Dita e Majit, e quajtur edhe Dita e Punëtorëve ose Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është dita që përkujton betejat historike dhe fitimet e bëra nga punëtorët dhe lëvizja punëtore, që festohet në shumë vende më 1 maj. Në vitin 1889, një federatë ndërkombëtare e grupeve socialiste dhe sindikatave caktoi 1 majin si ditë në mbështetje të punëtorëve, në përkujtim të trazirave të Haymarket në Çikago (1886). Pesë vjet më vonë, presidenti i SHBA-ve, Grover Cleveland, i shqetësuar me origjinën socialiste të Ditës së Punëtorëve, nënshkroi legjislacionin për ta bërë Ditën e Punës festë zyrtare në SHBA për nder të punëtorëve.…
Author: almakos
Sipas MeteoAlb orët e para të ditës do të sjellin në vendin tonë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor. Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në vend, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat Qëndrore. Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndiomore duke…
01:52 | 1 Maj 2022 Disa shkencëtarë shprehen se jeta në mund të ketë ardhur nga një planet tjetër triliona milje larg, gjë cila nënkupton se njerëzit mund të jenë alien. “Blloqet ndërtuese” kimike të ADN-së sonë janë zbuluar për herë të parë në asteroidët që goditën planetin tonë miliarda vjet më parë. Kjo do të thotë se fara e jetës sonë mund të jetë mbjellë këtu nga dikush tjetër në univers, shkruan “The Sun”. Mostrat nga tre meteoritë të pasur me karbon, të quajtur Murchison, Murray dhe Tagish Lake, u analizuan duke përdorur teknikat më të mira. Profesor Yasuhiro…
Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e sotme me armë zjarri e Dedë Pllanajt në hyrje të Dobraçit në Shkodër. Mësohet se Pllanaj punonte si roje karburanti në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik, pas rotondos së Dobraçit. Autorët kanë qenë me motor, ndërsa kanë qëlluar me pistoletë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja plumbash, ndërkohë që, raportohet se aktualisht Dedë Pllanaj ndodhet në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Reagimi i Policisë së Shkodrës: Informacion paraprak / Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç” Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë…
Një shtetas spanjoll i cili preferon të mbetet anonim me një emër të rremë Javier tregon se si ra viktimë e zhvatjes nga faqet e reklamave seksuale në internet. Përveç Javierit janë edhe 30 ankesa të dërguar në Policinë Kombëtare. Të gjitha ankesat kanë karakteristika të përbashkëta: njerëz që kanë akses në faqet e internetit të shërbimeve seksuale dhe që më pas kanë marrë kërcënime telefonike, kryesisht përmes WhatsApp-it, në të cilat kërkonin pagesën e parave “për shqetësimin e vajzave” ose për “shkak se po humbnin kohën e tyre”. Në njërin prej rasteve, viktima e shantazhit ka paguar më shumë…
Më afër qytetarëve për ta përforcuar besimin në polici. Këtë vit, Dita e Policisë do të shënohet pak më ndryshe, tha nga Strumica ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Një nga prioritet kryesore të udhëheqësisë së MPB-së ishte të vendosemi mirë në nivel strategjik për ta rritur sigurinë. Prandaj, sot i kemi rezultatet më të mira në 30 vitet e fundit në shumë segmente të ministrisë, mbi të gjitha në pjesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës me drogë dhe armë, në pjesën e sigurisë në trafik dhe luftës kundër korrupsionit. Ky është motiv…
Policia e Beratit njofton se ka vënë në pranga shtetasin Alvaro Merka, autor i vjedhjeve disa banesave e dyqaneve në qytetin e Kuçovës. Sipas bluve rezulton se, 40-vjeçari ka vjedhur banesën e shtetasit Agim Qoraj, banesën e shtetasit Fatmir Minxha dhe garazhin e shtetasit Nikollaq Ndina, të treja vjedhje në qytetin e Kuçovës në kohë të ndryshme gjatë muajit prill 2022. Mësohet se, janë vjedhur sende të ndryshme materiale vegla pune, bizhuteri, pije alkoolike e sende të tjera me vlerë. Autori ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Kuçovës të cilët e kishin denoncuar disa herë për vjedhje banesat e…
Trafikantët e drogës me në krye Bledar Shtembari kanë dalë para gjykatës italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të drogës. Banda shqiptare dhe më i njohuri i saj Bledar Shtembari u arrestuan tre vite më parë ndërsa tashmë kanë janë njohur me vendimet e gjykatës ndaj tyre. Bledar Shtembari u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg, Julian Tare me 4 vjet e 4 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë, Renato Hasa me 6 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë. Ndërkaq, një grua me origjinë rumune dhe një italian u dënuan me 10 muaj…
Bordi i Transparencës së produkteve të shportës ka marrë vendim për përcaktimin e çmimeve për vajin e lulediellit, orizin, miellin dhe sheqerin. Sipas vendimit të shpërndarë për mediat, 1 kg oriz kokërrgjatë do të shitet me një çmim jo më të lartë se 109 lekë për 1 kg. Sheqeri do të shitet me një çmim jo më të lartë se 121 lekë për 1 kg, vaji i lulediellit me çmim jo më të lartë se 381 lekë për litër, ndërsa mielli masiv do të shitet me një çmim jo më të lartë se 79 lekë/ kg. Vendimi i Bordit të…
Organizata për Akomodim dhe e Qiraxhinjve (OAQ) në bashkëpunim me Civica Mobilitas para pak kohësh e zhvilloi dhe promovoi një studim të ri me titull “Të rinjtë dhe strehimi”, në të cilin analizohet tema e për të pastrehët e rinj në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për hulumtime që ende nuk janë bërë përgjithësisht të dukshme, përkatësisht analizohen format e fshehta dhe potencialet, të cilat përveç formave publike ekzistojnë te të pastrehët. Të rinjtë në vend nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të pastrehët publikë, numër të rinjve që janë të pastrehë nuk është i madh, por siç…
Mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe semaforit, si dhe përdorimi i celularit në timon janë shkeljet më të shpeshta që shoferët kryejnë në kryeqytet. Referuar të dhënave të Policisë Rrugore në Tiranë, rezulton se që nga fillimi i vitit e deri më tani janë vendosur në total 88 523 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, raporton abcnews. Numrin më të lartë e mbajnë masat administrative për mos respektim të sinjalistikës e semaforit. Vetëm për këtë shkelje nga Janari deri në Prill, në kryeqytet janë vendosur 17 398 gjoba. 13 151 gjoba të tjera janë vendosur ndaj shoferëve që…
Në organizim të Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni, “Lesya Ukrainka” nesër në Kishën Ortodokse Maqedonase, Bashkësinë Fetare Islame, si dhe Kishën Katolike do të mbahet lutje për viktimat e luftës në Ukrainë. “Lufta në Ukrainë ka vrarë tashmë mijëra njerëz të kombësive dhe feve të ndryshme, gjakderdhja vazhdon çdo minutë. Prandaj, Shoqata e Ukrainasve në Maqedoni “Lesja Ukrainka”, me lejen e bashkësive fetare në vend, u bën thirrje besimtarëve të besimeve të ndryshme që t’i bashkohen riteve të organizuara fetare me lutje për paqe në Ukrainë dhe në mbarë botën”, thuhet në deklaratë.

