Ra në dashuri me refugjaten ukrainase që morën në shtëpi, burri braktisë gruan dhe dy fëmijët e tij

Ra në dashuri me refugjaten ukrainase që morën në shtëpi, burri braktisë gruan dhe dy fëmijët e tij

Emigrimi masiv i popullit ukrainas për shkak të luftës, duket se ka ndryshuar rrënjësisht jetën e një familjeje në Britaninë e Madhe.

Një 29-vjeçar ka braktisur partneren e tij pasi ra në dashuri me refugjaten ukrainase, e cila u strehua në shtëpinë e tyre.

Tony Garnett dhe partnerja e tij 28-vjeçare morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë gjithçka ndryshoi për çiftin.

Babai i dy fëmijëve është larguar me 22-vjeçaren ukrainase, me të cilën pohon se është dashuruar menjëherë dhe se ka vendosur të kalojë pjesën tjetër të jetës me të.

Sofia nga ana tjetër, e cila u largua nga qyteti i Lviv, e ka quajtur gjithçka një dashuri me shikim të parë.

Tony ka rrëfyer për “The Sun”, se 22-vjeçarja ishte personi i parë që ka kontaktuar në një faqe në “Facebook”, ku ofronte strehimin e të paktën një refugjati ukrainas.

Që nga fillimi i luftës, miliona ukrainas janë larguar për shkak të pushtimit rus, duke gjetur strehim në vende të tjera.