Author: almakos

Tri qendrat rajonale për arsim dhe aftësim profesional janë shndërruar në institucione arsimore lider për aftësimin profesional të studentëve dhe qytetarëve dhe mbeten një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në takimin e sotëm të Grupit Sektorial të Punës për Arsimin, Punësimin dhe Çështjet Sociale-politike. Ai tha se aktualisht është në proces rikonstruksioni i dy qendrave rajonale, në Kumanovë dhe Ohër, si dhe është në proces tenderi për rindërtimin e qendrës në Tetovë. “Qëllimi ynë është që në kuadër të reformave të arsimit të mesëm profesional t’i zhvillojmë ato…

Lexo më Shumë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka urdhëruar britanikët që kanë rënë në kontakt me linë e majmunëve të vetë-izolohen për 21 ditë. Mes një rritje të rasteve, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një paralajmërim për ata që janë në kategorinë e rrezikut të lartë që të qëndrojnë larg grave shtatzëna, fëmijëve nën 12 vjeç dhe njerëzve me imunitet të dobët. UKHSA ka konfirmuar 20 raste në MB deri më tani, megjithatë, ky numër pritet të rritet. Ata thonë se kontakti me familjen, kontakti seksual ose ndryshimi i shtratit të një personi të infektuar janë mënyrat…

Lexo më Shumë

Dy alpinistë nga Kavadari dhe një nga Negotina, sot janë ngjitur në majën Brighthorn Zermatt në Alpet zvicerane, e cila ndodhet në lartësinë 4.164 metra. Fjala është për Goce Popovin dhe Vesna Çemerskën nga Kavadari, anëtarë të shoqatës alpiniste “Orle” dhe Pere Samandov nga Negotina. “Nuk kishte probleme. Ne ecëm për pesë orë e tridhjetë minuta. Në majë ishte minus tetë gradë, moti ishte i vranët”, tha Popov për MIA.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ua uron 23 majin – Ditën Kombëtare të Vllehëve, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit vlleh në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Në emër të kolegëve të mi deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, më lejoni t’ju uroj 23 majin, Ditën Kombëtare të Vllehëve. Me këtë rast dëshirojë të shpreh respektin dhe mirënjohjen time për kontributin e konsiderueshëm që si komunitet, por edhe si individë e jepni në çdo sferë të jetës shoqërore dhe përparimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto janë kohë të pasigurta dhe të…

Lexo më Shumë

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Ohër – Resnjë, afër kalimit malor Bukovë. Sipas informacioneve fillestare në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Të lënduarit, siç informoi zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimoski, janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm – Ohër dhe në spitalin special për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmi”. Ekipet e policisë po kryejnë hetimet në vendin e aksidentit për shkak të të cilit qarkullimi është ndërprerë dhe pas orës 15 është normalizuar në të dy drejtimet.

Lexo më Shumë

Punonjësit e Drejtorisë për Librat amë nga e mërkura sërish dalin në protesta para Ministrisë së Financave. Sindikata i dha afat Ministrisë për t’u përgjigjur nëse ka para për të përmbushur kërkesat e dakorduara më parë me Ministrinë e Drejtësisë. Ato kanë të bëjnë me pagat e largimit dhe pagesën e K-15 në shumën prej 60 për qind të pagës mesatare, shkruan Alsat. “U bëj thirrje që të mbledhin forcat dhe të ulemi në tryezë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje për këtë problem që kanë punonjësit. Nëse nuk ka zgjidhje, ne jemi përsëri këtu. Hapi tjetër është bllokimi…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Kjo e hënë nuk nisi si ditë pune për të gjithë. Sidomos për ata që i dhanë privilegje vetes për ta bërë fundjavë të vazhduar megjithëse vetëm e marta është ditë jo pune, shkruan Alsat. Në inspektimin e TV Alsat institucionet që vizituam vumë re lëvizje të pakta të personelit. Ata që pamë thanë se u bënë pishman pse kanë ardhur. “Se funksionarët tanë të shtetit kanë qejf t’ia bëjnë pushim vetit kjo duket edhe sot, dy orë qëndrim para godinës së qeverisë nuk ka asnjë lëvizje. Meqenëse është ditë e hënë dhe nesër është ditë feste,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Nëpunësit e Qeverisë që kanë udhëtuar si gazetarë në Bullgari janë edhe në llupën e Anti Korrupsionit. Kryetarja e Komisionit Anti Korrupsionit, Biljana Ivanovska, deklaroi për Alsat, se për rastin e njëjtë kanë pranuar denoncim nga person anonim dhe kanë hapur lëndë hetimi. “Tani jemi në fazë të grumbullimit të të dhënave nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta nga ku kërkojmë shpjegim për të gjithë atë rast. Kur do i mbledhim të gjitha ata të dhëna, informata, dokumente do i analizojmë dhe do të dalim në opinion. Jo që duhet të fillohet, por përgjegjësi…

Lexo më Shumë

Një mësues nga Strumica ka ngacmuar seksualisht ndaj një nxënëseje 14 vjeçe. Prokuroria e Strumicës, e cila ka hapur hetime kundër mësuesit për sulm seksual ndaj një fëmije, ka njoftuar se ai veprën e ka kryer në dy raste, respektivisht e ka prekur dhe puthur. Më herët, një vit e gjysmë nxënëses i ka dërguar mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale në rrjetet sociale. Prokuroria njoftoi se për krimin e kryer nga mësuesi, dënimi me burg është të paktën 10 vjet. Me kërkesë të prokurorisë mësuesit 40-vjeçar i është caktuar masa e paraburgimit. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

28-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, partneri i së cilës u arratis me një refugjate ukrainase, ka ndarë zemërimin e saj publikisht pasi e la këtë të fundit për të dashurën e re. Lorna Garnett thotë se ka mbetur zemërthyer pasi partneri i saj prej 10 vitesh vendosi ta linte për Sofiia Karkadym vetëm dhjetë ditë pasi ajo u zhvendos në shtëpinë e tyre pasi u arratis nga Ukraina e shkatërruar nga lufta. Tony Garnett, 29 vjeç, i cili punon si roje sigurie, me banim në Bradford, West Yorkshire, tha se ka rënë në dashuri me 22-vjeçaren dhe dëshiron të kalojë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Evi Shkopi Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e presin bizneset si: restorantet, atelietë apo artarët. Këto të fundit kanë mbushur përplot vitrinat, për të zënë në “ grackë” të apasionuarit pas traditave dhe floririt. Tradita e blerjes së floririt vazhdon të mos humbë, pavarësisht krizës ekonomike që ka lulëzuar në çdo sektor. Kjo traditë është edhe më e theksuar në rajonin e Pollogut, në qytetet si në Tetovë, Gostivari apo edhe Kërçovë. Ata me një gjendje më të mirë ekonomike “mbulojnë”…

Lexo më Shumë