Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli derisa debatohej rreth bllokimit të punës së Kuvendit, pyeti se si në të ardhëm në rast se opozita do të vijë në pushtet do ta ndaloje këtë praktikë. Ndërkohë që u përkujtua nga gazetarja Arta Tahiri se në të kaluarën edhe subjekti i saj politikë BDI, ka bllokuar punën e Kuvendit. “Supozojmë se do ketë zgjedhje, supozojmë se do të merrni deputetë, do hyjnë në qeveri, do ta formoni ju shumicën parlamentare, s’ka problem. Por si do ta ndalni ju të njëjtin mekanizëm jo-demokratik, jo-kushtetues, tani nuk është jo kushtetues, por kushtetuta i ka parapa…
Author: almakos
Presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski në përmbylljen e Samitit të OJQ-së “Maqedonia 2025” që u zhvillua dje dhe sot në Shkup theksoi se këtë vit duhet më shumë se një vizion për përparimin e Maqedonisë së Veriut, diçka që zakonisht e ofrojnë samitet e “Maqedonia 2025”. Në këto kohë të paparashikueshme, suksesi i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut do të varet jo vetëm nga faktorët e jashtëm, që nuk mund të ndikojmë, por mbi të gjitha nga përkushtimi për reforma të brendshme. “Kur njerëzit pushojnë së besuari se mund të ndryshojnë diçka, ata thjesht pajtohen me fatin. Rreziku më i…
Gazetar: Miki Trajkovski Mekanizimi dhe dhjetëra punëtorë sot asfaltuan një pjesë të magjistrales Ohër – Kërçovë në vendin afër fshatit Gorenci. Kanë punuar pak para se të vinte ministri i Transportit. Deri dje nuk është bërë thuajse asgjë në këtë aks, ndërsa për sot shërbimet Boçvarskit i kanë thënë se janë qindra punëtorë dhe 280 makina ndërtimore. “Sipas komunikimit tonë me organin mbikëqyrës, sot kemi 700 punëtorë në terren në të gjithë gjatësinë e itinerarit, nga Kërçova deri në Ohër, sepse sezoni ndërtimor është i hapur dhe ashtu si do të përfundojnë pozicionet e ndërtimit, ashtu do ti përfundojmë këto…
Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase dhe ai i Kishës Ortodokse Serbe mbajtën sot liturgji të përbashkët në Beograd për të pajtuar dy kishat pas më shumë se gjysmë shekulli përçarje. Përkatësisht, kisha ortodokse serbe dhe maqedonase i ndërprenë marrëdhëniet zyrtare në vitin 1967 kur KOM-i në kohën e Jugosllavisë shpalli autoqefalinë, raporton Alsat. Autoqefalia do të thotë pavarësi e plotë, në këtë rast nga kisha serbe, sepse ajo që nga viti 1920 ishte e fundit që udhëhiqte jetën kishtare ortodokse në territorin e Maqedonisë së Vardarit kur vendi ynë ishte pjesë e Serbisë. Mirëpo, menjëherë pas këtij akti të shpalljes…
Gazetare: Melihate Rustemi Punonjësit e arsimit morën paga të plota pavarësisht se ishin në grevë thuajse tre javë. Pagën e plotë e presin edhe të punësuarit e çerdheve që gjithashtu mbështetën grevën por edhe u kujdesën për fëmijët, shkruan Alsat. Nënkryetari i SASHK-ut Tafa Ameti pret që pagat për çerdhet të lëshohen të hënën, më 23 maj. Në rast se do të ketë shkurtime, të njëjtat do të kompensohen në pagën e muajit të ardhshëm. “Te çerdhet bëhet ndryshimi I marrëveshjes kolektive në atë pjesën ku parashihet që mos ju paguhet paga të punësuarve të cilët janë në grevë. Aty…
Gazetar: Adrian Kerimi Dy javë pasi Ministria e Pushtetit Lokal ka njoftuar Qeverinë se këshilli komunal i Tetovës nuk ka miratuar llogarinë përfundimtare në afatin e paraparë më ligj, organi ekzekutiv akoma nuk ka kthyer përgjigje se si tutje duhet të vepron Vetëqeverisja Lokale, shkruan Alsat. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se janë duke grumbulluar të gjitha dokumentet e nevojshme, për të sjell më pas vendimin e duhur. “Ka një procedurë në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ndërsa ne duhet të shohim se deri ku ka arritur e njëjta. Duke pas parasysh se raporti financiar nuk u soll dhe nuk u miratua…
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka pritur sot në Presidencë Makedon Dimitrievskin, djalin me inteligjencë mbi mesataren. Pendarovski thotë se është mahnitur me njohuritë e vogëlushit në matematikë dhe në gjuhë. “Këta nxënës janë me interes të veçantë për shoqërinë tonë dhe meritojnë angazhim maksimal nga shteti”, deklaroi me këtë rast Stevo Pendarovski, president.
Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më mësimin në shtet tjetër, përkatësisht në një zonë kufitare në Kosovë ku gjendet shkolla e tyre më e afërt, por do të mësojnë në një objekt në vendlindjen e tyre që është në ndërtim e sipër dhe aktivitetet ndërtimore janë kah fundi. “Me këtë investim ne i japim fund një absurditeti dhe një padrejtësie për nxënësit tanë të cilëve shteti duhet t’u sigurojë kushte për mësim dhe jo t’i detyrojë të mësojnë jashtë kufijve të vendit”,…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar 52 vjeçari J.S. nga Tetova. Sipas njoftimit gjatë kontrollit tek personi në fjalë janë gjetur dhe konfiskuar 20 qese me heroinë. “Me datë 18.05.2022 në ora 22.25 në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin J.S. (52) nga Tetova për shkak se tek ai janë gjetur 20 qese me heroinë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njofton SPB-Tetovë. /Alsat.mk
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme gjatë një kontrolli të ushtruar në rajonin e Pollogut ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, është konstatuar se 15 automjete kanë rezultuar teknikisht të parregullta. “Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 07.00 deri në ora 12.00 në territorin e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrolli ndaj automjeteve me të cilat kryhet transport publik i udhëtarëve. Në këtë kontroll janë sanksionuar 15 automjete me defekt teknike, prej të cilave 2 me defekte në pajisjet e frenimit dhe 13 me defekte në pajisjet drejtuese. Të 15 veturat menjëherë…
Njërit nga të dënuarit në rastin Lagja e Trimave, Musadik Pajazitit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në ditën e 15 të grevës së urisë. Burime jo zyrtare nga burgu hetues i Shutkës bëjnë të ditur se para pak minutave një ekip mjekësor e ka nxjerr Pajazitin nga burgu për ta dërguar në njërin nga spitalet në kryeqytet. 4 grevistët tjerë janë në gjendje stabile shëndetësore. Greva e tyre ka të bën me kërkesën për tu sistemuar në burgun ndëshkues të Idrizovës ku edhe i takojnë të drejtat për fundjavë jashtë burgut dhe vizita familjare./Alsat.mk
12:34 | 18 Maj 2022 Në Kinë është zbuluar një pyll i madh antik, brenda një grope të thellë afro 200 metra në sipërfaqen e një mali. Në këtë gropë u gjeten pemë dhe bimë antike, të cilat edhe mund të fshehin disa specie që nuk janë zbuluar kurrë më parë, raporton LiveScience, transmeton arbresh.info Në Leye të Guangxi Zhuang, gropa u identifikua nga disa zbulues shpellash, ku brenda gropës ata hasën në tri hyrje të shpellave brenda hapësirës me 306 metra lartësi dhe 150 metra gjerësi. Udhëheqësi i ekspeditës Chen Lixin për revistën Live Science tha: “nuk do të…

