Sot në Berlin vazhdon takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s, me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, me fokus pushtimin ushtarak rus në Ukrainë dhe implikimet e mundshme të luftës për aleatët, si dhe samitin e ardhshëm të liderëve të Aleancës. në Madrid. Në takimin dyditor janë të ftuar të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, të cilët do të informojnë për zhvillimet e fundit, përfitimet dhe implikimet në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të ardhshëm të këtyre dy vendeve në Aleancë. Në margjinat e takimit, Osmani dje pati takime bilaterale me ministrat e…
Author: almakos
Muaj më parë Alsat pati raportuar se gjuha shqipe nuk po gjenë zbatim as në Institucionet e drejtuara nga kuadro shqiptarë. Ndër to ishte edhe Ministria e Bujqësisë e cila tashmë ka filluar të zbatoj ligjin për gjuhën shqipe. Tanimë në web faqen zyrtare të këtij institucioni, lajmet figurojnë në gjuhën shqipe dhe jo vetëm. https://alsat.mk/ligji-per-gjuhet-nuk-gjen-zbatim-edhe-ne-institucione-te-drejtuara-edhe-nga-kuadro-shqiptare/?fbclid=IwAR2KHxZrSsMIklpl_kiBGIi752mrlDmy_zVoGYcxazSzzbxP5ArqEdRLzto
Gazetar: Melihate Rustemi Semimaturantët kanë nisur të shqyrtojnë ofertat e shkollave të mesme për të vendosur se në cilën prej tyre do të vazhdojnë arsimin e mëtutjeshëm. Ata që tashmë janë përcaktuar thanë se këtë e kanë bërë duke u bazuar në prezentimet që disa shkolla të mesme kanë realizuar në shkollat fillore por që sipas tyre nuk janë të mjaftueshme, shkruan Alsat. “Unë në të ardhmen dëshiroj të regjistrohem në gjimnaz, në drejtimin matematiko natyror. Për ne si semimaturantë është e nevojshme që shkollat të vijnë të prezentohen në shkollë që të kemi më shumë njohuri për shkollat e…
Gazetar: Luka Andreev Projekti për diplomacinë ekonomike, drejt debaklit. Ndonëse vitin e kaluar me pompozitet u njoftua se këshilltarët ekonomikë të punësuar në ambasada do të tërhiqnin investime të huaja, vetëm katër prej tyre aktualisht janë në detyrë, në Ankara, Abu Dabi, Varshavë dhe Munih. Plani i ministrit të Jashtëm, i cili para një viti nënshkroi memorandum me kolegët e tij nga ekonomia dhe bujqësia, parashikonte që persona nga këto ministri të dërgoheshin në qendrat kryesore ekonomike, shkruan Alsat. “Ministria e Ekonomisë ende nuk ka dërguar përfaqësues ekonomikë në Bruksel (përgjegjës për vendet e Beneluksit), Gjenevë (përgjegjës për Organizatën Botërore…
Parlamenti po funksionon pavarësisht bojkotit të një pjese të opozitës. Është miratuar rendi i ditës së seancës plenare dhe ka filluar debati për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep, Kovaçevski përsëriti se nuk është serioze bojkotimi i Kuvendit në kushtet e krizës më të madhe energjetike botërore dhe u bëri thirrje deputetëve të jenë përgjegjës. “Në kushte të tilla, çdo parti politike duhet të jetë e përgjegjshme dhe të japë maksimumin për të miratuar ligje që lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Nuk…
Gazetar: Miki Trajkovski Brenda shkurtit të vitit 2023, me kërkesë të UNESCO-s, banorët e pjesës së vjetër të Ohrit, duhet t’i heqin dhe instalojnë diku tjetër të gjithë elementët në çati, duke filluar nga kondicionerët, bojlerët diellorë, panelet dhe antenat satelitore, shkruan Alsat. “UNESCO dhe të gjitha ligjet që kemi këtu për bërthamën e qytetit të vjetër të mbrojtur, tregojnë se edhe nëse keni kondicioner, duhet të vendoset diku ku nuk do të duket. Shumë prej tyre kanë panele dhe bojlerë diellorë. Të gjitha janë të ndaluara dhe nuk duhet të jenë aty”, tha Mishe Tutkoski- drejtor i Institutit dhe…
