Author: almakos

Gazetare: Fatlume Dervishi Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk do të pranojë takim liderësh për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar të bllokojë Kuvendin nga 10 maji. Ai thotë se udhëzimet Mickoski i merr nga Gruevski për të shantazhuar pushtetin në kohë krize, shkruan Alsat. “Mbajtje takimesh nën shantazhe dhe kërcënime, vetëm me një pikë të rëndit të ditës e që është zgjedhje të parakohshme të cilat fillimisht nuk i mbështesin partitë politike sepse kemi shumicë në Kuvend e cila është më e madhe në krahasim me qeverinë e kaluar, nuk i mbështesin as qytetarët sepse nëse i merrni…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Komuna e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj ish kryetares Teuta Arifi, për keqpërdorimin e mundshëm të pozitës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të komunës me rreth 1,4 milion euro. Sipas kreu të komunës, Bilall Kasami, në këtë keqpërdorim, dyshohet se janë të përfshirë edhe disa persona të tjerë të punësuar në komunë, një gjykatës dhe një avokat. “Lënda për të cilën bëhet fjalë, ka të bëj me një pronë ekspropriimi që është bërë shumë më herët në vlerë që kap 50 000 euro. Ish drejtuesit nuk kanë reaguar në kohë dhe nuk kanë parashtruar as ankesë…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) vlerëson se shkatërrimi, bllokada dhe dhuna nuk kanë vend në Kuvend. Sipas kësaj partie Kuvendi duhet të jetë institucion i krijimit të ligjeve më të mira në luftën e përditshme për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe jo mjet për të dëmtuar qytetarët dhe shtetin. Darko Kaevski nga kjo parti tha se në mes të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kuvendi duhet të sjellë zgjidhje efektive për qytetarët, VMRO-DPMNE-ja paralajmëron bllokada të reja. “Rruga e zgjedhur e VMRO-DPMNE-së me urdhër të Nikolla Gruevskit është…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar dy persona nga Prilepi, E.E. 34 vjeç dhe S.D. 29 vjeç për arsye se gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre të kryer me urdhër gjyqësorë janë gjetur dhe konfiskuar 3 pistoleta. Nga MPB-ja theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit , ndaj personave në fjalë do të ngritën kallëzime adekuate. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

13:01 | 4 Maj 2022 Një studim i fundit i botuar në revistën Nature ka arritur në përfundim se ndryshimi i vazhdueshëm klimatik do të rrisë në mënyrë dramatike potencialin për përhapjen e viruseve që ekzistojnë tashmë mes kafshëve tek njerëzit, sikurse ka ndodhur me Covid-19, HIV apo Ebola. Ky zbulim alarmues bazohet në zhvillimin e një modeli nga këta studiues, i cili projekton se si ngrohja e planetit ka të ngjarë të shkaktojë zhvendosje në një kampion prej mbi 3000 speciesh gjitarësh gjatë 50 viteve të ardhshme, duke supozuar një rritje të mundshme prej 2 gradë Celsius (3.6 gradë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit në rast se deri më 10 maj nuk plotësohen kërkesat e saj, ndër to edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo bllokadë sipas Aleksandar Nikollovskit do të zgjas deri në rrëzimin e këtij pushteti. “LSDM-ja ka kohë që deri më 10 maj të merremi  veshtë për një takim liderësh ku do të caktojmë datën për zgjedhje të parakohshme”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

SASHK-u dhe Qeveria përmbyllën takimin e radhës të bisedimeve me ndërmjetësues pa epilog konkret. Përfaqësuesi i SASHK-ut, Zenafer Bajmak tha se palët kanë rënë dakord të mos zbulohen detaje nga takimi me qëllim të mos dëmtohen negociatat. Nga SASHK-u mbeten optimist se zgjidhje të do të gjendet dhe se pagat e mësimdhënësve do të rriten. Në takimin e sotëm nuk është diskutuar nëse viti shkollor do të vazhdojë pas 10 qershorit, por sipas SASHK-ut, nëse ligji parasheh një gjë të tillë e njëjta duhet respektuar, shkruan Alsat. “Ne jemi vazhdimisht optimist dhe shpresojmë që do të gjejmë zgjidhje që do…

