Ja sa shoferë u gjobitën pasi nuk u dhanë përparësi këmbësorëve në vizëbardha

Ja sa shoferë u gjobitën pasi nuk u dhanë përparësi këmbësorëve në vizëbardha

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 11:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i përforcuar për sanksionimin e drejtuesve të automjeteve që nuk i lëshojnë këmbësorët të kalojnë në vendkalimin për këmbësorë, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet si shoferë.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 87 drejtues të automjeteve, prej të cilëve 27 në territorin e SPB Tetovë, 14 në SPB Shkup.

Nga MPB-ja informojnë se do të vazhdojnë me kontrollet të përforcuara dhe u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që gjithmonë t’i lëshojnë këmbësorët, përkatësisht t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik.

“U bëjmë apel këmbësorëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat dhe të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të sanksionohen për mosrespektim të rregullave në trafik.

Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, theksohet në kumtesën e e MPB-së.