01:25 | 14 Maj 2022 Për herë të parë, shkencëtarët kanë rritur bimë në dhe hënor. Kërkuesit përdorën mostra pluhuri të mbledhura nga misionet Apollo në vitet 1969-1972 për të rritur një lloj lakre. Për habinë e tyre, farat lulëzuan pas dy ditësh. “Çdo filiz, si nga dheu hënor apo tokësor, ishte rritur njësoj deri në ditën e gjashtë”, tha Anna-Lisa Paul, njëra prej kërkueseve në Universitetin e Floridës. Por pas kësaj, nisën të shfaqeshin edhe ndryshimet. Filizat e mostrës hënore nisën të shfaqnin stres, zhvilloheshin më ngadalë dhe u vyshëkn. Gjithsesi, për shkencëtarët shënoi një arritje që do të…
Panele diellore, kolektorë diellorë, kondicionerë, madje edhe paisje të mëdha satelitore të vendosura në shtëpitë e pjesës së vjetër të Ohrit, janë evidentuar në raportin e fundit të UNESCO-s, dhe nëse banorët nuk duan të paguajnë gjoba, të gjithë ata që jetojnë ne zonën siç njihet nën Kullat e Samoilit, duhet të ndezin oxhaqet e tyre dhe të kthejnë sobat e drurit, dhe ti nxjerrin nga përdorimi paisjet e lartë përmendura. “Vërejtjet e UNESCO-s në lidhje me mbrojtjen e bërthamës së vjetër të qytetit janë rigoroze”, tha për Tv Alfa, kreu i Institutit dhe Muzeut të Ohrit. “Këtu mund t’i…
Ish-ambasadori në SHBA, Vasko Naumovski, komentoi zhvillimet e mundshme në politikën bullgare në periudhën e ardhshme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, duke lënë të hapur mundësinë e formimit të një mazhorance të re parlamentare në Bullgari, që mund ta miratojë një Deklaratë të re për vendin tonë. “Petkov po përballet me probleme edhe në koalicionin qeverisës edhe në opozitë. Nëse deri në fund të vitit shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, koalicionet ndoshta do të duhet të përshtaten edhe atje. Unë nuk do të habitem nëse një shumicë e mundshme për një deklaratë të re në parlamentin bullgar formohet…
“Me palën bullgare janë duke u zhvilluar bisedime intensive në kuadër të deklaratës së Kuvendit dhe vijave të kuqe dhe interesave tona dhe nëse do të arrihet një marrëveshje tani varet nga Bullgaria”, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. “Një zgjidhje e drejtë është e mundur. Ne besojmë se është mirë që procesi të përfundojë me një dokument gjithëpërfshirës, i cili do të përcaktojë qartë detyrimet si tonat edhe të palës bullgare. Sigurisht që kemi folur deri tani, gjithçka tjetër është në një terren të papërcaktuar. Më pak rëndësi ka forma, rëndësi ka përmbajtja, çfarë hapash duhet të ndërmerren…
Gazetar: Melihate Rustemi Riaktivizimi i grevës në arsim do të varet nga rezultatet e Marrëveshjes paqësore dhe me ndërmjetësues që pritet të përmbyllet fillimin e javës që vjen. Pas raundit të ri të bisedimeve, kreu i SASHK-ut Nedellkov tha se ka përparim për marrëveshjen kolektive, shkruan Alsat. “Ato duhet të nënshkruhen në periudhën nga 1 deri më 31 shtator. Ka disa probleme teknike për të cilat duhet të fillojë viti shkollor për të zbatuar ato dispozita të kolektivit. Sa i përket rritjes së pagave, ka pasur edhe disa propozime tona si dhe në çfarë përqindje të rriten pagat. Megjithatë, ne…
Gazetar: Ile Petreski Tatimi mbi vlerën e shtuar për faturat e energjisë elektrike deri në Vitin e Ri mbetet pesë për qind. Zëvendëskryeministri për Ekonomi, Fatmir Bytyqi, tha se për dhjetë ditë kur të jetë gati rishikimi i buxhetit, do të dihet se sa do të ndajë shteti për ndihma të reja për qytetarët, dhe kompanitë për përballimin e krizës energjetike, shkruan Alsat. “Po bëhen kalkulimet përfundimtare nëse kërkesa apo nevoja e EVN-së do të sigurohet nga EMV-ja. Së dyti, nëse kapaciteti i prodhimit vendas është i mjaftueshëm për të furnizuar këtë energji elektrike apo do të ketë nevojë për…

