Author: almakos

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i është drejtuar besimtarëve myslimanë me një video-mesazh pak orë para mbylljes së muajit të Shenjtë të Ramazanit. Spahiu uron që Zoti t’u ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar Ramazani të cilin po e përcjellin sot. Mesazhi i plotë: Urimi i Kryetarit të KMSH, H. Bujar Spahiu, për Fiter Bajram Të dashur motra dhe vëllezër! Maratona jonë shpirtërore dhe fizike e këtij muaji, agjërimi, mbërriti në fund. Për një muaj kemi ndarë me njëri-tjetrin sofrat në iftar e në syfyr, jemi lutur për vetet tona,…

Lexo më Shumë

Premtoj se së bashku do të vazhdojmë luftën për kushte më të mira të punës, për promovimin e të drejtave të punëtorëve dhe për paga më të larta, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska para sindikatave. Ajo së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi kanë qenë para Qeverisë kur kanë mbërritur pjesëmarrësit në protestën e 1 Majit. Trençevska në fjalimin e saj të shkurtër theksoi se puna e punëtorit duhet të vlerësohet dhe punëdhënësit t’i respektojnë obligimet e tyre. Njoftimet dhe inspektimet e intensifikuara, si dhe gjoba nëse konstatohet se punëdhënësit nuk e paguajnë…

Lexo më Shumë

Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e kësaj të diele në Pogradec dhe si pasojë e ngjarjes, banesa e një 33-vjeçari me inicialet N.Xh është përfshirë nga flakët. Mësohet se incidenti ka ndodhur në fshatin Nizhavec, të Pogradecit, ndërsa banesa është djegur pjesërisht. Sakaq, 33-vjeçari dhe bashkëshortja 30-vjeçarja H.Xh, kanë marrë dëmtime të lehta, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Njoftimi i policisë: Informacion Më datë 30.04.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Nizhavec, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit…

Lexo më Shumë

Ka filluar para disa minutave protesta e sindikatave, ku për rast të 1 majit ditës së punëtorëve, me anë të kësaj proteste kërkohen të drejtat e tyre si dhe rritja e pagës minimale për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme, shkruan Alsat. Kujtojmë që te premten SASHKU ndërpreu greven përkohësisht, duke i dhënë afat Qeverisë që të shqyrtohet edhe njëherë kërkesa e tyre. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Pse nuk duhet ta pini kafen para se të hani mëngjes. Miliona njerëz në mbarë botën e nisin ditën e tyre me kafe, por shumica nuk janë të vetëdijshëm se bëjnë një gabim që pinë kafe para mëngjesit. Studiuesit nga Universiteti Batu zbuluan se pirja e kafesë me stomak bosh mund të prishë kontrollin e sheqerit në gjak. Në studim, studiuesit përfshinë 29 burra dhe gra të shëndetshme për t’iu nënshtruar tre eksperimenteve të ndryshme. Në një eksperiment, pjesëmarrësve që bënin një gjumë normal, u kërkuan të konsumonin një pije të ëmbël kur të zgjoheshin. Në një tjetër, pjesëmarrësit që…

Lexo më Shumë

Një sherr për vendparkimin e automjeteve është regjistruar këtë të diel në Durrës. Policia njofton se 32-vjeçari E.M., është konfliktuar për parkimin e mjetit me qytetarin me iniciale A.A. Ai çka nisi si përplasje verbale, ka degraduar në përdorimin e shkopinjve të drurit, ku qytetari A.A, ka goditur 32-vjeçarin me shkop druri, kurse ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke me grushte. Pasi morën denoncimin për sherrin, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. Njoftimi i policisë: Durrës-Informacion Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një…

Lexo më Shumë

Heqja e kufizimeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare hyn në fuqi nga kjo e diel, sipas vendimit të njoftuar pak ditë më parë në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve. Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se në kufi nuk do të kërkohet dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo certifikatë shërimi nga ky infeksion. “Bazuar ne rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të…

Lexo më Shumë

Punëtorët janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror, kanë thënë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Qeveria në urimin e festave në faqen e saj zyrtare në Facebook thekson se është aleat i punëtorëve për çdo çështje. “Rritja historike e pagës minimale në 18.000 denarë dhe ligji për ditën e diel jopune konfirmon se kujdesi dhe përkrahja ndaj punëtorëve është prioriteti ynë”, thuhet në Qeveri.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Korçës ka lëshuar të dielën bilancin e operacionit “Restart” të shtrirë në një periudhë kohore gati 6 muaj në 7 aksione të ndryshme. Me anë të një deklarate për mediat, njoftohet se në pranga janë vënë 19 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike ndërkohë që janë sekuestruar 485, 5 kg drogë. Policia gjithashtu ka sekuestruar armë, automjete dhe peshore elektronike që përdoreshin nga trafikantët. Ndërkaq, Prokuroria bën me dije pse për gjatë hetimeve, anëtarët e grupit që merreshim me shpërndarjen e lëndëve narkotike janë hetuar duke u mbajtur nën përgjim ose përmes vëzhgimeve ambientale. Deklarata e…

Lexo më Shumë

Polica e Shtetit bën bilancin lidhur me operacionet e zhvilluara gjatë kësaj jave për parandalimin e krimit dhe paligjshmërisë në vend. Bëhet me dije se në një javë janë zhvilluar 32 operacione të koduara. Gjatë kësaj jave janë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 529 persona, nga këta: 130 janë arrestuar, 372 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim. Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit, në një javë! Angazhim, përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e luftuar krimin dhe paligjshmërinë në të gjithë vendin. •Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 529 persona, nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupçoo Nikolovski ka uruar qytetarët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Siç thotë Nikollovski, 1 maji është simbol i guximit dhe vendosmërisë, i luftës për një të nesërme më të mirë, ditë e njohjes së punës dhe e përkushtimit më të madh për të drejtat e punëtorëve. “Të dashur qytetarë, punëtorë, Gëzuar 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës. Ju jeni forca lëvizëse e ekonomisë maqedonase dhe e zhvillimit të shoqërisë sonë. 1 Maji është një ditë simbol i guximit dhe vendosmërisë, i luftës për një të nesërme më të mirë,…

Lexo më Shumë

Infrastruktura e transportit (rrugët, hekurudhat, aeroportet), prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e energjisë, bujqësia, turizmi, mjedisi apo shëndetësia janë disa nga sektorët që investitorët e huaj shohin me interes në Shqipëri. Z. Petr Vlk, Shefi i Zyrës Ekonomike dhe Tregtare, Ambasada e Republikës Çeke në Shqipëri, thotë në një intervistë për “Monitor” se  turizmi ose bujqësia mund të tërheqin më shumë investime private në të ardhmen, përfshirë dhe ata çekë. Deri tani, nuk ka sipërmarrje të mëdha çeke të pranishme drejtpërdrejt në tregun shqiptar. Por së fundmi, disa investitorë çekë po marrin në konsideratë investimin në agroturizëm, ose në rritjen e…

Lexo më Shumë