Është koha kur SASHK-u dhe Ministritë e Arsimit dhe të Punës dhe Politikës Sociale duhet të pajtohen. Besoj se do të ketë marrëveshje ashtu siç besoj se do të ketë rezultate edhe bisedimet me sindikatat përfaqësuese për Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Stenkovec ku u mbajt Dita e Shfaqjes së hapur në kuadër të Ushtrimi “Swift Response 22”. Ai përkujtoi se bisedimet me SASHK-UN po zhvillohen me ndihmën e ndërmjetësimit që është zgjidhje ligjore dhe se në kuadër të ndërmjetësimit janë shqyrtuar të gjitha opsionet që kanë të bëjnë me rritjen e pagave të mësimdhënësve,…
Author: almakos
Takimi i fundit i punës ndërmjet Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të mbahet sot në ora 18:00 në platformën Zoom, ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov. “Për rezultatin e negociatave do të njoftoheni me kohë përmes një komunikate për media”, ka shkruar Nedelkov.
Gazetar: Adrian Kerimi Nga 1 marsi një pjesë e pronës së Televizionit Alsat ndodhet në shitje publike. Kjo për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit e cila më 28 prill hodhi poshtë ankesën e Kompanisë “Veve Grup” të fituar me vendim të Gjykatës Civile mbi kërkesë n e Ministrisë së Financave për shtije publike të pronës falë një hipoteke të trashëguar nga viti 1997 nga Kompania “Euro Produkt”, e cila kishte në pronësi katin e 9 në QT “Mavrovasja” deri në vitin 2006, shkruan Alsat. Një hipotekë e tillë nuk ishte evidentuar në asnjë listë pronësore nga marrëveshja e…
Punonjësit policorë nga SPB Tetovë dje në ora 22:15 në fshatin Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria F.A (26) nga i njëjti fshat për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “organizim i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht leje nga organi kompetent” sipas nenit 156 paragrafi 3 i Ligjit për lojërat e fatit. Siç kumtoi MPB gjatë kontrollit në një objekt pa firmë në fshat, i janë gjetur 6.455 euro, 220 paund britanik, 200 franga zvicerane, 4.100 denarë, tre celularë, dhe një listë prej 387 klientë, ku edhe i janë konfiskuar të gjitha si dhe sende të…
Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 164 masa, nga të cilat 35 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 16 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, njofton MPB. Janë vendosur 43 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, dy masa për përdorim celular, dy sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, 21 për parkim të paligjshëm. “Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku…
Gazetar: Fatlume Dervishi Qeveria do të përkushtohet deri në verë në zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, por jo më gjatë se aq. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se javët e mbetura janë ndoshta mundësia e vetme që të shpëtohen marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes dhe të mos prishet ajo që është arritur deri tani. Pas kësaj kohe, Shkupi thotë se nuk ka më energji për t’u përkushtuar tërësisht në atë çështje siç ka bërë deri më tani, shkruan Alsat. “Mendoj se jemi të detyruar të mos i ekspozojmë më qytetarët në frustrime dhe dëshpërime të tilla të pafundme. Do…
Gazetar: Adrian Kerimi Kompania “Veve Grup” dhe televizioni Alsat M adreson shqetësimin dhe presionin e dyshuar politik deri tek përfaqësitë e huaja në vend. Në letrën e dërguar në adresë të disa misioneve diplomatike, Veve Grup dhe Alsat M theksojnë edhe problemet në sistemin gjyqësorë dhe dëmin real që i kanoset drejtpërdrejtë medias së vente kombëtare në gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut. Kompania thekson nevojën që në mungesë të sistemin adekuat gjyqësor në vend dhe për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara se sjellin vendime falë presioneve politike, drejtësia do të kërkohet në gjykatat ndërkombëtare, shkruan Alsat. “Veve Grup”…
Gazetar: Igor Stefanovski Për dy vite do të mungojnë 77 prokurorë në vend. Kjo do të jetë një e treta më pak nga numri i nevojshëm i prokurorëve, thotë kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski. Për këtë arsye ai kërkon një koncept të ri për përzgjedhjen e prokurorëve, të paktën për periudhën aktuale. Propozon shkurtimin e periudhës 2-vjeçare të trajnimit të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, për kandidatët që punojnë në këtë fushë, shkruan Alsat. “Ajo periudhë mund të shkurtohet ose me shkurtim të trajnimit, nëse miratohet një ligj i tillë, sepse ai ekzistues është ashtu siç…
Në periudhën prej 29 prillit deri më 5 maj, me teleferikun nga Vodno e Mesme deri në Kryqin e Mijëvjeçarit e kanë shfrytëzuar 3.721 qytetarë, përkatësisht vetëm gjatë fundjavës (30 prill dhe 1 maj) Vodno-n e kanë vizituar dhe kanë shfrytëzuar teleferikun 1.980 qytetarë. “Kjo e dhënë tregon se përfitimi që e ndjenë shkupjanët me riaktivizimin e teleferikut është i madh. Teleferiku nga Vodno e Mesme deri në Kryqin e Mijëvjeçarit dhe tre linjat e autobusëve që shkojnë në Vodno janë sërish në funksion nga data 30.12.2021. Në periudhën maj – shtator teleferiku funksionon çdo ditë, përveç të hënës dhe…
Ministria e Brendshme dje (06.05.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 160 masa, nga të cilat 31 masa për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për për pa patentë shofer, 13 gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur pesë masa për përdorim të celularit, 7 gjoba për kundërvajtje nga këmbësorët, pesë masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, 54 për parkim të paligjshëm…”, njoftojnë nga MPB.
11:49 | 6 Maj 2022 E fshehur thellë nën shtresën e akullit që mbulon Antarktidën, shkencëtarët kanë zbuluar një sasi masive uji. Sistemi i ujërave nëntokësore, i gjetur në sedimentet e thella në Antarktidën Perëndimore, ka të ngjarë të jetë konsistenca e një sfungjeri të lagësht, zbulon një pjesë të paeksploruar të rajonit dhe mund të ketë implikime për mënyrën se si reagon kontinenti i ngrirë ndaj krizës klimatike, sipas një studimi të ri, transmeton portal arbresh.info “Njerëzit kanë hipotezuar se mund të ketë ujëra të thella nëntokësore në këto sedimente, por deri më tani, askush nuk ka bërë ndonjë…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot është takuar me ambasadorin e Republikës së Austrisë z. Georg Voutsas. Në takim u shpreh mbështetja e fuqishme e Republikës së Austrisë për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa dinamika e re e negociatave ndërmjet Shkupit dhe Sofjes për gjetjen e pikës së përbashkët deri në finalizimin e marrëveshjes përfundimtare dhe u mirëprit data për konferencën e parë ndërqeveritare. Ahmeti po ashtu falënderoi ambasadorin Voutsas për mbështetjen miqësore që shteti austriak i jep vendit tonë në të gjitha fushat e mundshme, si partnerë strategjikë-ekonomikë, duke theksuar se marrëdhëniet…

