Sipas drejtorit të Makstil, Petar Janeski, pasiguria ligjore dhe absurditetet me të cilat mund të ballafaqohen investitorët, ka ndikim shumë të pafavorshëm për biznesin dhe mund t’i çojë ata në marrjen e vendimit për largim nga vendi. “Të gjitha këto absurditete, me të cilat përballemi çdo ditë, kanë një ndikim shumë negativ në ekonomi. Ka një paradoks ku ata duhet të mendojnë nëse do ta mbajnë biznesin, në aspektin e investimeve apo të shohin se çfarë mund të shpëtojnë, t’i mbledhin plaçkat dhe të largohen”, tha Janeski./Alsat.mk
Author: almakos
Situatë e tensionuar gjatë seancës parlamentare e cila është duke vazhduar edhe pas orarit të punës së Kuvendit. Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski fillimisht kërkoi ndërhyrje procedurale, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i lejoi. Ai kërkoi që të votohet për rendin e ditës, pasi paraprakisht fjalën ua dha dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët nuk dolën në foltore për shkak se insistonin në ndërhyrje procedurale. Pas kësaj, Xhaferi i tha Micevskit të mos i afrohej dhe të largohej nga tavolina e tij. Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit.“Mos…
Gazetar: Adrian Kerimi Pas aktualizimit të kontestit pronësor ndaj Televizionit Alsat dhe vendimit gjyqësorë për ta vendosur në shitje publike një pjesë të pronës së televizionit, partitë në pushtet kanë shpalosur qëndrimet e tyre. Alternativa e Afrim Gashit i bën thirrje Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit të ndalojnë presionin ndaj Alsatit dhe njëkohësisht të ndërmerr hapa urgjent kundër rrëzimit të besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit. Në qëndrimin e Alternativës theksohet mos justifikimi që për faj të një lëshimi institucional të ushtrohet presion ndaj një media të pavarur dhe të vetme e nivelit kombëtarë në gjuhën shqipe. “AlternAtivA mendon…
Gazetar: Adnan Qaili Orari i punës në pikat e vaksinimit anti-kovid në Poliklinikat e kryeqytetit reduktohen vetëm në një turn. Madje disa prej tyre janë dislokuar edhe në hapësira më të vogla nga që interesimi për vaksinim ka rënë plotësisht. Mjekja Sanja Mlladenovska nga Poliklinika e Bukureshtit tha se këto hapësira tani përdoren për vaksinim të fëmijëve. “Kjo nënkupton që turni parë 7.30-14.00 pranojmë fëmijët për vaksinat e rregullta sipas kalendarit për imunizim nga 0-5 vjet. Pas orës 14-19 funksionon për të rriturit që vijnë për vaksinim anti-kovid”, deklaroi Sanja Cilevska-Mlladenovska, mjeke. Ajo tha se në atë pikë vaksinimi, brenda…
Gazetare: Andrea Cobanova Mobilim, blerje automjetesh të reja, sponsorizime dhe reklama, udhëtime zyrtare dhe përdorim i automjeteve zyrtare. Të gjitha këto kosto të institucioneve janë përfshirë në kategorinë e emërtuar “mallra dhe shërbime”, në buxhetin qendror në vlerë prej 327 milionë euro, shkruan Alsat. Qeveria bëri të ditur se me rishikimin e arkës së shtetit deri në fund të këtij viti, kjo kategori do të duhet të reduktohet për 100 milionë euro. Sipas buxhetit për këtë vit, për blerjen e mobilieve janë ndarë 1,8 milionë euro, ndërsa për vetura 5,4 milionë euro. BUXHETI PËR VITIN 2022 Mallra dhe shërbime 327…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për media, ka reaguar në lidhje me kontestin pronësor të Televizionit Alsat, duke e quajtur këtë tendencë nga pushtetarët për të goditur fjalën e lirë. Sela, ka thënë se ne bashkërisht duhet të ndërpresim këtë turp që po e bënë pushteti. “Gjithçka që po ndodh sot në Televizionin Kombëtar, është tendencë për të goditur lirinë e fjalës. Dhe ne bashkërisht duhet të ndërpresim këtë turp që po e bënë pushteti. Ky është shantazh, është kërcënim”, tha fillimisht Sela. Ai theksoi tutje, se tashmë është koha që t’i ndalim që kjo…
