Author: almakos

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski tha se Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka marrë vendim që më 18 qershor të mbajë një protestë të madhe popullore. “Heshtja nuk është një opsion, kjo protestë do të jetë një protestë për ndryshim dhe për një jetë më të mirë,” tha Mucunski. Sipas partisë opozitare, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë e vetmja zgjidhje. Mucunski shpjegoi se zgjedhjet janë të nevojshme për shkak të politikave të qeverisë dhe në këtë drejtim foli për krizën energjetike, inflacionin dhe rritjen e kostove të kompanive. Mucunski shtoi se investimet kapitale janë në nivel të ulët, për BE-në nuk…

Lexo më Shumë

– Mbështetja që kanë universitetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të përmirësohet. Arsimi i lartë dhe shkenca janë tema të shpeshta në seancat e qeverisë, sepse përpjekjet tona për zhvillim të përshpejtuar i bazojmë në investimin në resurse njerëzore, tha ministri Jeton Shaqiri, duke folur në seancën e Konferencës së Universitetit në Ohër. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shaqiri po merr pjesë për herë të dytë në Konferencën Ndëruniversitare për të ruajtur komunikimin personal dhe për të gjetur zgjidhje efektive për sfidat, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse. “Mbështetja në fushën…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në seancën e parë të Këshillit formal për Punë të Jashtme të BE-së me ministrat e Ballkanit Perëndimor. Osmani tha se i takon Bullgarisë që ta shfrytëzojë momentin politik për të shpëtuar kredibilitetin e BE-së në rajon, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Për herë të parë sot, gjashtë ministra të jashtëm nga Ballkani Perëndimor u ftuan të jenë pjesë e Këshillit të rregullt zyrtar të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Tema e takimit ishte lufta në Ukrainë, pasojat e saj dhe ndikimi i Rusisë në rajon. Ministri Osmani tha për…

Lexo më Shumë

Një emigrant 24-vjeçar nga Afganistani është gjetur i vdekur në afërsi të urës hekurudhore në Gjevgjeli. Siç njoftoi MPB-ja, mbrëmë në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në afërsi të urës hekurudhore në Gjevgjeli është gjetur një person i vdekur me një plagë me thikë nga një objekt i mprehtë në trup. Nga hetimi i personit u zbuluan dokumente personale nga të cilat u konstatua se ai ishte një emigrant 24-vjeçar nga Afganistani. Në vendin e ngjarjes e ka arritur prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Në këto kohë të vështira, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitikës, deklaroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalene Baerbock në Twitter. ”Ne duhet të mbajmë premtimet tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi ajo.

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Në Maqedoni 17 amvisëri harxhojnë 10% të totalit të konsumit të energjisë elektrike në vend. Pra, këto familje harxhojnë 30 për qind të gjithë energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet. Për shkak të shembujve të tillë, Komisioni Rregullator i Energjetikës është në fazën përfundimtare të përgatitjes së një rregulloreje të re për tarifat për përdoruesit. Edhe pse këto familje janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike, Komisioni thotë se rregullat do të duhet të ndryshojnë. Ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë tarifa më të larta, shkruan Alsat. “Nëse shpenzimi mesatar është 10 kilovat…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Lëvizja Besa nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti maqedonase, ndërsa në bllokun politik shqiptar do të bashkëpunon me çdo parti e cila ka synim që BDI-në ta dërgon në opozitës, shkruan Alsat. Sekretari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha thotë se përvoja e deritanishme e subjektit tyre ka dëshmuar se marrëveshjes parazgjedhore nuk janë respektuar, ndërsa subjekti të cilit ai i takon ka dëshmuar se synimi i tyre nuk është vetëm pushteti por lufta efikase kundër krimit dhe korrupsionit. “Koalicion me partitë maqedonase vetëm pas zgjedhjeve parlamentare dhe atë me marrëveshje partneriteti për të udhëhequr…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Zgjidhet edhe problemi i fundit që mbante peng nisjen e punimeve për bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë. Komuna ka arritur marrëveshje për shpronësim me pronarët e objektit i cili duhet të rrënohet. Pronari i objektit hodhi poshtë arsyetimet e përbërjes së kaluar të Komunës lidhur me pronën e tij. “Asnjëherë s`na kanë thirr. Ne madje kemi dashur që të bëhet sa më shpejtë rruga se u bë gjatë më. Nuk i kemi bë pengesa asnjëherë komunës po tash gjetëm zgjidhje me komunën. Unë kam kërkuar edhe më parë, para katër vitesh, që të kontaktoj me ish kryetaren…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski derisa komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, përfshi edhe bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së, iu bëri thirrje të gjithë deputetëve që të punojnë në interes të qytetarëve dhe jo në interes të partive politike. “Bëhet fjalë vetëm për kërkesë të VMRO-në, këtë e bëjnë për qëllime politike, për interesa personale. Edhe njëherë ju bëj thirrje që të gjithë deputetët në kuvend të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të partive politike. Kuvendi është vendi ku të gjitha partitë politike kanë përfaqësues. Kuvend është vendi ku në mënyrën më demokratike…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 24-vjeçar nga Tetova pasi tek i njëjti janë gjetur substanca narkotike. “Me datë 15.05.2022 në ora 21.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.A. (24) nga fshati Jellovnajë të Tetovës. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie e ngurtë me ngjyrë të bardhë dhe një thikë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Bota po përballet me një krizë ekonomike veçanërisht pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, megjithatë ka një profesion ku rrogat janë rritur fuqishëm deri në 20 për qind më shumë, shkruan NZZ am Sontag. Kjo vlen për sektorët ku ka mungesë të profesionistëve, veçanërisht në sektorin e IT dhe Informatikës, ku bizneset kanë nevojë ekzistenciale për punësimin e tyre. Rroga e një informatikani në Zvicër, nga viti i kaluar është rritur për 70 mijë franga më shumë ose tani ai merr një rrogë vjetore prej 360 mijë frangash, përcjell Express. Rrogë të majme kanë edhe menaxherët projektues në sektorin e…

Lexo më Shumë

Për shkak të mbajtjes së stërvitjes operativo-taktike sot në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm trafiku , njoftojnë nga MPB-ja. “Stërvitja operativo-taktike do të mbahet në periudhë prej orës 9:30 deri ora 12 nga ana e MPB-së dhe në koordinim me Ambasadën e SHBA-së. Në këtë periudhë të mbyllura do të jenë rrugët “Lazar Liçenovski” dhe “Samoillova” dhe bulevardi “Nikolla Karev”, në pjesën e rrugës “Brigada Maqedono-Kosovare” deri te rruga “8 Shtatori”, njoftojnë nga MPB-ja nga ku apelojnë deri tek qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë.

Lexo më Shumë