Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.05.2022), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se që është lejuar, si dhe janë sanksionuar 370 drejtues mjetesh. Prej tyre, 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, gjatë vizitës së tij në Londër, ku po mbahet Forumi Botëror Arsimor, ka takuar sot një grup studentësh që studiojnë në institucionet prestigjioze britanike të arsimit të lartë me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “Më vjen mirë që u takova me ju dhe që kemi mundësinë të diskutojmë përvojën tuaj në studimet në universitetet më të mira, për të cilën keni mbështetjen e plotë nga unë dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Besoj se njëri prej jush do të jetë Elon Musk i radhës, i cili do të mund…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Edhe këtë verë të gjithë ata që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar do të udhëtojnë në një rrugë të pasigurt që të çon në pikën kufitare të Qafë Thanës. Më sinjalistikë të pamjaftueshme dhe plot gropa, udhëtimi në të përbën rrezik jo vetëm për turistët, por edhe për banorët e vendbanimeve aty pranë, shkruan Alsat. “Siç po kalon koha, do të jetë kështu kohë të gjatë. Rruga është shumë e rrezikshme. Kur bie shi apo edhe në dimër është shumë e vështirë për të vozitur, vrimat hapen nga shiu dhe ato nuk duken. Nuk është…

Lexo më Shumë

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, zhvillimet në Ballkan, Mesdheu Lindor dhe situata në Ukrainë, sipas Ministrisë së Jashtme greke, pritet të jenë temat që do të diiskutohen nga Greqia. Dendias do të bisedojë me nikoqirët e tij në Shkup, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. Ministri i Jashtëm grek nesër do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, do të takohet me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, pasdite me deklarata për media, do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do…

Lexo më Shumë

Gazetare: Andrea Cobanova Më shumë para, ndihmë për qytetarët dhe ekonominë, ndihmë për vetëqeverisjen lokale dhe nëse është e nevojshme shkurtim shtesë i shpenzimeve joproduktive. Këto janë qëndrimet fillestare të partive opozitare, për të cilat pasi të shohin projekt-rishikimin e buxhetit, do të ndërhyjnë me amendamente. Rishikimi para deputetëve në debat komisioni do të gjendet pas datës 7 qershor, që para fundit të muajit të shkojë në votim. “Projekt-rishikimi i buxhetit ende nuk është dorëzuar te deputetët, por sipas njoftimeve të ministrit të Financave pak para janë ndarë për masa për qytetarët dhe ekonominë. Me amendamente do të ndërhyhet për…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili BDI ka shpallur Konkurs për zgjedhjet e disa këshillave vendor dhe kryetarëve të degëve të partisë. Ejup Rustemi, nga Këshilli organizativ i zgjedhjeve partiake në BDI, theksoi për Alsat, se për momentin kanë hapur konkurs për zgjedhje të krerëve vetëm në dhjetë degë, kryesisht aty ku BDI humbi zgjedhjet lokale të 17 tetorit, vitin e kaluar. “Komisioni Zgjedhor i Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur më 19 Maj të vitit 2022 në Tetovë, ka shpallur Thirrje Publike për zgjedhje të kandidatëve për anëtar të kryesisë, për kryetar dege dhe kandidatëve për anëtar të kryesisë së këshillit…

Lexo më Shumë

Një influencuese ruse ka gjetur mënyrën e duhur për tu hakmarrë ndaj të ish-të dashurit, i cili e la me pretekstin se dëshironte të “fokusohej në karrierën e tij”. Polina Nioly, 25-vjeçe, postoi një video në TikTok duke treguar se së është ftuar të del në takim me shefin e ish të dashurit, në mënyrë që t’i hakmerret, transmeton Telegrafi. “Ai u nda që të fokusohet në karrierë dhe tani po dal në takim me pronarin e kompanisë ku ai punon”, tha Nioly në videon e saj ku deri tash arriti të merr rreth 1,2 milion klikime. “Hakmarrja duhet të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 11:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i përforcuar për sanksionimin e drejtuesve të automjeteve që nuk i lëshojnë këmbësorët të kalojnë në vendkalimin për këmbësorë, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet si shoferë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 87 drejtues të automjeteve, prej të cilëve 27 në territorin e SPB Tetovë, 14 në SPB Shkup. Nga MPB-ja informojnë se do të vazhdojnë me kontrollet të përforcuara dhe u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që gjithmonë t’i lëshojnë këmbësorët, përkatësisht…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme , respektivisht në ora 15:00 në Kumanovë janë arrestuar dy persona pasi në veturën e tyre është gjetur substancë narkotike-heroinë. “Janë privuar nga liria M.A. (42) dhe D.C. (38), të dy nga Kumanova, të cilët kanë qenë në automjetin e pasagjerëve “Renault”, të drejtuar nga M.A., ku gjatë kontrollit është gjetur heroinë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Më 27 maj pritet që pranë Tokës të kalojë një asteroid i madh, potencialisht i rrezikshëm. Asteroidi 7335 (1989 JA), rreth 1.8 kilometra në diametër, do të kalojë në një distancë relativisht të afërt me Tokën në 27 maj. Sipas mediave të huaja, 1989 JA është asteroidi më i madh deri më sot që i afrohet planetit tonë, më shumë se dyfishi i madhësisë së ndërtesës më të lartë në botë, qiellgërvishtëses Burj Khalifa në Dubai. Ai u zbulua në vitin 1989 dhe është një nga 2265 shkëmbinjtë hapësinorë që Agjencia Hapësinore e SHBA (NASA) i konsideron “asteroide potencialisht të…

Lexo më Shumë

Gjëja më e rëndësishme për qeveritë e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është të vazhdojnë dialogun konstruktiv dhe të mos i nënshtrohen provokimeve të disa grupeve që përpiqen të rrisin tensionet, tha sot në Romë kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Në një deklaratë për mediat bullgare, Petkov përsëriti nevojën për të mbledhur një Këshill Konsultativ të Sigurisë Kombëtare Bullgare për të diskutuar gjithçka që qeveritë e të dy vendeve kanë bërë deri tani. “Vetëm përmes dialogut konstruktiv do të jemi në gjendje të ecim drejt fqinjësisë së mirë që dëshirojnë të dyja qeveritë,” tha…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Ka përfunduar pa epilog takimi në Romë i zhvilluar mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, shkruan Alsat. Në një prononcim për media Kovaçevski e ka vlerësuar si konstruktiv takimin duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë tutje, ndërsa zgjidhja do të arrihet në momentin kur do të ketë një dokument, i pranueshëm për dyja palët. I pyetur për pasojat diplomatike dhe politike në rast se në qershor nuk merret data për konferencën e parë ndër-qeveritare, Kovaçevski shtoi se nuk lidhet për data dhe se përcaktimi euro integrues i vendit nuk…

Lexo më Shumë