Sot do të mbahet seanca gjyqësore për padinë e kryetares së Shkupit Danela Arsovska kundër deputetit dhe zëdhënësit të LSDM-së Darko Kaevski. Arsovska e padit Kaevskin për pretendimet e tij të paraqitura në një konferencë për media se ajo i ka borxh 54 mijë euro për faturat e papaguara të rrymës, borxh të cilin dyshohet se e ka bërë përmes kompanive të saj private. “Informacionet e paraqitura në konferencën për media jo vetëm që janë të pasakta, por janë edhe konstruksion politik, për të cilin do të bëj padi për shpifje kundër Darko Kaevskit”, tha atëherë Arsovska. Konferenca për media…
Ministria për Punë të Brendshme dje ka zhvilluar kontroll për kundërvajtje nga këmbësorët. Gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjithsej 230 masa, nga të cilat 194 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, 28 për mosrespektim të semaforëve apo shenjave të dhëna nga punonjës policie, gjashtë për lëvizje ose mbajtje të panevojshme të këmbësorit në rrugë, dy për mospërdorim të trotuarit ose zonës tjetër të destinuar për lëvizjen e këmbësorëve. Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 129 shkelje të tjera më të lehta, thonë nga MPB. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…
01:39 | 11 Maj 2022 Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi se tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në Mars është me fuqi 5 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin nga NASA, InSight, mjeti që studion aktivitetet sizmikë, më 4 maj ka regjistruar se në planet ka ndodhur një tërmet me magnitudë 5 ballë. Në deklaratën, e cila cilësohet si tërmeti më i madh i zbuluar në një planet tjetër, theksohet se ekipi hulumtues vijon punën për përcaktimin e qendrës dhe burimit të tërmetit. Studiuesit synojnë të arrijnë më shumë informacione rreth Marsit duke ekzaminuar ngjarje të tilla…
Rasti me pronën e Televizionit Alsat sipas gazetarit Adrian Kerimi është i bazuar në motive politike të cilat sipas tij do të dëshmohen me kohë. Për Kerimin është e papranueshme që Gjykata dhe Kadastra nuk kanë arritur që të detektojnë e as evidentojnë hipotekën dhe pas 17 viteve prona në fjalë vendoset në shitje publike, shkruan Alsat. “Vendimi gjyqësor i 28 prillit i Gjykatës së Apelit, që për ne ka dyshime që është i bazuar në motive politike, si dhe në çfarë rrethana, këto do të dëshmohen me kalimin e kohës. Vendoset në shitje publike nga 1 marsi prona mbi…
Profesoresha Universitare Albana Metaj e ftuar ën “Programi 200”, për të diskutuar rreth çështjes së pronësisë së Televizionit Alsat, nënvizoi edhe implikimet që sjellë shkelja e të drejtës së pronësisë. Andaj sipas saj të gjithë personat që punojnë në zyrat ku bëhet zbatimi i ligjeve duhet t’i kenë njohuritë e duhura profesionale. Metaj madje tha se një person i caktuar mund të blej edhe pronë e cila është në hipotekë, megjithatë për këtë duhet të jetë i njoftuar. “Dimensionet e pronësisë janë të jashtëzakonshme, implikimet që sjell shkelja e të drejtës së pronësisë janë gjithashtu të jashtëzakonshme, prandaj është e…
Mbyllet seanca pa u votuar rendi i ditës. Deri në fund të seancës situata është zhvilluar me mjaftë tensione madje edhe me ofendime dhe fjalë të ashpra në mes deputetëve dhe kreut të Kuvendit, shkruan Alsat. Sot opozita ka filluar me bllokimin aktiv të ligjvënësit, ku sipas tyre ky ëshë një bllokim aktiv për shpëtim nga katastrofa kombëtare, bllokim aktiv për shpëtim nga nënçmimi që bëhet, bllokim aktiv për shpëtim nga dyfytyrësia të cilën u tregohet çdo ditë qytetarëve , bllokim aktiv për shpëtim të ekonomisë, bllokim aktiv për shpëtim të bujqve, bllokim aktiv për shpëtim të të gjithë qytetarëve. /Alsat.mk