Lexo më Shumë

Përdoruesit kanë menduar për vite nëse postimet në Instagram marrin më shumë vëmendje në varësi të kohës së ditës që postohen. Ideja është që më shumë njerëz janë në aplikacion në periudha të caktuara të ditës, si p.sh. në pushimin e drekës ose pas punës. Ditët specifike thuhet se gjithashtu janë më të mira për angazhim. Të dielave, për shembull, njerëzit kanë më shumë gjasa të pushojnë në divane duke shikuar postimet në rrjetet sociale. Se kujt i shfaqen postimet dhe kur varet nga një sërë faktorësh, përfshirë kohën e ditës. Faktorë të tjerë përfshijnë interesin e mundshëm të ndjekësit…

Lexo më Shumë

VEVE Grup sqaron se pas blerjes së pronës, për nevojat e kompanisë ka shfrytëzuar kredi përmes Bankës Komerciale në Shkup. Gjatë marrëveshjes për kredi janë siguruar gjithashtu prova dhe vërtetime të reja se prona e njëjtë nuk ndodhet nën asnjë masë hipoteke. Gjithashtu ekzistojnë dokumente relevante të institucioneve përkatëse se pas shqyrtimit të librave të hipotekave nga viti 1990 deri më 28 gusht 2009 dhe më pas deri në korrik të vitit 2011 nuk është konstatuar prezencë hipoteke ndaj pronës së lartpërmendur. Në vitin 2013 për nevojat e bankës, VEVE Grup ka proceduar listë të re pronësore në të cilën…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Një ditë pasi njoftoi bllokimin e tërësishëm Kuvendit, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëron  se ky do të jetë hapi i parë por jo i vetëm i tyre, për të penguar politikat e këqija të pushtetit, shkruan Alsat. Partia opozitare maqedonase do të marrë një vendim të prerë në mbledhjen e organeve të partisë në orët e mbrëmjes kurse Mickoski propozon që nëpërmjet veprimeve bllokuese të detyrojë pushtetin të bisedojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Nëse mendoni se do të ndalojmë këtu, ne nuk do të ndalojmë. Ky do të jetë proces përmes të cilit do ta…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Ministri i Financave, Fatmir Besimi nuk e dinë burimin e hipotekës falë të cilës me vendim gjyqësor një pjesë e hapësirave  të Televizionit Alsat nga 1 marsi ndodhet në shitje publike. I pyetur se si ka mundësi që një hipotekë e tillë të kalon për 20 vite filtrat e institucioneve dhe të mos reflekton pengesë në procedurën për pronësi, Besimi tha shkurt se vendimet gjyqësore duhet respektuar, duke shtuar se nuk është i informuar konkretisht për çështjet juridike. “Ato janë çështje juridike dhe për momentin nuk mund të jap prononcime sepse janë vendime gjyqësore. Ajo që është…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupancevski pajtohet se besimi ndaj gjyqësorit në vend është i ulët. Perceptimi do të përmirësohet kur të ketë aktgjykime proporcionale për vepra të rënda penale, tha ministri Tupancevski, i cili u bëri thirrje gjykatave që të jenë në nivel të detyrës. “Po, ka informacione të sakta, disa faktorë ndërkombëtarë kanë konstatuar se besimi në gjyqësor është i ulët dhe kjo duhet marrë si fakt apo duhet marrë si nxitje, motivim për të përmirësuar gjendjen në atë fushë. Ne si Ministri e Drejtësisë punojmë në mënyrë intensive, jo vetëm në agjendën legjislative sepse kemi konstatuar se kjo…

Lexo më Shumë