Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë kanë bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh dhe çdo takim është një mundësi për përmirësimin e mëtejshëm të tij, një mundësi për të shkëmbyer përvoja në fushën e bujqësisë dhe për të lehtësuar tregtinë e produkteve agroushqimore. Marrëveshjet e nënshkruara dy dhe shumëpalëshe ndërmjet dy vendeve janë dëshmi e bashkëpunimit tonë, duke u mundësuar qytetarëve të të dy vendeve bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Kështu deklaruan në takimin e sotëm të punës në Tiranë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski dhe Frida Krifca, ministre e Bujqësisë…
Author: almakos
Gazetar: Adrian Kerimi Avokati i Shtetit i hedh fajin Ministrisë së Financave për mosveprime ligjore në lidhje me evidentimin e hipotekës ndaj një pjese të pronës së Televizionit Alsat. Sipas këtij institucioni, veprimi i tyre është bërë me kërkesë të dikasterit të Financave, ndërsa shqyrtimi i listave pronësore para kërkesës për përmbarim dhe shitje publike është kompetencë ekskluzive e Financave. “Avokatura Shtetërore udhëheq lëndë me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe në përputhje me të dhënat e siguruara nga lista pronësore. Vlerësojmë se vendimet gjyqësore nuk komentohen. Veprimet e Avokatit të Shtetit janë të përcaktuara me ligj para gjykatave dhe…
Bisedimet e sotme mes Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për pagat e punëtorëve në arsim, përfunduan pa epilog konkret. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, pas përfundimit të takimit tha se dëshiron të jetë optimist lidhur me arritjen e një marrëveshje të pranueshme, por sipas tij ende nuk ka diçka konkrete. “Përfunduam takimin, u biseduan temat për të cilat edhe mblidhemi që ti diskutojmë por nuk ka diçka më tepër. Dua të jem optimist edhe të them se do të kemi një marrëveshje sa i përket rritjes së pagave për mësimdhënësit, mirëpo…
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Haxhit të Shteteve Arabe, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim. Kushtet për regjistrim janë:1. Të jenë nën moshën 65 vjeçare (të lindur para datës 30.06.1957)2. Të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-193. 72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR “Bashkësia Fetare Islame veç më ka filluar organizimin e haxhit 2022 dhe numri i haxhinjve…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se mbrëmë, diku rreth orës 22:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 35-vjeçarin A.V. nga një fshat i Tetovë, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nëna e tij 55-vjeçare pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas çka kundër tij do të përgatitet padi adekuate./Alsat.mk
Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot do të rifillojë negociatat me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të përmbushur kërkesat e tyre për paga më të larta dhe harmonizimin e marrëveshjes kolektive në arsim. Pas negociatave që u zhvilluan ditë më parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me ndërmjetës, kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov tha se bisedimet do të vazhdojnë edhe sot dhe se presin përgjigje konkrete për propozimet e tyre.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 168 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 19 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit, 36 gjoba që kanë të bëjnë me këmbësorët, 4 për vozitësit e motoçikletave dhe 38 të tjera për parkim të parregullt. /Alsat.mk
Duke folur në temën “lapidarët dhe kryqet”, në edicionin e sotëm në emisionin “Rruga Drejtë” në Alsat, analisti politik Bllagojçe Atanasoski tha se në vend që elitat politike të ndërtojnë monumente me simbole etnike, duhet të ndërtojnë një monument për të gjithë qytetarët që janë larguar nga vendi. “Edhe liderët politikë etnik maqedonas, veçanërisht BDI-ja dhe lideri i saj, Ali Ahmeti, nëse janë të sinqertë, do duhej, me atë që kanë bërë me politikën e tyre në 20 vitet e fundit, do të them me ironi se do duhej të ndërtonin përmendore për maqedonasit dhe shqiptarët e larguar nga ky…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së, Besim Hoda në “Rruga drejt…” derisa komentoi vendosjen e përmendoreve dhe kryqeve anembanë vendit tha se kjo mënyrë e funksionimit siç nuk dëshmon asgjë dhe nuk shpie askund. Sipas tij zgjidhja e vetme është ulja në tavolinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të ndërprerë këtë formë të ndërtimit të këtij shteti, shkruan Alsat. “Ne shumë shpejtë dallojmë se kur jemi në Maqedoni duke parë kryqin e ndezur dhe Shkupi nga lartë, nga aeroplani duket si një varrezë e madhe më një kryq në maje të Malit Vodno. Absolutisht këtu nuk…
Analisti politik Bllagojçe Atanasovski, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, ka thënë se partitë politike edhe pas 20 vitesh nga konflikti i armatosur në vend, momentet emocionale të asaj kohe ende i shfrytëzojnë për qëllime politike partiake. Siç shton ai, parashenja etnike e një narrative të tillë duhet të ndalet, dhe palët të fokusohen në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. “Partitë politike duhet të braktisin gjithnjë e më shumë parashenjën etnike, që më në fund e tërë energjia në mbarë shoqërinë maqedonase të drejtohet drejt zgjidhjes së problemeve reale dhe të vërteta, me të cilat ballafaqohet çdo qytetar…
Gazetar: Adrian Kerimi Ministria e Financave hesht mbi kërkesën e Televizionit Alsat dhe kompanisë “VEVE Group” mbi burimin e hipotekës së vendosur në listën pronësore të vitit 2013 ndaj një pjese të pronës së televizionit, shkruan Alsat. Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot nuk iu përgjigj pyetjes së Alsat se ku është bazuar kërkesa për përmbarim, si ka rrjedhur pa u evidentuar hipoteka e vitit 1993 dhe pse një veprim i tillë nuk ka ndodhur më herët kur vendimi gjyqësor për hipotekën e kompanisë “Euro Produkt Shkup” daton para një çerek shekulli. Ndërkohë Agjencia e Kadastrës akuzon autoritetet gjyqësore për…
Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, mori edhe 30 ditë paraburgim. Avokati Aleksandar Trajkovski njoftoi se si garanci për heqjen e paraburgimit, Zeqiri ka ofruar patundshmëri, por garancia është refuzuar nga Gjykata Penale. Jozyrtarisht vlera ka qenë rreth 280 mijë euro. Zeqiri ndodhet në paraburgim që nga 9 prilli si i dyshuar në hetimin e hapur nga Prokuroria për luftë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve në lidhjen e kontratës për shërbime konsultative, respektivisht për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për postën shtetërore./ Alsat.mk

