Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një videofjalim i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të mbledhë Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për gjendjen e negociatave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Siç njofton MIA nga Sofja, Petkov tha se qeveria bullgare nuk do të bëjë asgjë pa pëlqimin e gjerë kombëtar dhe në përputhje me marrëveshjen e koalicionit qeverisës në vend. Petkov tha se në Këshillin Konsultativ për Siguri Kombëtare marrin pjesë të gjitha palët, të gjitha shërbimet dhe kabineti presidencial dhe i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të paraqesë një raport për gjendjen e negociatave ndërmjet…
Author: almakos
Komisioni për anti-korrupsion vlerëson se Balanceri për punësime në sektorin publik është jofunksional. Anëtarët e anti-korrupsionit thonë se kanë konstatuar dobësi tek përdorimi i balancerit i cili gjatë punësimit të nëpunësve në administratë, nuk mund të verifikojë besueshmërinë e të dhënave dhe as nuk përmban bazë të vetme nga e cila do të merren informatat për përkatësinë etnike të kandidatëve, shkruan Alsat. Anëtari Nuri Bajrami tha se tentime për manipulim të balancerit janë bërë edhe në konkurset për punësim të Anti-korrupsionit ku dy kandidatë kanë deklaruar përkatësi etnike të ndryshme për të fituar vendin e punës. Ndaj këtyre dy kandidatëve…
Gazetar: Lluka Andreev Javën e ardhshme pritet të mblidhet Komisioni i Çështjeve të Rregullores për të shqyrtuar regjistrimin me fjalorin vulgar të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe për të konstatuar shkeljen e mundshme të Kodit të Etikës, shkruan Alsat. Kryetari i këtij komisioni, deputeti Panço Minov, tha për Alsat se kërkesa me shkrim e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e seancës, si dhe provat e bashkangjitura janë në procedurë parlamentare dhe seancën do ta caktojë sa më shpejt. Pikërisht për shkak të paralajmërimit për një seancë të tillë, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski tha se nuk do ta komentojë regjistrimin në…
Gazetare: Melihate Rustemi Punonjësit në çerdhe që ishin në grevë do të marrin pagat e plota. Këtë marrëveshje e arritën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK-u duke nënshkruar ndryshimet dhe plotësimet e Marrëveshjes Kolektive përmes të cilës mundësohet pagesa e kontributeve në rast greve, shkruan Alsat. “Me takimin e sotëm treguam se mënyra e vetme përmes së cilës mund të vijmë te përparimi i të drejtave të punëtorëve është pikërisht përmes dialogut social. Në takimin e sotëm Ministria e punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësuesit e SASHK-ut i nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e Marrëveshjes Kolektive, përmes të cilave…
Ish kryeministri Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua me 9 vjet heqje lirie. Po ashtu edhe ish ministri Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg. Ndërkohë ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe e punësuara në komunë si inspektor i ndërtimtarisë janë dënuar më nga 4 vjet heqje lirie. Tre të akuzuarit e tjerë të punësuar në komunën në fjalë lirohen nga akuza. /Alsat.mk
Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot do të shqiptohet aktgjykimi për rastin TNT, i cili ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Cosmos” të investitorit Fiat Canovski. Për veprën penale janë akuzuar disa persona, ndër të cilët edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski po gjykohet në mungesë. Prokurori publik Burim Rustemi, në fjalën e tij përfundimtare theksoi se gjatë procedurës është vërtetuar me siguri se të pandehurit i kanë kryer veprat për të cilat ngarkohen dhe ka kërkuar që të dënohen me…
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) në takimin e sotëm arritën marrëveshje për pagat e të punësuarve në çerdhe. Ministrja Trençevska pas takimit deklaroi se të dyja palët janë pajtuar për një Marrëveshje të re Kolektive e cila do të miratohet kah fundi i këtij muaji. “Me takimin e sotëm treguam se mënyra e vetme përmes së cilës mund të vijmë te përparimi i të drejtave të punëtorëve është pikërisht përmes dialogut social. Në takimin me sotëm Ministria e punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësuesit e SASHK-ut i nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e…
Italia dhe Suedia janë vendet e fundit që kanë raportuar raste të sëmundjes së rrallë të lisë së majmunit, pas Britanisë së Madhe, Spanjës, Portugalisë dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Lija e majmunëve shfaqet në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, shpesh në afërsi të pyjeve tropikale konsiderohet endemike në Republikën Demokratike të Kongos, ku u zbulua për herë të parë te njerëzit në vitin 1970. Sëmundja mund të transmetohet nga personi në person përmes pikave të ajrit, kontaktit të ngushtë trupor ose përdorimit të sendeve ose sendeve të kontaminuara. Sipas Agjencisë suedeze të Shëndetit Publik, një person është i infektuar…
Disa nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës sot nga burgu i Shkupit përmes një letre të shkruar nga Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti, Irfan Lutfiu, Elham Arifi dhe Seadodin Abdullai njoftojnë opinionin se do të vazhdojnë grevën e urisë deri më datë 23.05.2022. Më pas sipas greva do të ndërpritet për disa arsye, njëra se u është premtuar realizimi i kërkesave të tyre dhe e dyta për shkak shqetësimit të familjarëve rreth shëndetit të tyre. Në vazhdim letra e plotë… Po e shkruajmë një letër pa titull, që si të dojë ta vlerësoj mbarë opinioni i gjerë, sepse pas kësaj ne…
Pas një pauze dy vjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, sot në mesditë në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të mbahet “Parada e Maturës”. Në paradë do të marrin pjesë të diplomuarit nga shkollat e mesme të Shkupit dhe jo vetëm.Organizator kryesor të evenimentit “Parada e Maturantëve” është Drejtoria për Kulturë dhe Art e qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Klubin e vallëzimit “Rhythm Plus”. Përveç maturantëve të Shkupit, këtë vit në “Paradën e Maturantëve” do të marrin pjesë edhe bashkëmoshatarët e tyre nga shtetet si: Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi. Në vitet e fundit traditë e…
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska së bashku me një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, sot qëndrojnë për vizitë zyrtare njëditore në Bullgari. Pas pritjes zyrtare me nderimet të larta ushtarake, ministrja Petrovska do të takohet me homologun e saj bullgar, ministrin Dragomir Zakov, ndërsa në Kuvendin e Bullgarisë do të ketë takim me kryesinë e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje. Në Sofje, ministrja Petrovska do të takohet edhe me dy oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët aktualisht janë duke vijuar arsimin e lartë ushtarak në Akademinë Ushtarake “Gjeneral…
Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE në emisionin “Rruga drejt” në Alsat vlerësoi se bllokada nga VMRO-DPMNE për punën e Kuvendit është e suksesshme, duke theksuar se në periudhën e fundit Kuvendi nuk ka caktuar asnjë aktivitetet, shkruan Alsat. “Kjo bllokadë aktive është finalja e të gjitha gjërave që kanë ndodhur më parë dhe që kanë çuar në bllokadë. Mendoj se bllokada është vërtet e suksesshme. Mund të them se qeveria për momentin është e nokautuar dhe po shohim që tash e 10 ditë nuk ka asnjë aktivitet në Kuvend”, tha Veljanovski./Alsat.mk

