Author: almakos

Kriza ekonomike botërore që u shkaktua nga agresioni rus në Ukrainë, por edhe ajo e pandemisë kanë ndikuar në punën e Qeverisë të Maqedonisë së Veriut sa i përket realizimit të programit të saj, por sikur të hartohej një strategji më e mirë, pasojat do të ishin më të vogla. Kështu thonë njohësit e çështjeve politike dhe të ekonomisë duke komentuar 100 ditët e para të punës së Qeverisë së kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski. Branimir Jovanoviq, njohës i çështjeve të ekonomisë, thotë se në muajin e parë të punës, Qeveria u përball mirë me krizën ekonomike duke parandaluar pasojat më…

Lexo më Shumë

Kopshti Zoologjik i Tiranës do të kthehet në hapësirën më të re argëtues për fëmijët dhe familjet e tyre. News 24 ka zbuluar disa detaje para përurimit nga drejtoresha e Investimeve publike pranë Bashkisë Tiranë Ilda Qazimllari. Por si është konceptuar Kopshti i ri Zoologjik, sa kafshë ekzotike do këtë, sa do kushtojë bileta e hyrjes për fëmijët dhe të rriturit, dhe si një familje mund të kalojë një ditë të tërë ndryshe jashtë rutinës së përditshmërisë? Përgjigjet i ka marrë gazetarja e News 24, Aurora Golemi. “Në Tiranë, kopshti Zoologjik hap dyert më 1 Qershor, një dhuratë e Bashkisë…

Lexo më Shumë

Policia italiane njofton se ka vendosur në pranga dy shqiptarë pasi po tentonin të tregtonin drogë në lokalet e natës zonën e via Papirias. Të dy shqiptarët rreth të 40-ve, të cilët kishin qëndrim të rregullt në Itali ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta. “Agjentët e skuadrës së lëvizshme të policisë italiane ishin vendosur në përndjekjen e dy shqiptarëve pasi ata ishin mjaft të njohur në rrethin e trafikut të drogës. Ata frekuentonin shpesh jetën e natës ku shfrytëzonin lokalet dhe pub-et për të shitur drogën”, shkruajnë mediat italiane. Sipas policisë italiane, me nisjen e…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Selanik-Athinë, ku ka humbur jetën një 59-vjeçar grek. Sipas mediave greke, 59-vjeçari kishte ndalur automjetin e tij në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, ndërkohë që makina e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar i ka shkuar nga pas duke e përplasur, dhe për pasojë ka lënë të vdekur në vend të moshuarin. I riu shqiptar u arrestua në vendngjarje nga policia helene, ndërsa hetimet paraprake po kryhen për shkaqet e aksidentit fatal.

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar shqiptar ka dalë para gjykatës angleze pasi u kap teksa transportonte kanabis me furgonin e tij. Andrea Shani u pikas nga policia pasi kishte hyrë në kundërvajtje me furgonin e tij me anë të të cilit po transportonte një ngarkesë prej 76 bimësh kanabis të bëra gati për shitje. Policia i bëri shenjë të ndalonte në urën e famshme Humber dhe i riu shqiptar sapo ka parë efektivët e policisë angleze ka braktisur furgonin dhe ka tentuar të arratiset. Por ai u vendos në pranga më pas nga policia, duke dalë më pas para gjykatës angleze ku ka…

Lexo më Shumë

Në vend 13.444 punëtorë nuk e kanë marrë minimumin e garantuar me ligj prej 18.000 denarë, sipas të dhënave të Drejtorisë për të hyra publike edhe pse kanë punuar me orar të plotë për një muaj të tërë. Shumica e punëtorëve ose 11437 persona ishin të punësuar në sektorin privat. Dhe shteti nuk ka paguar pagën minimale të garantuar për 2007 persona. Ata ishin të punësuar në sektorin publik, tregojnë shifrat. “ZАP do të bëjë një analizë shtesë të të dhënave për të përcaktuar numrin e kompanive të cilave punëtorët nuk iu është paguar paga minimale. Më pas do ta…

Lexo më Shumë

Prestigjiozja britanike ‘TheGuardian’, në një artikull të fundit ka vendosur t’iu sugjerojë lexuesve të saj vende të bukura për të pushuar tani gjatë verës. Mes 40 plazheve më të bukura në Evropë nuk kishte si të mungonte një plazh në Shqipëri dhe ai është Porto Palermo në Vlorë. Në artikull thuhet se Qeparo është një fshat magjik plot me ngjyra mahnitëse dhe plazhe të fshehura. Ndërsa për plazhin në Porto Palermo shkruhet se është i bukur dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë. “Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave…

Lexo më Shumë

Si duhet të urohet saktë Bajrami? Nesër besmitarët myslimanë festojnë Bajramin. Një urim i zakonshëm për njëri-tjetrin është karakteristikë e kësaj feste. Gjuhtarët këshillojnë që nesër besimtarët ta urojnë njëri-tjetrin në shqip. Faqja “VËREJTJE DHE RREGULLA GRAMATIKORE” ka shkruar në Facebook se si duhet të bëhet urimi. “Kur të urojmë nesër, le të urojmë shqip! Le të themi “Bajrami i Fitrit” dhe jo sipas sintaksës turke “Fitër Bajrami”! Le të urojmë: “Gëzuar Bajramin!”, “Urime për Bajramin!”, ose edhe “Përhajr Bajrami!””, shkruhet në këtë faqe. Si nuk duhet të urohet ‘kurrsesi’? “Por, kurrsesi jo “Urime Bajrami!” dhe jo “Urime Bajramin!”! Për…

Lexo më Shumë

Gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë vdekje nga Covid-i ndërkohë që janë regjistruar 60 infektime të reja nga 859 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me…

Lexo më Shumë

Ka mjaftuar vetëm 5 minuta breshër dhe shi i rrëmbyer që rrugët e Tiranës të ‘pushtohen’ nga uji, e ndërsa kësaj nuk i ka shpëtuar sa lumi Lana, i cili është fryrë në mënyrë të konsiderueshme. Por, nëse ky është një fenomen normal, ka diçka të cilës i rrezikohet ‘jeta’ dhe ai është pikërisht autobusi i transportit publik, i aksidentuar dy ditë më parë, i cili përfundoi mes dy brigjeve të lumit. Sikurse shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, me vetëm pak minuta shi të rrëmbyer, dhe uji është fryrë në atë pikë sa ka prekur gomat e…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi kanë vjedhur një shumë parash brenda një banese. Në pranga janë vendosur dy të rinjtë me iniciale A.D. 17 vjeç dhe I.D. 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj. Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin të rinjtë vodhën një shumë të konsiderueshme parash në banesën e shtetasit R.D. 69 vjeç në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Njoftimi i policisë: Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Melihate Rustemi  Besimtarët musliman bëjnë përgatitjet e fundit për festën e madhe të Fitër Bajramit që kremtohet një ditë pas përmbylljes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Kjo festë është një ditë e cila i bashkon anëtarët e familjes, zbutë zemrat e njerëzve si dhe sjell në pah solidaritetin dhe dashurinë më shumë se në çdo kohë tjetër. Më të gëzuar në këtë festë janë fëmijët të cilët me padurim presin veshjen e rrobave të reja, shkruan Alsat. “Jam bë gatimë herët. Çka ke ble për Bajram? Tesha.Pantollona,këmishë dhe atlete. Shumë jam gëzu. Çfarë ngjyre? Pantollonat e zeza, këmisha…

Lexo më Shumë