Gazetar: Adrian Kerimi Ministria e Financave vazhdon të heshtë mbi vendimin për shitje publike të një prone të Televizionit Alsat edhe pas parregullsive të konfirmuara nga ana e Avokatit të Shtetit dhe Agjencisë së Kadastrës. Ky dikaster sot nuk iu përgjigj pyetjeve të adresuara për të dhënë një vlerësim mbi qëndrimet e dy institucioneve relevante të cilat konfirmojnë se pëlqimi për shitje publike të një pjese të pronës së Alsat ka ardhur falë mangësive institucionale, përkatësisht mos evidentimit në kohë të hipotekës së vitit 1997 nga ana e gjykatës. Resori me të cilin udhëheq Fatmir Besimi sot nuk kishte koment…
Author: almakos
VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Ripërtritjen e Maqedonisë” në takimin e sotëm koordinues kanë marrë vendim për fillimin e bllokadës së Kuvendit. Lajmin e ka ndarë me opinionin sekretari i partisë, Nikolla Micevski, shkruan Alsat. “U pranua njëzëri vendimi i Këshillit Ekzekutiv të partisë, që nga nesër në Kuvend të fillohet me bllokadë aktive”, tha Micevski. Ai shtoi se vendimi vjen pas refuzimit të qeverisë për të mbajtur një takim për të diskutuar çështjet kyçe në vend: ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe politikën ndërkombëtare, si dhe caktimin e një date për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./ Alsat.mk
7 vite pas zhvillimeve në Kumanovë, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela vlerëson se në vend që të zbardhet e vërteta për këtë rast, të drejtat e të burgosurve shkelen çdo ditë e më tepër. Sipas tij, regjimi BDI-LSDM nuk materializoi as premtimin për përsëritjen e procesit gjyqësor me asistencë nga FBI dhe CIA. Ndërkohë Sotajançe Angellov përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se edhe pas 7 viteve nuk dihet cili ishte motivi i grupit dhe kush e inspiroi këtë rast. Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes një reagimi ka kujtuar se akoma nuk dihen skenaristët e…
Gazetar: Adrian Kerimi 7 vjet nga përleshja e armatosur e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagje të Trimave në Kumanovë. Në lagjen urbane në mes të qytetit të Kumanovës, u shkatërruan dhjetëra shtëpi, derisa fatmirësisht gjatë evakuimit nuk ishte lënduar asnjë civil ose banorë rezident. Incidenti në të cilin mbetën të vrarë 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur u vlerësua si terrorizëm dhe cenim terrorist i rendit kushtetues. 37 persona u dënuan me 746 vite burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm. Në mesin e të dënuarve u përfshinë shtetas nga Kosova, Shqipëria,…
Benzina nga sonte në mesnatë do të rritet për dy denarë për litër, ndërsa dizeli do të lirohet për gjysmë denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energji (KRRE). Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 90,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 92,5 denarë dhe EURODIZEL (DE V) për 89,5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon dhe mbetet 87,5 denarë për litër.
Dy mërgimtarë nga Gjermania, një burrë dhe një grua kanë përfunduar në Polici me të ardhur në Kosovë, pasi u denoncuan nga nusja e tyre për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur në fshatin Banjë të Istogut dhe sherri plasi pasi vjehrritë ia morën dokumentet e udhëtimit. Më 7 maj, nusja mbërriti në Kosovë bashkë me vjehrritë për të kaluar pushimet, por siç duket asgjë nuk shkoi siç e kishin planifikuar. Viktima i raportoi prindërit e bashkëshortit në Polici pasi të njëjtit ia morën dokumentet dhe e lajmëruan familjen e saj se “motra juaj është e lëshume”, raporton Sinjali. Në…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është paraqitur në një video që shënon Ditën e Fitores, ku tha se nuk ka dyshim se Ukraina do të fitojë kundër Rusisë. Rusia në anën tjetër po shënon sot Ditën e saj të Fitores, derisa presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në Moskë. Përpara fjalimit të Putinit, presidenti ukrainas ndau një video duke ecur nëpër rrugën kryesore të Kievit. Ai tha se Ukraina “nuk do t’i japë askujt asnjë pjesë të tokës së tyre”. Duke iu referuar fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, ai tha: “Ne fituam atëherë, do të…
Afati i dhënë nga VMRO-DPMNE për fillimin e bisedimeve për zgjedhjet e parakohshme skadon sot, dhe nëse nuk ka marrëveshje për lidership për këtë çështje, opozita nga nesër ka paralajmëruar bllokadë aktive të Kuvendit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ishte i vendosur se nuk do të ketë takim lidershipi të bazuar në shantazhe dhe kërcënime, ndërsa bllokadën e paralajmëruar gjatë luftës në Ukrainë dhe në kohë krize e cilësoi si hap të papërgjegjshëm. Nga aeroporti sportiv “Stenkovec” në Shkup ku u mbajt Dita e hapur për ekspozimin e avionëve që është pjesë e stërvitjes “Swift Response 22”, kryeministri Kovaçevski tha se…
Delegacioni i Bashkimit Evropian së bashku me Shtëpinë Evropiane feston 9 majin, Ditën e Evropës 2022 përmes një sërë aktivitetesh të organizuara nën sloganin #ThinkForward. Sipas Delegacionit të BE-së në vend, duke qenë se viti 2022 është Viti Evropian i Rinisë, programi përfshin një sërë aktivitetesh kushtuar atyre dhe ku përfshihen të rinjtë. Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori David Gere dhe ambasadorët e rinj evropianë Renata Pençova dhe Aleksandar Karatosho sot do të kenë një ndërveprim me të rinjtë nga WB6 nga Shtëpia Evropiane në Shkup. Pjesa e punës e konferencës do të mbahet më 9 dhe 10…
Përballja derbi në mes skuadrave të Shkëndijës dhe FC Shkupi, në kuadër të javës së parafundit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kaloi me disa incidenteve dhe situatave të tensionuara brenda dhe jashtë stadiumit në Tetovë. Në prag të ndeshjes, tifozët e FC Shkupit, “Shvercerët” edhe pse në mënyrë të organizuar u nisën nga Çairi, ata u ndaluan në daljen e parë nga Shkupi nga ana e forcave të mëdha policore, me pretekst se nuk kanë leje nga organizatori i ndeshjes që të jenë prezent në stadum, pasi që i njëjti nuk mund të garantojë sigurinë, shkruan Asat. Ndërkohë…
Këngëtarja e re Andrea Koevska, e cila do të përfaqësojë Maqedoninë në Eurovizion në Torino, derisa ishte duke u fotografuar, hodhi në tokë flamurin maqedonas, më pas pozoi pa të dhe u largua pa e ngritur. VideoSource: Eurovision Song Contest MRT dënoi, siç e vlerësoi, sjelljen skandaloze të përfaqësueses sonë të Eurovizionit. “Shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësuesit tonë të Eurovizionit, i cili me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj. MRT pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë. “Shërbimi publik është duke…
Vazhdohet afati për negociata mes SSK-së dhe Qeverisë, njoftojnë nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. “Në takim ishte i pashmangshëm konstatimi se të dyja palëve në kontestin kolektiv të punës duhet një periudhë më e gjatë prej 10 ditësh nën kujdesin e pajtuesit të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe brenda afatit sipas nenit 27 të këtij ligji. Ligji për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës duke pasur parasysh faktin se negociatat janë duke ecur”, thuhet në komunikatën e SASHK-ut. SASHK bën të ditur se gjatë negociatave të sotme të dyja palët përcaktuan përmbajtjen e rekomandimit…

