Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi kanë vjedhur një shumë parash brenda një banese. Në pranga janë vendosur dy të rinjtë me iniciale A.D. 17 vjeç dhe I.D. 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj. Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin të rinjtë vodhën një shumë të konsiderueshme parash në banesën e shtetasit R.D. 69 vjeç në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.



