Author: almakos

Një tjetë sukses ë a e ë dë kombëta e, Fo bes p omovo platfo me e k ijua ë Kosovë. E ude a, jë platfo më globale që mu dëso kë kimi e u ive siteteve dhe p og ameve akademike pë stude tet ë mba ë botë , ka ma ë vëme dje e evistes p estigjioze ame ika e “Fo bes”. Me asti e la simit të platfo mës E ude a, jë platfo më globale, e k ijua ga jë ekip ë P ishti ë, që mu dëso kë kimi më të lehtë të u ive…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme vendosi ndërprerjen e vlefshmërisë së vendimit për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit, njofton shërbimi për shtyp qeveritar. Vendimi është marrë në bazë të situatës së krijuar që prodhimi aktual vendas i vajit të lulediellit furnizon rregullisht tregun vendas për nevojat e shërbimit të qytetarëve, sepse sasitë ekzistuese ndikojnë pozitivisht në gjendjen e qëndrueshme me këtë produkt ushqimor bazë, si dhe në mos pasjen e nevojës për të krijuar teprica, konkretisht rezerva të vajit të lulediellit për ngrënie.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.652, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 99 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Nga Ministria e Shëndetësisë sot njoftojnë se nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.413, numri i të shëruarve është 300.532, numri i të vdekurve është 9.287, ndërsa numri i rasteve aktive është 594.

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Me parulla dhe afishe VMRO-DPMNE-ja krijoi frontin e saj para foltores së Kuvendit për të shënuar fillimin e bllokimit aktiv të ligjvënësit, shkruan Alsat. Partia opozitare shpreson se në këtë mënyrë do ta detyrojë pushtetin të pranojë zgjedhje të parakohshme. “Bllokim aktiv për shpëtim nga katastrofa kombëtare, bllokim aktiv për shpëtim nga nënçmimi që bëni, bllokim aktiv për shpëtim nga dyfytyrësia të cilën ua tregoni çdo ditë qytetarëve , bllokim aktiv për shpëtim të ekonomisë, bllokim aktiv për shpëtim të ekonomisë, bllokim aktiv për shpëtim të bujqve, bllokim aktiv për shpëtim të të gjithë qytetarëve”, tha Nikolla…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Kontabilistët i porositën deputetët që të mos e votojnë propozim-ligjin për realizimin e punëve të kontabilitetit. Ata akuzojnë se nëse ligji i ri miratohet, aktiviteti do të jetë nën pushtim të plotë, shkruan Alsat. Ligji parashikon ngritjen e një organi të ri që do të ketë për detyrë të kontrollojë punën e kontabilistëve, i cili duhet të jetë i pavarur në punën e tij. “Ajo që është mjegullnajë e plotë në këtë këshill është e ashtuquajtura pavarësia e tij dhe në fakt vetë ligji e thotë drejtpërdrejt se ky organ për punën e tij i përgjigjet qeverisë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian (BE) po përballet me një vendim të madh gjeostrategjik. Instrumenti më i rëndësishëm kundër kësaj lufte në tokën evropiane është perspektiva dhe zgjerimi i BE-së. Kjo është detyra gjeopolitike e BE-së dhe zgjerimi nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm. Prandaj, besoj se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen sa më shpejt, tha sot në Shkup ministri i Jashtëm austriak Aleksandar Shallenberg. Për çështjen me Bullgarinë, ministri i jashtëm austriak Shallenberg tha se zgjidhja është afër. “Sot jam në Shkup dhe jam shumë i inkurajuar që shoh se po i afrohemi zgjidhjes së problemit.…

Lexo më Shumë

Prona që VEVE GROUP, dmth Televizioni Alsat, e bleu si pronë të pastër 16 vite më parë, me konfirmim nga shteti, tani duhet të ofrohet në ankand publik,  pasi që shteti ka gjetur një hipotekë të harruar. Pas këtij vendimi të Gjykatës së Apelit, nga kompania VEVE GROUP dolën me një qëndrim, me të cilin publikisht pyesin – cila është siguria juridike për të investuar në vend, kur shteti nëpërmjet organeve të tij, duke dhënë të dhëna të pasakta, i vë në habi investitorët. Imagjinoni – blini një apartament në Shkup. Merr një certifikatë pronësie të pastër nga Kadastra që…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 71-të në rend dite të së cilës janë disa propozim-ligje, kryesisht nga fusha e financimit dhe mbrojtjes. Para deputetëve janë edhe disa propozim-vendime, si dhe raportet vjetore për punën e agjencive shtetërore, komisioneve, RTVM-së dhe Këshillit gjyqësor. Do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive të njeriut dhe të drejtave në vitin 2021. Kuvendi duhet të debatojë edhe për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me procedurë urgjente, Propozim-ligji…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për rindërtimin e Maqedonisë” sot nisin me bllokadë aktive të Kuvendit e cila do të zgjasë deri në marrëveshjen për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Qeveria, megjithatë, konsideron se ky hap është për qëllime politike dhe thekson se nuk do të ketë takim të liderëve të bazuar në shantazhe dhe kërcënime. Nëse do të mbahet një takim liderësh, sipas tyre, duhet të jetë për çështje që janë strategjike dhe që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët. Vendimi për bllokimin e Kuvendit u konfirmua njëzëri në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se me donacion nga Republika e Hungarisë janë siguruar 72.000 teste të shpejta antigjenike për KOVID-19. Në dorëzim të donacionit, siç njofton Ministria në rrjetin social “Facebook”, kanë marrë pjesë ambasadori hungarez Laszlo Duks dhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. “Testet do të shpërndahen menjëherë në institucionet shëndetësore dhe lehtësojnë dukshëm qasjen e pacientëve në testim, si dhe lehtësojnë lëvizjen e pacientit në institucion për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor”, tha ministri Sali. Ai falënderoi Hungarinë për mbështetjen dhe solidaritetin e saj në mënyrë që të përballet më me sukses me pandeminë KOVID.

Lexo më Shumë

Në tre ditët e fundit nga data 6 deri më 9 maj, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë kryer 2777 analiza dhe janë regjistruar 159 raste të reja me KOVID-19, prej të cilave 25 janë riinfeksion. Janë regjistruar 225 persona të shëruar, si dhe një person i vdekur. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.030.368 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 310.298, numri i të shëruarve është 300.433 dhe numri i të vdekurve është 9.287. Numri i rasteve aktive për momentin është 578.

Lexo më Shumë

Atleti 25 vjeçar, Lirim Isufi, nga fshati Rrahmanli i Kumanovës, zuri vendin e parë në garat e atletikës të organizuara nga Federata Atletike e Kosovës, të mbajtura në Malishevë, shkruan Alsat. Ai arriti që në diciplinën 3000 m në vrapim të kryesojë vendin e parë, duke lënë mbrapa kështu atletin Emin Grajevci nga Kosova. Në një intervistë të shkurtër për Alsat, Lirim Isufi tha se është i kënaqur me rezultatin e arritur dhe se do të vazhdojë ende trajnimet në këtë sport. U shpreh falenderues ndaj trajnerit, prof.dr. Isa Asllani dhe gjithë ekipit të KA Teuta- Kumanovë, për mbështetjen dhe…

Lexo më Shumë