Më 27 maj kalon pranë Tokës një nga asteroidët më të mëdhenj deri më sot

Më 27 maj kalon pranë Tokës një nga asteroidët më të mëdhenj deri më sot

Më 27 maj pritet që pranë Tokës të kalojë një asteroid i madh, potencialisht i rrezikshëm. Asteroidi 7335 (1989 JA), rreth 1.8 kilometra në diametër, do të kalojë në një distancë relativisht të afërt me Tokën në 27 maj.

Sipas mediave të huaja, 1989 JA është asteroidi më i madh deri më sot që i afrohet planetit tonë, më shumë se dyfishi i madhësisë së ndërtesës më të lartë në botë, qiellgërvishtëses Burj Khalifa në Dubai.

Ai u zbulua në vitin 1989 dhe është një nga 2265 shkëmbinjtë hapësinorë që Agjencia Hapësinore e SHBA (NASA) i konsideron “asteroide potencialisht të rrezikshëm”.

Asteroidi do të bëjë kalimin e tij më të afërt nga Toka në fund të majit dhe nuk do të afrohet më deri në vitin 2914. Kalimi i tij do të jetë një mundësi e mirë për vëzhgim nga astronomët, profesionistët dhe amatorët.