Foto: BBC Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Siç njoftojnë nga MPJ, në fokusin e bisedimeve do të jetë procesi i integrimit evropian të vendit tonë dhe mbështetja konkrete e Lituanisë në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal, çështjet e sigurisë në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Madrid. Krahas takimit me nikoqirin e tij, ministrin Bujar Osmani, ministri lituanez është…
Author: almakos
Në prani të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të Greqisë, Kiriakos Micotakis, të Bullgarisë, Kiril Petkov, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, sot qytetin grek Aleksandropoli do të mbahet ceremoni solemne me rastin e fillimit të ndërtimit të terminalit për gaz të lëngshëm natyror (LNG), njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. Në ceremoni do të flasin Kovaçevski, Mitsotakis, Petkov, Vuçiq dhe Michel, ndërsa menjëherë pas kësaj, siç është paralajmëruar nga kabineti i Mitsotakis, kryeministri grek do të përgatisë drekë për liderët e huaj.
Two firefighting vehicles spray water over a GullivAir aircraft from Sofia after its landing at Skopje Airport, North Macedonia, Saturday, March 26, 2022. North Macedonia and Bulgaria reestablished a commercial air link Saturday after 13 years of interruption, as a symbolic trust-building move. (AP Photo) Sipas portalit të lajmeve të trafikut ajror “Exyuaviation.com”, aviokompania bullgare “GullivAIR” ka ndaluar shitjen e biletave në linjën Sofje-Shkup, pas 21 majit. Faqja e internetit e biletave të “GullivAir” në internet thotë se fluturimet e 21 majit tashmë janë shitur. Kjo është e pazakontë, pasi që nga aktivizimit i fluturimeve në muajin mars, interesimi për…
Në bazë të të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 3 ditët e fundit (nga data 30.04 deri më 02.05.2022, janë kryer 4.620 analiza dhe janë regjistruar 210 raste të reja me COVID-19. Shkup – 85, Manastir – 51, Prilep – 14, Kavadar – 8, Ohër dhe Shtip – 7, Strumicë – 6, Gostivar, Dellçevë dhe Berovë – pas. 4, Kumanova, Tetova, Velesi dhe Kërçova – nga 3, Resnja dhe Demir Hisari – nga 2, Struga, Negotina, Probishtipi dhe Kratova – nga 1. Nga numri total i pozitivëve (210), janë regjistruar 32…
Kolona automjetesh presin në pikën kufitare greko-maqedonase për të hyrë në vend. Qytetarët që e kaluan fundjavën e zgjatur të pushimeve në Greqi ankohen se presin me orë të tëra në vendkalimin nga pala greke, ndërsa sipas raportit të fundit të AMSM në pikën kufitare Bogorodicë për të hyrë në Maqedoni pritet rreth 30 minuta. . Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Greqia ka hequr më parë certifikatat e hyrjes.
Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raporton gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burimet e saj qeveritare. Vendimi do të merrej me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftonte se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do ta jepnin miratimin pas tij, shkruan Alsat. Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur qëkur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Debat i ngjashëm është duke u bërë edhe në Suedi.Të dyja këto vende janë ushtarakisht neutrale tash e sa dekada. Finlanda ndan një kufi prej…
Gazetar: Fatlume Dervishi Pas 30 ditësh agjërim, lutje dhe rite të tjera fetare, besimtarë myslimanë sot në orët e hershme ju drejtuan xhamive për të falur namazin e Fiter Bajramit. Xhamitë në të gjithë vendin ishin të mbushura, siç ndodh rëndom për këtë festë fetare. Manifestimi qendror në Shkup u organizua në Xhamin e Mustafa Pashës. Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu tha se me kryerjen e agjërimit besimtarët vërtetuan besimin e palëkundur ndaj Zotit. “Agjerimi i muajit të Ramazanit si dhe dija, hulumtimi, meditimi gjatë këtij muaji, hapën rrugët e lutjeve tona, drejtuar Allahut fuqiplotë me qëllim që…
Gazetar: Adnan Qaili Traumat post-kovid te fëmijët mbajnë të mbushur Klinikën e Pediatrisë. Pasojat që ka lënë virusi korona sa vijnë e ndihen në shëndetin e fëmijëve, thonë mjekët amë pediatër, sipas të cilëve më së tepërmi ndihen në takikardi të zemrës, pneumoni te mushkëritë, probleme me veshët dhe mëlçinë, shkruan Alsat. Sipas tyre, rreth 150 fëmijë janë trajtuar në klinikë me simptome post-kovid, ku të shpeshta janë simptomat e plogështisë, gjendjes emocionale, kokë dhimbjes dhe prekjen e shqisave të shijes, dëgjimit, shikimit. “Kanë problem, me shumë kollitje dhe teshtitje. Kanë vështirësi në frymëmarrje me këto probleme. Tani kërkoni ndihmë…
Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar qytetarët e fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahun. “Të gjithë besimtarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta me rastin e festës së madhe myslimane – Fitër Bajramit. Sinqerisht, ju uroj që festat t’i kaloni me më të dashurit tuaj, me shëndet dhe humor të mirë. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i agjërimit, dhurimit, faljes, muaji i forcimit të besimit, mirëkuptimit dhe respektit për të tjerët. Duke…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 91 gjoba, prej të cilave shtatë për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 19 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për përdorim të telefonit celular. Janë shqiptuar dhe nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 26 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (semafor të kuq), katër sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë… Nga MPB-ja apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe së bashku të…
Besimtarët myslimanë edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, ku morrën mjesë një numër i madh i besimtarëve dhe kryesisë së Bashkësisë Fetare Islame në RMV. “Nder dhe kënaqësi që sot në Shkup, bashkë me Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, drejtorët e Rijasetit të BFI-së, myftinjtë e myftininive të BFI- së, të prezantojmë në manifestimin qendror të Festës së Bajramit, që po mbahet në Xhaminë e Mustafa Pashës dhe të prij…
Është identifikuar i moshuari që u gjet i mbytur paraditen e së dielës në Durrës. Policia bën me dije se 62-vjeçari i mbytur është shtetasi V.B, banues në Durrës. Sipas policisë i moshuari vuante nga epilepsia, dhe gjatë këqyrjes së veprime nuk është konstatuar shenja dhune. Njoftimi i Policisë së Durrësit: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me një shtetas të paidentikuar që u gjet i mbytur në det, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve u bë i mundur identifikimi i trupit të pajetë, shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Durrës (i cili vuante nga…

