Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 175 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 65 për tejkalim të shpejtësisë, 39 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoçikletave, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, shkruan Alsat. Sipas MPB-ja janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 16 për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe 5 të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara./Alsat.mk
Author: almakos
Gazetar: Miki Trajkovski Shkolla fillore më e madhe në Strugë, “Vëllezërit Miladinov”, funksionon pa pedagog shqiptar, me 1160 nxënës, shumica e të cilëve mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe. E njëjta situatë është edhe në shkollën e fshatit Labunistë, ku vitet e fundit numri i nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe është në rritje, shkruan Alsat. Ndërkohë nxënësit shqiptarë komunikojnë me pedagogun maqedonas. Dukuritë e tilla nuk nënkuptojnë përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe të atyre gjuhësore, thotë profesori universitar Agim Poshka. Probleme të ngjashme ka edhe në shkollat e tjera në Strugë. Diku ka psikolog shqiptar, por…
Pas mbarimit të punimeve të Kongresit, Gashi në një prononcim për mediat, u shpreh se vendimi i Kongresit partiak është nderë dhe respekt për të. “Në mënyrë demokratike Kongresi votoi programin, statutin, votoi Kuvendin e ri Qendror, njëkohësisht Kongresi sot më dha edhe një mandat 4 vjeçare për të udhëhequr partinë Alternativa. Kjo është nderë dhe respekt për mua dhe unë besoj që nuk do t’i zhgënjejë, edhe aktivistët e Alternativës, edhe votuesit, por edhe gjithë qytetarët të tjerë, për shkak se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për mua”, tha Afrim Gashi. Ndryshe, në kongres, ashtu siç pritej,…
Për shkak të stërvitjes operativo-taktike, nesër në rrugët e Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit, ndërsa komunikacioni do të drejtohet në rrugët përreth. Siç njofton MPB, stërvitja operativo-taktike do të mbahet në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 12:00, nga Ministria e Brendshme, në koordinim me Ambasadën Amerikane, gjatë së cilës rruga “Llazar Liçenoski” dhe ”Samoillova” do të jenë të mbyllur për qarkullim, poashtu bulevardi ”Nikolla Karev” – Makedonsko-Kosovska Brigada” deri te rruga ”8 Shtatori”. Për këtë, MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet stërvitja.
Gazetar: Mahir ThaçiSot u zhvilluan përballjet e javës së 33-të, dhe të fundit për këtë sezon në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Është një javë formale , pasi që të gjitha paqartësitë ishin të mësuar një javë më parë, me FC Shkupin, që morri titullin kampion, ndërsa Shkëndija dhe Akademia Pandev me biletë të siguruar për garat evropiane. Ndërkohë Skopje dhe Tikveshi do të luajnë sfidat e balotazhit për mbijetesë, ndërsa nga Liga e Parë do të largohen Pelisteri dhe Boreci. Në sfidat e javës së fundit, FC Shkupi mundi Akademia Pandevin me 3-0, ndërsa Struga Trim Lum u…
Grupi i shtatë vendeve të industrializuara lavdëroi Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë veriore për përafrimin e plotë të politikës së tyre të jashtme me Bashkimin Evropian, duke përfshirë sanksionet, dhe i bëri thirrje Serbisë të bëjë të njëjtën gjë. Ata gjithashtu kanë mbështetur fuqishëm hapjen e shpejtë të negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tha korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Ministrat e Jashtëm të G7 mirëpresin përparimin në bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës dhe tranzicionin energjetik, veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor si pjesë e Procesit të Berlinit, tha Ministria e Jashtme…
Gazetar: Evi Shkopi Maqedonia është zhvendosur në listën e vendeve qytetarët e të cilëve rrezikohen nga kanceri i lëkurës. Drejtorja e Klinikës së Dermatologjisë apelon deri tek qytetarët që së paku njëherë në vit të kryejnë kontrolle dermatologjike dhe të mos injorojnë ndryshimet eventuale që vërejnë në lëkurë, shkruan Alsat. “Megjithatë tani gjendemi në atë grup të mesëm të quajtur 4 plus, nga 4 deri në 7. Ndërsa nga 7 deri në 10 janë vendet si Australia. “17:10 Ndryshimet që shikoni, si plagë të cilat nuk shërohen, ndonjë pigment i errët që shfaqet për herë të parë, nishane që ndryshojnë…
Gazetar: Adrian Kerimi Kjo është rruga që çon drejt pendës së Likovës, vendit të vetëm turistik në këtë komunë rurale. Por para bukurisë natyrore që ofron ky vend, në sy bien këto mbetje inerte, shkruan Alsat. Autoritetet komunale thonë se kjo është pasojë e qytetarëve të papërgjegjshëm, duke i bere thirrje që të ndalojnë me një veprim të tillë. Kreu i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se për të parandaluar një fenomen të tillë është i detyruar të shqiptojë gjoba. “Këtë vend që e shohim prapa nesh e kemi si pasojë e hedhjes së gërmadhave nga disa qytetarët, për…
Gazetar: Ile Petrevski Kriza e vazhdueshme po shkakton sfida serioze edhe në industrinë e rëndë. Rritja e çmimeve të lëndëve të para, transporti më i shtrenjtë dhe gara drejt tregjeve të reja, janë problemet me të cilat përballen fabrikat e mëdha. Në kohë krize, biznesmenët thonë se kanë nevojë për një analizë të mirë parandaluese, nëse është më fitimprurëse të investosh apo të kursesh para në raste të vështira, shkruan Alsat. “Për teneqet e çelikut që i prodhojmë, mund të them se tregjet janë mjaft aktive për momentin, ku çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit,…
Policët e Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në SPB Kumanovë sot në ora 08:00 kanë privuar nga liria kumanovanët S.T. dhe S.R. Sipas MPB-së, gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në banesën e S.T, janë gjetur dhe konfiskuar pa leje amfetaminë, marihuanë, pistoletë “Ecol”, si dhe një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, u gjet në vend ngjarje S.R. gjatë blerjes dhe shitjes së amfetaminave. “Personat janë ndaluar në stacion policor dhe në koordinim me prokurorin publik nga PK Kumanovë, pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet…
Kryeministri bullgar Kiril Petkov nuk do ta vizitojë së shpejti Shkupin, tha kryetarja e kabinetit të kryeministrit të Bullgarisë, Lena Borislavova. – Nuk do të ketë vizitë së shpejti, sepse nuk kemi një dokument që të mund të punojmë në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Pra, siç konfirmoi dje pala maqedonase, konferenca ndërqeveritare shtyhet derisa të shohim hapa në lidhje me përmbushjen e kritereve dhe mirëkuptimit, të cilat tregojnë mbrojtje nga diskriminimi i pakicës etnike bullgare, tha Borislavova për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Ajo theksoi se “Bullgaria nuk kërkon një pakicë” në vend, por përfshirjen e bullgarëve si…
Ministria e Brendshme dje (14.05.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 masa, nga të cilat 22 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 32 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë. 10 masa për përdorimin e celularit, 23 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për automjete me defekte teknike dhe mjete të paregjistruara, tetë sanksione për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq) … “Vazhdojnë kontrollet e intensifikuara të veprimit. Ne u bëjmë…

