sindikatave se rishikimi i buxhetit nuk përmban 2806 denarët e premtuar, Besimi përgjigjet: “Adresa nuk është Ministria e Financave. Është e rëndësishme të dihet se në pjesën e negociatave ne në rastin konkret në fazën kur po punohej rebalanci…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Sjellja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi ishte në fokusin e seancës së sotme për pyetje deputetësh, shkruan Alsat. Deputetët e opozitës kërkuan kryeministri Kovaçevski menjëherë t’i shpallë zgjedhjet sepse siç shprehen, kriza në vend po rritet pas çdo nënçmimi nga ana e partnerëve të tij të koalicionit. “Kjo që po ndodh s’është normale. Sepse nuk keni guxim të dilni si njeri dhe të thoni- dënoj kur dikush i shan punonjësit, dënoj kur dikush i mbyll dyert e Kuvendit sikur të jemi te ai në shtëpi. Nuk keni guxim sepse e dini që, nëse e bëni këtë,…

Lexo më Shumë

Deri në 25 maj 2022, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, që nga nisja e pandemisë ka pasur më shumë se 526 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën. Koronavirusi u raportua për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019, dhe që atëherë ka pasur infeksione të shumta në të gjitha kontinentet. Megjithatë, ka njerëz që nuk janë infektuar kurrë me COVID-19. Nuk po flasim për asimptomatikët, pra ata persona që janë infektuar, por kanë pasur fatin të mos kenë përjetuar simptoma. Sipas BBC, ende nuk ka një përgjigje shkencore se përse këta persona nuk janë infektuar, por…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka propozuar që diplomatja karriere Angela Price Aggeler jetë ambasadore e re në Shkup. Nga Shtëpia e Bardhë kanë njoftuar se deri më tani ajo ishte u.d ambasador dhe zëvendës ambasadore në Islamabad, Pakistan. Më parë ka mbajtur poste të ndryshme në Departamentin e Shtetit dhe në ambasadat në Paris, Hanoi, New Delhi dhe Budapest, si dhe në ambasadën në Shkup, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun. Ajo është diplomuar në Universitetin e Jutës, ndërsa përveç anglishtes, flet edhe tre gjuhë tjera nga të cilat janë gjuha frënge, maqedonase dhe hindu. Angela Price Aggeler, pas konfirmimit…

Lexo më Shumë

Nën ndikim të masës së lagësht dhe të paqëndrueshme gjatë fundjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të dendur, bubullima dhe erë të fortë. Proceset në mënyrë lokale do të jenë në formë të motit të keq me shi të dendur intensiv (për një kohë të shkurtër sasi më të madhe, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë (mbi 70 km në orë dhe paraqitje të breshrit). Edhe në Luginën e Shkupit gjatë fundjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të dendur, bubullima dhe erë të fortë, kohë pas kohe edhe në formë të motit të…

Lexo më Shumë