Gazetar: Melihate Rustemi Rreth 16 mijë maturantë po bëjnë përgatitjet e fundit për provimet e maturës shtetërore që do të zhvillohen në fillimin e muajit qershor. Një pjesë e maturantëve shprehen të shqetësuar se nuk do të arrijnë të mësojnë materialin e kërkuar ndërsa disa të tjerë thanë se greva e mësimdhënësve nuk do ndikoj në suksesin e provimeve, shkruan Alsat. “Nuk kishim shumë kohë por do të shohim të përgatitemi sa më mirë, të marrim nota më të mira. Realisht nuk kishim shumë kohë, humbëm për shkak të bojkotit”, maturante “Varet nga nxënësi, dikush dëshiron të mësoj e dikush…
Author: almakos
Gazetar: Mefail Ismaili Një ditë pas zjarrit në Hotelin e Çarshisë në Shkup po vlerësohen dëmet e shkaktuara, ndërsa po hetohen edhe shkaqet e zjarrit, shkruan Alsat. “Gjendja në Hotelin në Çarshinë e Shkupit i cili dje u përfshi nga flakët sot është e qetë, në terren ndodhen ekipet e policisë të cilat bëjnë ekspertizë për të zbardhur shkaqet të cilat shkaktuan zjarrin, i cili fatmirësisht, nuk mori viktima në njerëz por shkaktoi dëme të mëdha materiale”, raporton gazetari i Alsat, Mefail Ismaili Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po punojnë në objektin e djegur të hotelit. “Zjarri…
Gazetar: Melihate Rustemi Rishikimi i buxhetit ka shkaktuar revoltën e Lidhjes së Sindikatave. LSM-ja përkujton se në bisedimet për Marrëveshjen Kolektive për sektorin publik u arrit marrëveshje për rritjen lineare të pagave për së paku 2806 denarë, ndërsa Qeveria siguroi se paratë do të parashikohen në rishikimin e buxhetit. Lidhja e Sindikatave thotë se për fat të keq u dëshmua se pushteti vetëm ka blerë kohë dhe ka luajtur me fatin e mbi 130 mijë punëtorëve në kohën kur kriza ekonomike, energjetike dhe inflacioni po i fshin pagat. Lidhja e Sindikatave kërkon takim urgjent në Qeveri për të konfirmuar edhe…
Kujtojmë se në negociatat për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik është pranuar që rritja lineare e pagave për së paku 2806 denarë do të ndodhë me rebalancin e buxhetit, siç u bindëm nga Qeveria, por fatkeqësisht rezulton për të qenë thjesht një blerje në kohë dhe për të luajtur me fatin e 130 mijë punëtorëve në vend në një kohë kur kriza ekonomike, energjetike dhe inflacioni po hanë pagat e punëtorëve, thuhet në reagimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë lidhur me rebalancin e buxhetit. Ata kërkojnë një takim urgjent me Qeverinë, e cila do të…
Policët e Njësitit për tregti të kundërligjshme në SPB Shkup, mbrëmë në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Njësitit policor për intervenim, gjatë kontrollit të objekteve hotelierike në zonën e SPB Shkup kanë privuar nga liria 12 persona, njofton. Ministria e Brendshme. “Në këtë rast, te N.V (42), G.N (20), S.J.(21), A.J(35), G.T.(33), L.R.(34) u gjet lëndë pluhur, ndërsa marihuanë te D.M (23), J.L. (21), L.J.(18), B.B.(26), H.I.(20) dhe D.M.(39)”, njoftuan sot nga MPB. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Në Kuvend janë dorëzuar ndryshimet në Ligjin për tregti, të cilat i referohen dispozitave për ditë jopune të së dielës, me të cilat do të mundësohet puna të dielave në vendet turistike, përfshirë Ohrin dhe Strugën, si dhe në tregtinë me pakicë dhe me shumicë. Zbatimi i zgjidhjes së re ligjore të ndryshuar pritet të nisë më së voni pas dy javësh. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, para takimit të sotëm me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë, pas së cilës do të vizitojë objektet tregtare në Çarshinë e Ohrit. Qëllimi është, theksoi ministri Bekteshi, që të gjithë biznesmenët të…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video fjalimi falënderoi të gjithë zyrtarët e qeverisë në këtë dhe mandatin e kaluar për punën që kanë bërë në realizimin e një prej premtimeve më të rëndësishme të Qeverisë, pagën mesatare prej mbi 30.000 denarë. Kovaçevski tha se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja realizoi një nga premtimet më të rëndësishme të dhëna qytetarëve në vitin 2017, pagën mesatare prej mbi 30.000 denarë. “Rritja e pagave dhe investimi në standardin e jetesës së qytetarëve është një politikë ndaj së cilës ne kemi qëndruar konsekuent. Pavarësisht nga të gjitha pengesat e opozitës dhe ligjet e bllokuara…
Zjarr i madh në një hotel në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit. Nga flakët nuk ka të lënduar, shkruan Alsat. Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë ekipe të shumta të zjarrfikësve, ndërsa në terren janë dhe ekipe të ndihmës së shpejtë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, personave që ankoheshin nga asfiksimi. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa dëmet janë të shumta.
