Author: almakos

As 18 dhe as 10%. Qeveria dhe SASHK-u sonte janë pajtuar që pagat në arsim të rriten për 15%. Ata do të paguhen duke filluar nga paga e shtatorit. Sonte do të nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja pas dhjetë ditësh. Ministri Shaqiri thekson se ndjehet i lumtur që ky proces mbaroi me një epilog të suksesshëm dhe të kapshëm nga të gjithë palët. Rekomandimet e ndërmjetësuesit do t’i prezantohen sindikatës, ndërsa kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov shpreson se do të pranohen, pas së cilës më së voni për 10 ditë duhet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.…

Lexo më Shumë

Ende po zhvillohet mbledhja mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, dhe nga momenti në moment po pritet të dalin me një qëndrim të dyja palët, shkruan Alsat. Kujtojmë që gjatë ditës është mbajtur takikm në mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku ministrja Trençevska tha se kemi nevojë për kohë shtesë që të mundet propozimet e të dyja palëve ti harmonizojnë brenda institucioneve. “Po afrohemi drejt qëndrimeve të dyja palëve, por kemi nevojë për kohë shtesë që të mundemi propozimet nga SASHK dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale t’i harmonizojmë brenda në institucionet tona dhe deri…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotmë SASHK-u dhe Qeveria po i bëjnë përpjekjet e fundit për arritjen e e marrëveshjes lidhur me rritjen e pagave. SASHK do të ketë takim edhe me Ministrin e Arsimit ku ky takim cilësohet si takim i fundit mes tyre për t’i dhënë fund dhe për ta përmbyllur këtë kapitull ose marrëveshjen paqësore dhe për t’i dhënë gjitha detajet se çfarë është arritur dhe çfarë jo, shkruan Alsat. Ministrtja e Punës dhe Politikës Sociale Jovama Trençevska tha se po afrohemi drejt qëndrimeve të dyja palëve por se nevojitet ende kohë shtesë që të mundet që propozimet nga…

Lexo më Shumë

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) dhe Qeveria po i bëjnë përpjekjet e fundit për arritjen e marrëveshjes për rritjen e pagave. Një ditë përpara skadimit të afatit për marrëveshje paqësore mes palëve, Ministrja e Punës dhe politikës Sociale Trençevska dhe kreu i SASHK-ut Nedellkov kanë biseduar kryesisht për çështjen e pagave të të punësuarve në çerdhe të cilët ishin në grevë. Nedellkov tha se janë shumë afër marrëveshjes që grevistët ti marrin pagat e plota. Në këto çaste kreu i sindikatës duhet të takohet edhe me Ministrin e Arsimit./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Socialdemokratët nuk e komentojnë regjistrimin skandaloz në të cilin dëgjohej fjalori vulgar i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, shkruan Alsat. Partia iu referua deklaratës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili tha se në incizim nuk dëgjohet se kush kujt i drejtohet. Mirëpo, Xhaferi deri më tani nuk e ka mohuar se zëri i tij nuk është në incizim. “Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, kanë dhënë mendim në lidhje me regjistrimin, dhe nuk do të kemi çfarë të shtojmë derisa të konfirmohet vërtetësia e tij”, thonë nga LSDM. Opozita kërkoi paraprakisht nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Rregulloren,…

Lexo më Shumë

Komunikacioni drejt vendkalimit kufitarë Bllacë është ndërprerë në të dyja drejtimet për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe gurëve në afërsi të vendit të quajtur “Vrazhi Vir”, shkruan Alsat. “Në rrugën drejt vendkalimit kufitar “Bllacë” ka rrëshqitje të dheut në afërsi të vendit të quajtur “Vrazhi Vir”. Komunikacioni është në ndërprerje në të dyja drejtimet. Edhe në vendkalimin kufitar nuk lëshohen makinat sepse rruga akoma nuk është e kalueshme”, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Nuse, grua dhe e vejushë në tri ditë. Kjo është historia e radhës e trishtueshme që vjen nga fronti i luftës në Ukrainë. Valery Karpylenkos ishte një pjesëtare e Gardës Kombëtare të Ukrainës. Më 5 maj, gruaja u martua me shokun e saj ushtarak Andriy, në fabrikën e çelikut Azovstal, një simbol i qëndresës ukrainase, por më 8 maj, ai vdiq nga bombardimet ruse. “Ti do të jesh dashuria ime në përjetësi, unë kam zemrën tënde”, shkruan Valery në rrjetet sociale, tashmë vejushë. Në orët e fundit, beteja për Azovstolin pothuajse ka përfunduar, pas evakuimit të të plagosurve dhe urdhrit…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është privuar nga liria një 49 vjeçar nga fshati Llakavic të Gostivarit. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit tek personi në fjalë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës, heroinë. “Më datë 16.05.2022 në ora 17:45 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (49) nga fshati Lakavicë e Gostivarit, për shkak se tek ai është gjetur heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 17.05.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 45-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në mbledhjen e sotme është edhe Informacioni për fillimin e Dialogut strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Raporti për bisedimet e përfunduara për harmonizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian (BE) thekson se nëse kontesti në mes Shkupit dhe Sofjes nuk zgjidhet deri në fund të kryesimit francez, do të ketë krizë të thellë në rajon. Për heqjen e vetos Sofja ka thënë se pret “hapa konkret dhe pa vonesa”. Ndërsa Shkupi thekson se janë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave me BE-në dhe se tani Bullgaria duhet të bëjë lëvizje. Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe sigurisë në BE, Josepp Borrell, dje deklaroi se pret që deri në fund të kryesimit francez me BE-në (30 qershor) të zgjidhet kontesti në mes Shkupit dhe…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar 127 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 18 gjoba për vozitësit e motoçikletave, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, , 5 për vozitësit fillestar dhe 5 të tjera për makina të paregjistruara. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Bllokada e Kuvendit nuk është risi, kemi 2 vite që po përballemi me bllokadë të VMRO-DPMNE-së, tha deputetja e LSDM-së Daniela Markovska . Ajo tha se Ligji për Qendrën Klinike, Ligji për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionistë janë bllokuar nga opozita për dy vite në Kuvend, të cilat nëse miratohen do të siguronin rritje të pagave të mësuesve dhe profesionistëve, përmirësimin e kushteve në arsim, transformimin e punës nga kohë fikse në të pacaktuar. Në mënyrë hipokrite, VMRO-DPMNE caktoi seancën e Komisionit parlamentar për financa dhe buxhet dhe votoi zgjidhjen ligjore për kredinë nga bashkësia ndërkombëtare për rindërtimin e rrugëve lokale,…

Lexo më Shumë