Ka mjaftuar vetëm 5 minuta breshër dhe shi i rrëmbyer që rrugët e Tiranës të ‘pushtohen’ nga uji, e ndërsa kësaj nuk i ka shpëtuar sa lumi Lana, i cili është fryrë në mënyrë të konsiderueshme.
Por, nëse ky është një fenomen normal, ka diçka të cilës i rrezikohet ‘jeta’ dhe ai është pikërisht autobusi i transportit publik, i aksidentuar dy ditë më parë, i cili përfundoi mes dy brigjeve të lumit.
Sikurse shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, me vetëm pak minuta shi të rrëmbyer, dhe uji është fryrë në atë pikë sa ka prekur gomat e urbanit.
Duke parë situatën, nuk e dimë nëse kryetari i Bashkisë së Tiranës do të vijojë me sondazhin e tij në lidhje me faktin nëse do duhet që autobusi të qëndrojë aty si instalacion, si sensibilizim për aksidentet rrugore.