Gazetar: Melihate Rustemi Semimaturantët po vazhdojnë të shfletojnë ofertat e shkollave të ndryshme për t’u përcaktuar se në cilën prej tyre do të vazhdojnë arsimin e mesëm. Gjimnazi i matematikës dhe informatikës në vitin e tretë të themelimit mbetet në pritje të nxënësve të talentuar në këto drejtime duke u mundësuar të njëjtëve bursa prej 3.500 denarë dhe konvikt falas për nxënësit jashtë qytetit të Shkupit. Profesoresha Egzona Iseni tha për Alsat se ky gjimnaz mbetet shpresë për krijimin e kuadrove të reja në matematikë që tashmë vitet e fundit po paraqitet si lëndë deficitare në shumë shkolla fillore dhe…
Gazetar: Luka Andreev Rishikimi i buxhetit javën e ardhshme do gjendet para deputetëve. Nga Qeveria njoftuan se propozimi për rishikimin e buxhetit të shtetit, tashmë është dërguar në Kuvend dhe presin që nga e hëna shërbimet t’ia dorëzojnë deputetëve. VMRO-DPMNE përmes një komunikate tha se propozimi për rishikimin e buxhetit nuk do ta ndryshojë gjendjen aktuale ekonomike dhe do të vazhdojë, siç thonë ata, kaosi ekonomik. “Shkurtimi i investimeve kapitale dëshmon se kjo Qeveri nuk ka as plan e as vizion që Maqedonia të dalë nga kriza ekonomike, për të cilën është përgjegjëse. Nëse kësaj i shtohet edhe realizimi i…
Qeveria е përgatiti rishikimin e buxhetit. Shteti këtë vit do të ketë huamarrje prej 900 milionë eurosh brenda dhe jashtë vendit. Paratë do të kërkohen për të mbuluar borxhet e vjetra dhe boshllëkun buxhetor prej gati 700 milionë euro. Me rishikimin, shteti planifikon të shpenzojë 200 milionë euro më shumë dhe të arkëtojë 100 milionë euro në arkën e shtetit, ndryshe nga buxheti fillestar. Shpenzimet janë parashikuar në 4.6 miliardë euro, ndërsa të ardhurat janë në 3.9 miliardë euro, shkruan Alsat. “Huamarrja kryesisht ka të bëjë me mbulimin e borxheve të vjetra të cilat brenda dhe jashtë vendit janë 11,8…
Emigrimi masiv i popullit ukrainas për shkak të luftës, duket se ka ndryshuar rrënjësisht jetën e një familjeje në Britaninë e Madhe. Një 29-vjeçar ka braktisur partneren e tij pasi ra në dashuri me refugjaten ukrainase, e cila u strehua në shtëpinë e tyre. Tony Garnett dhe partnerja e tij 28-vjeçare morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë gjithçka ndryshoi për çiftin. Babai i dy fëmijëve është larguar me 22-vjeçaren ukrainase, me të cilën pohon se është dashuruar menjëherë dhe se ka vendosur të kalojë pjesën tjetër të jetës me të. Sofia nga ana…

