Më shumë se 30 vjet nuk kemi arritur të bëjmë asgjë nga ky shtet, kështu u shpreh në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, biznesmeni Goran Rafajlovski. Sipas tij, shteti ka humbur profilet e larta profesionale që duhet të krijojnë kapacitete të reja. “Kanë kaluar 32 vjet, nuk kemi bërë asgjë nga shteti. Absolutisht asgjë. Kemi mbyllur fabrika, kemi mbyllur objekte, nuk i kemi më mjeshtrit që kishim. Nuk mund të gjeni mjeshtër për pllaka, për parket, as hidraulik, as elektricist…nuk kemi profesorë të matematikës, fizikës apo kimisë, lëre më shkencëtarë që do të krijojnë vlerë të shtuar nga e cila…
Author: almakos
Hannibal Hanschke/AP Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar të pozicionohet si bashkëbiseduesi kryesor evropian për krizën e Ukrainës. Franca iu drejtua mediave me një deklaratë të shkurtër, pas një bisede telefonike midis presidentit Emanuel Makron, i cili më pas foli me presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministrin bullgar Kiril Petkov dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Qëllimi i këtyre tre bisedave, derisa Franca po kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, ishte inkurajimi i dy vendeve që të rifillojnë shpejt dialogun për mosmarrëveshjen mes tyre, thuhet në deklaratë. Presidenti i Francës, rikujtoi edhe njëhere përkushtimin e tij ndaj perspektivës evropiane të…
Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Francës, Emanuel Makron, me të cilin u pajtuan se nuk ka kohë për të humbur dhe theksoi se vonesa e mëtejshme në fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, mund të ketë pasoja të rënda për rajonin dhe më gjërë, dhe më këtë rast hapen dyert e ndikimit më të të madh të vendeve të treta të rajonit. Në kohë të njëjtë, ata theksuan se çështja e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor e bën atë një çështje serioze të sigurisë, informojnë nga shërbimi për shtyp të…
Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të autorizojë ambasadorin e Maqedonisë në NATO, Dane Taleski, që të miratojë anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në NATO. Finlanda dhe Suedia sot aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me Aleancën. Turqia i ka bllokuar këto dy shtete. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpjeguar se nuk e lejon hyrjen në këto vende për shkak se mbështesin terrorizmin.
Gazetar: Adrian Kerimi Kompania “VEVE Grup” paditë shtetin-Ministrinë e Financave. Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Civile janë theksuar të gjitha arsyet dhe dëshmitë duke bashkëngjitur edhe provat materiale mbi bazën e të cilave “VEVE Grup” dhe Alsat M pretendojnë se procedura e përmbarimit ndaj një pjese të pronës është në kundërshtim me ligjin dhe buron si pasojë e një defekti institucional. Në padi është bashkëngjitur edhe kërkesa për masë të përkohshme ndaj procedurës së përmbarimit e cila ishte në fuqi gjatë procesit gjyqësor por që ishte rrëzuar me vendim të Gjykatës së Apelit sjell më 28 prill 2022. Padia…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehu besimin se deklarata e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josef Borell, duke apeluar që përfundimi i presidencës franceze të jetë afati deri në të cilin duhet të zgjidhet mosmarrëveshja ndërmjet Sofjes dhe Shkupit dhe të fillojnë negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian do të ndikoj pozitivisht në intensifikimin e procesit.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën e Ilindenit në Tetovë kanë arrestuar 57 vjeçarin I.M.. Personi im arrestuar sipas MPB-së është dërguar në burg për vuajtje të dënimit. “Me datë 17.05.2022 në ora 11.40 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar personin I.M. (57) nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg. Personi është dorëzuar në INKP-Tetovë për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Alsat.mk
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në aeroportin e Shkupit e priti kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë. Mariçiqi ka theksuar se vizitën e kryeministres Bërnabiq, në kohë të sfidave me të cilat përballet Evropa dhe rajoni, do ta shfrytëzojnë për të biseduar në temat lidhur me avancimin e eurointegrimeve të të dyja vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe përgatitjeve dhe aktiviteteve të Samitit “Ballkani i Hapur”.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat. Gjatë vizitës Bërnabiq do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërkohë që do të merr pjesë edhe në samitin që e organizon “Maqedonia 2025”. Për shkak të vizitës së kryeministres Bërnabiq në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të trafikut. Nga Sektori për Punë të Brendshme apelojnë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë. /Alsat.mk
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në Facebook ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ka apeluar SASHK-un për pranim të shpejtë dhe të plotë të kushteve të dakorduara. “I’a dolëm të arrijmë një marrëveshje të rëndësishme për të punësuarit në arsim dhe të rrisim pagat për 15 për qind, duke filluar nga paga e shtatorit. Kjo rritje e pagave është më e madhja deri më tani dhe së bashku me rritjen prej 21 për qind deri më tani është historikisht mbështetja më e madhe për punonjësit në…
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria, tanimë një kohë të gjatë po trokasin në derën e Bashkimit Evropian, dhe meqenëse kjo derë nuk po hapet, atëherë këtyre dy vendeve nuk ju mbetet gjë tjetër përpos që të presin deri sa dera të hapet. Kështu vlerëson në “Programi 200”, gazetari Franko Egro. Sipas tij kryeministri dhe të gjithë aktorët e tjerë politik në Shqipëri janë pro integrimit evropian dhe se alternativ tjetër nuk ka. “Në rast se Franca një nga dy lokomotivat e rëndësishme të BE-së, e frenon këtë proces, sigurisht që krijohet një ngërç i madh. Sa i përket…
Politologu dhe njohësi i integrimeve evropiane, Aleksandar Jovanovski, i ftuar në ‘Programi 200″ në Alsat ka thënë se gjendja e Ballkanit Perëndimor në procesin euro- integrues kohëve të fundit ka qenë shumë komplekse dhe se pasiguria tek opinioni nga propozimi i fundit francez mund të jetë i justifikuar. “Ne kemi kërkesë nga Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pastaj kemi kundërshtim të hapur nga Serbia, kemi ngërç në procesin e integrimit evropian në Serbi dhe Mal të Zi dhe pastaj kemi metodologji të re për negociatat, Shqipëria dhe Maqedonia as që kanë filluar… Jam dakord me frikën nga Unioni…

