Author: almakos

Edhe partia e udhëhequr nga Bilall Kasami paralajmëron bllokadë opozitare të Kuvendit pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se do ta bllokojë punën e Kuvendit përmes amendamenteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Besa thotë se do të përdoren të gjitha mekanizmat e mundshëm për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejt. “Qëndrimi i Besës është shumë i qartë dhe ne e kemi përsëritur prej disa muajsh. Legjitimiteti i qeverisë kontestohet sepse mazhoranca u bë përmes deputetëve të shantazhuar dhe partive politike që brenda natës nga kritikët e qeverisë u bënë pjesë e qeverisë.…

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar, Rumen Radev, në fjalimin e tij të sotëm në hapjen e konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përsëriti se pëlqimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në do të ndodhë pas një ndryshimi në Kushtetutën tonë. Siç vlerësoi Radev, “maqedonizmi” ishte rrezik potencial për destabilizimin e BE-së, përcjell 24 Chasa. “Nuk mund të bëjë kompromis me përgjegjësinë tonë si demokraci për të ardhmen e BE-së. Nëse për momentin ndonjë nga partnerët tanë nuk është i vetëdijshëm për thellësinë e problemit historik dhe mundësinë…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur mëngjesin e sotëm i vdekur në ujërat e liqenit të Ohrit. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një aksident me pasoja tragjike. Një peshkatar nga Ohri ka rrëshqitur nga shkëmbi nga i cili po peshkonte. Rastin për MPB-në e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski, duke treguar se ekipet policore janë në vendin e aksidentit dhe po bëjnë kontroll.

Lexo më Shumë

Edhe në kushtet e krizës më të madhe kur qytetarët kanë nevojë për një Kuvend funksional që miraton ligje në interes të tyre, Hristijan Mickoski vendos të forcojë bllokadat. Me sa duket, pas shkatërrimit ka vendosur ta kalojë edhe shefin dhe mentorin e tij Nikolla Gruevskin, reagojnë nga partia në pushtet LSDM. “VMRO-DPMNE në Kuvend bllokon një sërë ligjesh me interes për qytetarët, si Ligji për Qendrën Klinike, Ligji për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionistë në shkollat ​​fillore dhe të mesme si dhe Ligjin për shërbimin në ushtri. Nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk pritej asgjë tjetër, vazhdojnë në të njëjtin stil,…

Lexo më Shumë

Ish gazetarja dhe këshilltarja aktuale për jetë dhe biznes, Ida Protugjer, në “200” në Alsat, tha se mosfunksionimi i sistemit dhe institucioneve vjen si pasojë e mungesës së lidershipit dhe analizës së fotografisë së madhe në çdo sektor. “Kriza e udhëheqjes, mungesa e një pasqyre të madhe janë arsyeja e mosfunksionimit të institucioneve. Dhe mosfunksionimi i institucioneve i vendos qytetarët në gjendje mbijetese dhe vendos të gjitha burimet për t’u përballur me stresin ndërsa stresi afatgjatë reflekton keq në shëndetin mendor të qytetarëve dhe potenciali dhe burimet për krijim nuk mund të çlirohen. Si për ta personalisht ashtu edhe për…

Lexo më Shumë

Përurohet ura prej xhami më e madhe në botë. Periudha e pandemisë ka qenë vërtetë e vështirë për një vend që më së shumti bazohet tek turizmi. Por Vietnami tashmë ka një atraksion të ri për të gjithë ata që po përfitojnë nga rihapja e kufijve. Bëhet fjalë për “Kuçedrën e Bardhë, siç e kanë quajtur urën prej xhami që është ndërtuar së fundmi në rajonin Bach Long. Ura është e gjatë 632 metra, dhe ndodhet rreth 150 metra nga toka, në një terren ku xhungla fsheh kafshë dhe rreziqe të shumta, duke i ofruar atyre që kalojnë një eksperiencë…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut këtë verë do të mund të pushojnë në të gjitha vendet fqinje, ku tradicionalisht i kalojnë pushimet verore, pa paraqitur asnjë certifikatë vaksinimi, PCR negativ apo test antigjen. Kufizimet që ishin të vlefshme për hyrje në Republikën e Shqipërisë dhe Greqisë, pak ditë më parë u hoqën plotësisht për qytetarët e Maqedonisë, kështu që nga 1 maji qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave në të dy vendet është plotësisht i lirë. Deri më tani, vetëm Serbia dhe Bullgaria fqinje nuk kanë kërkuar asnjë certifikatë për hyrjen e qytetarëve tanë në ato vende, pasi siç thonë nga…

