Author: almakos

Gazetar: Igor Stefanovski “Shteti na në dispozicion tre er-traktorë. Por, për momentin ky prapa meje është i vetmi që mund t’u përgjigjet sfidave për fikjen e zjarreve nëpër pyje”, raportoi gazetari i Alsat  Igor Stefanovski. Edhepse në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup janë dy avionë për shuarjen e zjarrit, njëri nuk është operativ pasi pritet servisimi i rregullt. Dje në Spanjë u dërguar avioni i dytë që sipas afateve duhet të jetë gati deri kah mesi i korrikut, pas çka do të dërgohet edhe i treti. Problemi tjetër është mungesa e pilotëve të certifikuar për të drejtuar këto avionë. Që tre…

Lexo më Shumë

Në mesin e pesë personave të vrarë në shpërthimin e djeshëm në fabrikën e produkteve kimike “Melamine” në qytetin slloven Kocevje, është edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, raportojnë sot mediat sllovene. Sipas Departamentit të Policisë së Lubjanës, nga katër të vrarët e tjerë, dy janë sllovenë dhe dy janë shtetas të Bosnje dhe Hercegovinës. Sipas policisë sllovene, viktimat “ende nuk janë identifikuar, por dihet se tre prej tyre janë të huaj”. Shefi i Departamentit të Përgjithshëm të Krimit në SIA të Lubjanës, Walter Zrinski, tha se për momentin nuk mund të konfirmojë nëse shkaku i shpërthimit ka qenë…

Lexo më Shumë

Për të vazhduar bashkëpunimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane me institucionet e arsimit të lartë dhe për të mbështetur stafin e ri në përgatitjen për pjesëmarrje në procesin e integrimit evropian, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq nënshkroi sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Dekanin e Fakulteti Juridik “Justiniani I” në Shkup, prof. Dr Sasho Georgievski. “Janë të rinjtë ata që do të vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen evropiane të vendit, ndaj është thelbësore t’u sigurohet atyre njohuri cilësore teorike dhe praktike. Është në interes të procesit të integrimit evropian përmes bashkëpunimit të përbashkët”, tha zëvendëskryeministri. Ministrja Mariçiq. Nisur nga natyra…

Lexo më Shumë

Flet nusja shqiptare që rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin. Etleva Korra është denoncuar për dhunë në familje me 11 maj nga kunati, bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra pasi sipas tyre i ka rrahur të gjithë. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike. Konflikti para 2 ditësh degradoi në dhunë kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Dëme të mëdha ka shkaktuar plasja e tubave mbrëmë nga rezervuari i ujit në fshatin Zagraçan të Strugës në pronat e banorëve të këtij fshati. Pasi Struga dhe një pjesë e fshatrave të Strugës mbetën pa ujë të pijshëm për gati 30 orë për shkak të riparimit të gypave të tjerë, ujërat e tepërta nga burimet në fshatin Belicë e Epërme u grumbulluan dhe në një nga rezervuarët afër Zagraçanit ndodhi një avari. Është prishur një mur mbajtës, ndërsa uji përmbyti shtëpi, oborre, bodrume, garazhe. Banorët thonë se në mëngjes ka plasur një tjetër tub, ndaj kanë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Prokuroria Themelore e Tetovës siç mëson Alsat do të ngre padi kundër tre personave fizik dhe një personi juridik, për djegien të spitalit modular në Tetovë. Lënda pritet t`i dorëzohet Gjykatës së Tetovës gjatë javës së ardhshme, pas referimit të së njëjtës para prokurorisë republikane, nga ku edhe është marrë mendim pozitiv. “Prokurorët e lëndës, bënë referimin para Prokurorisë Republikane dhe lënda është para përfundimit. Brenda javës së ardhshme, pritet që lënda t`i dorëzohet Gjykatës së Tetovës për procedim të mëtejmë. Pas përfundimit të hetimeve, do të vazhdohet me ngritjen e akuzave kundër tre personave fizik dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se është i informuar rreth rastit me pronën e “TV Alsat”, por u shpreh se nuk i di të gjitha detajet. Megjithatë ai shfaqi shpresën për një zgjidhje të pranueshme për investitorin, gjithnjë duke pas parasysh edhe aspektin ligjor. “Jam i informuar me rastin, detajet nuk i di të gjitha për shkak se për atë rast ekziston procedurë juridike, për të cilën procedurë janë të kyçura organet juridike, por janë të kyçura edhe organet e shtetit, ndërkohë që bëhet fjalë për rast praktikisht të vjetër, në mandat të 5 ministrave të financave. Atë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e informon opinionin se gjatë ditës së nesërme (14 maj) në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 12:00, për shkak të garës “Triogi Triatlon”, MPB do të marrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në disa rrugë të caktuara në Shkup. “Pozicioni fillestar i garës është Qendra Sportive “Boris Trajkovski”, ndërsa garuesit do të lëvizin në një pjesë të rrugëve rreth Q.S. “Boris Trajkovski” dhe në korsinë e djathtë të bul. Ilinden, pastaj nga kryqëzimi në bul.“8 Shtatori” deri tek kryqëzimi me rrugën “Lublanska” dhe anasjelltas”, njofton MPB. Nga MPB-ja apelojnë deri…

Lexo më Shumë

Çmimet e vetu ave të pë do u a, këto ja ë 10 modelet më të kë kua a ë t egu gje ma . Ndë sa automjetet e pë do u a kushto i mesata isht 21.793 eu o ë ma s 2021, ë ma s 2022 mesata ja u it ë 26.817 eu o. Maki a de i ë 20 vjeç me jë kilomet azh maksimal de i ë 200.000 kilomet a u a alizua . Edhe pse çmimet ja ë duke u pë mi ësua mi imalisht, uk duhet p itu jë d yshim i t e…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) sot pasdite duhet të mbajnë një takim të ri për të diskutuar për rritjen e pagave në arsim. Dje nga Sindikata e Arsimit theksuan se në takimin e paraparë për sot pritet të arrihet një harmonizim përfundimtar i qëndrimeve për këtë çështje, si dhe marrëveshje kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm dhe afat kohor për zhvillimin, nënshkrimin dhe zbatimin e tyre.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë gjobitur gjithsejtë 146 vozitës, prej tyre: 10 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 18 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për makina të transportit publik teknikisht të parregullta dhe 5 për kalim në të kuqe në semaforë.

Lexo më Shumë

07:38 | 12 Maj 2022 Apple ka humbur pozicionin e saj si kompania më e vlershme në botë mes një shitjeje të gjerë të aksioneve të teknologjisë. Prodhuesi i naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Aramco, ia ka marr vendin e parë prodhuesit të iPhone për herë të parë në pothuajse dy vjet. Investitorët kanë shitur aksione në firmat e teknologjisë teksa kalojnë në ato që i shohin si asete më pak të rrezikshme. Bitcoin, kriptovalutat e tjera kryesore dhe asetet digjitale kanë vazhduar gjithashtu të bien ndjeshëm. Dje aksionet e Apple ranë me më shumë se 5% në Nju…

Lexo më Shumë