Lexo më Shumë

Dita Botërore e Astmës sipas kalendarit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) këtë vit shënohet më 3 maj dhe është një sëmundje e rëndë kronike që arrin në 300 milionë pacientë në mbarë botën nga të gjitha grupmoshat, ka shkruar sonte ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në Facebook. Ministri Sali shprehet se numri i pacientëve në vendin tonë është nga 80 mijë në 100 mijë dhe është në rritje të vazhdueshme. “Një nga qëllimet tona kryesore është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe mbrojtja e shëndetit me barna të cilësisë së lartë dhe të përballueshme që ofrojnë një rezultat më…

Lexo më Shumë

Perspektiva evropiane e vendit dhe e rajonit, si dhe bisedimet me Bullgarinë për heqjen e vetos për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm në Shkup mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis. “Anëtarësimi në BE është një angazhim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe ne si Qeveri jemi të përkushtuar për zbatimin e standardeve dhe rregullave evropiane”, tha zëvendëskryeministrja Mariçiq, duke shtuar se nëse së shpejti nuk arrihet një marrëveshje me Bullgarinë për heqjen e vetos në pritje është rritja e euroskepticizmit tek…

Lexo më Shumë

Një shtetas maqedonas 23-vjeçar ka tentuar të vrasë një person dhe të plagosë katër të tjerë pak ditë më parë në Varazhdin të Kroacisë. Ngjarja ka ndodhur më 28 prill, në orën 03:00, kur maqedonasi e ka goditur dy herë me thikë bashkëmoshatarin e tij në mes të rrugës, duke e lënduar në stomak ku dhe i shkaktuar lëndime të brendshme. “Me të njëjtin rast ka therur me thikë edhe katër persona të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë prokuroria vendore. Djalit i është caktuar masa e paraburgimit dhe do të gjykohet për dy vepra, për të cilat…

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovski  Orce Kamçev, megjithatë, nuk mund të shpëtojë nga procedura e mundshme gjyqësore ndaj tij për rastin “Perandoria”, mëson Alsat nga burime në Prokurori. Ai e ka pranuar fajësinë vetëm për një nga pesë veprat penale për të cilat akuzohet, pra shpërdorim detyre për periudhën deri në vitin 2009. Hetimi i hapur nga PSP-ja në nëntor të 2018 njoftoi edhe për katër vepra të tjera të kryera penale– “Bashkim kriminel”, “Dëmtimi ose privilegjimi i kreditorëve”, “Mashtrim” dhe “Pastrim parash”, vepra për të cilat dyshohet se janë kryer para dhe pas vitit 2009. Hetimi aktualisht është zgjeruar, por nuk…

Lexo më Shumë

Sot ka vazhduar procesi mësimor në shkolla. Këtë javë do të ketë bisedime të reja, por nuk dihet kur do të fillojnë. E vetmja gjë e sigurt është se të dyja palët hyjnë në formatin e ri të negociatave me argumentet e vjetra – pedagogët kërkojnë rritje 18.4% të pagave dhe rregullim gradual me rritjen e minimumit dhe qeveria mbetet në 12% të ofruara të fundit dhe K-15 nga viti i ardhshëm. Alsat tentoi të kontaktojë me përfaqësuesit e SASHK-ut dhe Ministrisë e Arsimit, por pa sukses. Sot nga VMRO-DPMNE-ja kërkuan që Qeveria ta informojë opinionin deri ku janë negociatat…

Lexo më Shumë